Meseazhi i parë pas akuzave të Berishës në Kuvend . Yuri Kim kujton ndihmën e ambasadorit Ryerson për PD në 1992    

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ndan me ndjekësit në rrjetet sociale një mesazh të ambasadorit të parë amerikan në Shqipëri në vitet 1991-1994, William Edwin Ryerson. Ky është komunikimi i pare i znj. Kim pas kauzave publike te z. Berisha nga Kuvendi i tij ku  quajti “guvernatore” e krahasoi me” ambasadorin sovjetik” gjatë periudhës komuniste.

Në mesazhin e publikuar nga ambasadorja Kim, diplomati Ryerson kujton një moment tejet prekës, kur një polici shqiptar i rridhnin lotët, teksa dëgjonte fjalët e Sekretarit Baker se “Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne”., duke  kujtuar tërthorazi kontributin e ambasadorit amerikan dhe administratës amerikane ne fitoren e parë te PD në vitin 1992 . Ne ate periudhe kundërshtaret politik te PD akuzonin ambasadorin amerikan me te njëjtat akuza qe z. Berish akuzon sot ambasadoren Kim.

TIRANË- Ambasadorja Yuri Kim: Teksa arrijmë në fund të vitit 2021, i cil0i shënon 30 vjet të rinovimit të marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë, doja të ndaja këtë mesazh nga Amb. Ryerson: “Një nga momentet më të rëndësishme erdhi gjatë vizitës së Baker. Ndërsa Sekretari fliste… Unë po qëndroja pranë automjeteve të autokolonës, pranë një polici shtatlartë e të ashpër. Ndërsa Baker tha: “Ne jemi me ju, dhe ju jeni me ne”, unë pashë një lot që rrotullohej në faqen e atij polici.” Ai “moment tregues” i kujtuar nga Amb. Ryerson është po aq i fuqishëm, i rëndësishëm dhe i vërtetë sot sa ishte 30 vjet më parë. Të mos harrojmë kurrë. SHBA dhe Shqipëria të mbajnë gjithmonë afër njëri-tjetrin.