Mesazhi i qartë Berishës dhe kriza e brendshme e PD-së

 

Nga Nebil Çika

“Duhet të kemi një gjë parasysh. Revolucioni i tyre ishte i bijve kundër etërve! Kjo është e vërteta. Gjërat duhen thënë. Nuk ishte revolucion i klasave të shtypura, por ishte revolucion i studentëve dhe atyre që iu bashkuan”. Kjo ishte deklarata e ish kryetarit të PD , Sali Berisha në 20 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit që rihapi edhe një here debatin ne PD mbi linjën ideologjike ka mbajtur dhe duhet te mbaje kjo parti “përfaqësuese “ politike e elektorale e të djathtës shqiptare . Berisha foli hapur , ka filluar ta bëjë këtë ne mënyre graduale qe kur la, de jure postin e kryetarit të kësaj partie për te mbërritur tek ky deklarim publik i cili nuk le më asnjë dyshim për linjën ideologjike dhe atë të përfaqësimit në PD të përcaktuar e mbajtur deti tani siç tha Berisha nga “bijtë e etërve” . Kam vene re në keto dite, te djathte antikomuniste, ish studente te lëvizjes se dhjetorit zyrtare të PD te vënë në vështirësi nga deklarata e Berishës, kane mundur te sqarojnë pozicionin e tyre duke deklaruar publikisht se nuk ishin ngritur ne dhjetor kundër etërve të tyre por kundër diktaturës dhe drejtueses se saj, PPSH .Por edhe pse pak nuk kane munguar midis tyre zëra kryesisht nga zyrtare të PD që po mundohen të zbusin efektet e deklaratës së Berishës duke u munduar te sqarojnë opinionin se kjo nuk është ashtu siç duket ne te vërtetë, se Berisha foli me kode e nënkuptime etj, justifikime të kota si këto. Me gjithë respektin personal qe kam për ndonjërin prej tyre po ju them se askush nuk i ha me këto. Sot 28 vjet pas lëvizjes se dhjetorit 1990 ka aq shume prova e fakte qe ata apo një pjese e mire e tyre ishin bijtë kundër etërve apo bijtë ne marrëveshje me etërit sa nuk ka nevoje për deklaratën e Berishës për ta kuptuar e pranuar ketë.
Por deklarata e Berishës me shume se për të shkuarën ka lidhje me të tashmen dhe te ardhmen e partisë që lindi nga lëvizja e studenteve e dhjetorit 1990. Berisha tha duke përdorur një term komunist se “klasa e shtypur” nuk mori pjesë ne atë lëvizje qe sipas tij ishte “revolucion i bijve kundër etërve komunistë ” një gjë që nuk është aspak e vërtetë. Me saktë do te kishte qenë qe klasa e shtypur nuk ishte pjese e skenarit dhe e drejtimit hapur apo nen rrogoz e atij revolucioni por ajo ishte pjesa me e madhe, me e sinqerte dhe më e vendosur e saj. Duke mos qenë djemtë e etërve komuniste disa prej tyre e paguan edhe me kokë . As z. Berisha dhe askush tjetër nuk mund të me thotë mua dhe askujt tjetër që heroi i masakrës së 2 prillit 1991 Arben Broci ,drejtues i lëvizjes studentore te dhjetorit 1990 , pjesëtar i delegacionit te studenteve qe takuan Ramiz  Aaline ishte ngritur ne atë revolucion kundër babait te tij një antikomunist i dënuar me 15 vjet burg nga ai regjim . Per kete arsye edhe ua vra, apo jo ? Ai dhe qindra te tjerë si ai ne lëvizje ishin jo kundër por ne krah e për shkak te etërve dhe familjeve te tyre antikomuniste, ata qe Berisha i quajti “klasa e shtypur”. E solla këtë shembull për te kuptuar pasaktësinë jo te pa qëllimshme të kësaj deklarate te Berishës te cilën po e mbyll me përgjigjen qe me dha për këtë çështje kreu i “Grupimit Dhjetor ’90” Bislim Ahmetaj : “Berisha ka folë për veti”.
Por te vijmë tek thelbi i problemit , tek pyetja 1 milionë USD : Pse Berisha e bëri pikërisht tani këtë deklarate ?! Ka pas mundësi ta bënte me qindra here ne këto 28 vjet ,perse nuk e ka bere?! Sigurisht qe kjo nuk ka lidhje as fare me te shkuarën , historinë por me te tashmen e sidomos me të ardhmen politike te PD . Një nga problemet qe ka pas e ka PD –ja është përfaqësimi politik ne mënyre permanente në krizë qe hera herës shpërthen me fort duke kërcënuar deri ekzistencën e saj politike e elektorale. Ka një kontradikte te fortë e te qarte midis bazës se djathte antikomuniste e përbërë kryesisht nga “klasa e shtypur ” nga komunizmi dhe lidershipi i tij , drejtimit dhe përfaqësimit politik e elektoral te sajë ,kryesisht “bijtë e etërve komunistë” .Ky raport i ruajtur me fanatizëm shpesh herë me forcë nga Berisha po rrezikon të shpërbehet pas largimit te tij de jure nga kreu i PD . Lidershipi i ri Basha u pa nga baza antikomuniste e PD-se si një mundësi për te korrektuar sjelljen  ne raport te drejtë në përfaqësimin politik , filozofik e elektoral në PD deri tani ne favor te pakicës se bijve të etërve komuniste . Ka te drejtë Roland  Bejko kur thotë se Basha është ne presionin e grupimeve te ndryshme ne PD por ai bën një gabim duke i ndare antikomunistet ne te përndjekur politike , pronare legjitime , nacionaliste etj. Ata janë e njëjta gje, e njëjta shtrese dhe sigurisht shumica dërmuese ne PD. Edhe pala tjetër pakica është vetëm një , bijtë e etërve komuniste, Unë për vete nuk shoh pale tjetër ne PD . Nuk e di ku e ndjen veten Basha saktësisht por jam i bindur qe ne antikomunistet nuk e kemi llogaritur deri tani tek bijtë e etërve pasi historikisht nuk ka asnjë rrethane ta klasifikojë si te tillë. Kemi besuar se ia mund te bëjë ndryshimin e pritur kaherë te rikthimit te PD-se ne linjën ideologjike e politike të shumicës dërmuese te asaj pjese te shqiptarëve qe përfaqëson edhe për faktin se ne atë revolucion apo marrëveshje bijve- eter te vitit 1990 nuk ishte pjesë tyre qofte edhe për shkak te moshës apo të familjes nga vinte . Kjo situate ka bere qe shpresa e te djathtës antikomuniste ne PD te ngjallet duke i krijuar një lloj optimizmi midis dëshpërimit te krijuar nga sundimi i bijve te etërve gjate gjithë kësaj periudhe në PD . Ka qartësisht një kërkesë permanente ndaj Bashës per te hedhur hapin e duhur djathtas duke u shkëputur nga bijtë e etërve gje qe artikulohet haptas në PD. Për këtë arsye mbështetësit e Bashës ne PD kane qene kryesisht pjesa antikomuniste e saj. Basha bëri një hap te fortë në zgjedhjet e qershorit duke sjelle një liste deputetesh ku e balancoi disi situatën e përfaqësimit politik e elektoral ne PD . Mund të konsideroj një shenje të fortë të tij ne këtë linje lënia jashtë parlamentit e avokatit të familjes se diktatorit Enver Hoxha sekretarit të përgjithshëm të PD-së . Por gjithësi kjo nuk ka mjaftuar qe e majta antikomuniste te besojë 100% tek Basha qe i rrethuar ne lidership nga bijtë e etërve shfaqet shpesh here i pa qarte e i pa sigurtë . “Mbretërimi” i bijve te etërve ne PD duket i kërcënuar edhe nga tendenca politike ndërkombëtare, e djathta ideologjike antikomuniste po merr terrenin kryesor ne nivelin global pas fitores se Donald Trump në SHBA . Aleatet e PD-se ne Evrope , Itali, France, Gjermani, Spanje, Greqi etj po dështojnë dhe elektorati i tyre po shkon drejt përfaqësimit politik më të djathte . Kjo përbën një kambane alarmi për PD-ne e cila ne kushtet e eskluzivitetit te te djathtës duhet te nxitoje te behet vërtete e tillë pa lindur ende një alternative politike e elektorale me serioze se ajo. Basha duhet te zgjedhe ose te ndjeke si e gjithë e djathta normale evropiane trendin global antiestablishment të Trumpit ose te rrijë me skenarët politikë katovicianë te Gorbaçovit dhe Sorosit me bij e etër .Ne se Basha nuk e bën urgjent lëvizjen e duhur , PD është drejt një dështimi politik e elektoral qe mund te rezultojë fatal edhe për vendin .Por kjo nuk mund te behet pa i dhëne fund filozofisë , politikave , lidhjeve dhe pushtetit te bijve te etërve komuniste në PD Sigurisht qe kjo gjë që ,do apo nuk do, e ve atë përballë tyre. Basha nuk duket se ka rruge tjetër; o do ta beje PD-ne te djathte e antikomuniste ose do ti japë fund asaj dhe karrierës politike të tij duke pranuar te jetë kurban i fundit revolucionit, marrëveshjes dhe pushtetit te bijve te etërve komuniste . Ende nuk dihet çfarë do te beje dhe shpresojmë te ketë mendjen e hairit . Por sic thamë, nuk ka kohe, shume shpejt do të kuptohet ne se Basha ka apo jo këllqe për ta shpëtuar veten dhe PD-ne duke ja kthyer shumicës së militanteve dhe votuesve të saj antikomuniste. Zgjedhjet brenda partisë janë prova e zjarrit për këtë Gjithësesi Basha nuk mund te fshihet me dot pas gishtit . Pas kësaj deklarate te Berishës ai duhet te deklarohet hapur është me ne apo me ata ?! Çdo vonese mund te çojë ne ne keqkuptime e zhvillime fatale .
Se fundi dua te theksoj se Berisha me mesazhin e tij nuk kishte qellim tu tregoië vetëm derën e PD –së antikomunisteve . Ai ishte gjithashtu edhe një mesazh i qarte edhe për ish komunisteve ne mazhorancë . Nuk është hera e pare qe përfaqësues te PD u bëjnë te qartë publikisht komunisteve te PS-se se ata janë e njëjta racë , bij te etërve ,duke i kërcënuar se po erdhën ne krye antikomunistet e vërtetë: mjerë ju !!!
Nuk besoj se ka njeri normal qe mund te ushqeje ndonjë iluzion pas deklaratës se Berishes . Ç’lind nga macja gjuan minj , apo jo ?!