Mesazh i Doktorit apo lajthitje e Mondit ?!

 

Nga  Nebil Çika

Vetëm pak orë pas deklaratës kundër Erion Veliaj nga Evi Kokalari,në krah te Berishës,në Foltoren e Pogradecit ,një nga bashkëpunëtorët me të të ndesishëm të Doktorit,Edomod Spaho ish nënkryetar i PD dhe Kuvendit dhe ish Kreu i Grupit Parlamentar të PD, i pranishëm në Pogrdec, lavdëroi sot publikisht Veliajn për punën e tij në Tirane.
Tani ky ose është një mesazh për Veliajn nga Foltorja që “nuk kanë gjë më të, dh Kokalari ja ka fut kot “ose e ka bërë Spaho në kokën e tij.
Un besoj tek kjo e fundit :që e ka bërë Mondi !
Por gjithësesi shpresoj që dikush nga kolegët që do të jetë sot konferencën për shtyp ta pyes Doktorin për këtë çështje,gjë që do të sqaronte edhe opinionin publik të tronditur nga ndryshimi i papritur i qëndrimit të Spahos ndaj atij që nga Foltorja e Pogradecit u cilësua si “njeriu i Soros më i rrezikshëm se Edi Rama” .