Merre gishtin e mesit, dhe shko në shtëpi”, gratë e protestë kunder ambasadorit te OSBE

 

Gratë e Astirit i hyjnë Borchardit në konferencën që ambasadori po fliste për lirinë e medias, po u nxorën jashtë nga organizatorët pas protestës së tyre me pankarta.

Ato kanë thirrur njëzëri ‘Borschardt shame on you’, ndërsa kanë mbajtur në dorë disa pankarta me shënime tejet interesante. Ambasadori i OSBE ka zgjedhur të injorojë thirrjet e tyre duke vijuar me rendin e ditës.

“Borchardt shko në shtëpi dhe merre gishtin tënd të mesit me vete”, shkruhej në një prej pankartave, ndërsa në një tjetër shkruhej: Gishti i mesit nuk mund të na japë leksione për lirinë e mediave.

Në takimin e sotëm ku u fol për lirinë e medias, përveç ambasadorit të OSBE-së ishte i pranishëm dhe ai i BE-së Soreca, si dhe një grup gazetarësh dhe njerëzish të medias.