MERCENARËT APO BRETKOCA QË DESH TË FRYHEJ SA NJË KA

Nga Sejdi Peka
Fjala mercenarë, ka kuptimin e një ushtrie apo të një ushtari që vihet në shërbim të një fuqie të huaj për para ose përfitime vetjake.Mercenarët janë paguar nga shtete të ndryshme në periudha të historisë,të inkuadruar në formacione ushtarake,por që të parët e kan lëshuar frontin e luftës.Parlamenti i Shqipërisë sot po mbushet me mercenarë,paterica të Edvin Ramës ,që në fakt trathëtuan partitë e tyre për t’a mbajtur në këmbë një qeveri ilegjitime që ka trathëtuar interesat kombëtare.Edhe për përfitime materiale si të paguar,se ndoshta edhe varfëria i detyron por edhe për një makutëri pushteti duke menduar se duke u bërë deputet do të hyjnë në analet e historisë.Po më bien ndërmend fabulat e poetit francez Zhan de la Fonten 1621-1695, “bretkoca që desh të fryhej sa një ka”.-Bretkoca sa një ve\desh të fryhej sa një deve\dhe maraku nuk e la\desh të fryhej sa një ka\bretkoca nga marazi\u fry,u fry deri sa plasi\.Të gjith demokratët e Shqipërisë,kan mbetur të shokuar që vajza e tribunit të demokracisë,të bëhët patericë e Edvin Ramës.Më duket si fabula e La Fontenit.Partia Demokratike për nderë të udhëheqësit të lëvizjes studentore,vajzën e tijë pa asnjë kontribut në Partinë Demokratike e bëri deputete duke e vënë në emrat e parë të listës shumë emërore,ani psi ishte fyqkë nga mendja.-Oreeksi vjen duke ngrënë –thonë latinët.Dhe ashtu si bretkoca e La Fontenit po mendon të fryhet sa një ka dhe më pastaj dihet se çfar pësoi bretkoca e varfër.Nuk më mbeti hatri për të tjerë që kërcyen nga Partia Demokratike dhe u futën në poturet e Edvin Ramës,që këto ditë që e ka rrokur frika e madhe ,po i shkojnë por##ët një nga një dhe i ka mbushur poturet.Edhe këta deputet të emruar ,shumë të vështirë do ta kenë në një ambjent të tillë,pas darkave mbretërore.Për këtë kategori nuk më mbetet hatri të jem i zhgënjyer dhe trathëtari njeri i rëndomtë është, gënjehet për një kockë të qelbur,por është mjaft për t’u çuditur që Kryetarët e Ballit Kombëtarë,të partisë antikomuniste dhe nacionaliste,të Partisë së Mit’hat Frashërit,të kolosit të patriotizmit dhe të letrave shqipe,të degjenerojë deri në këtë shkallë që të bëhën vegla qorre,mercenarë të Edvin Ramës,i biri i një krimineli komunist që po instalon në Shqipëri një regjim neokomunist.Partia Demokratike,për nderë të traditës të kësaj partie,për vlerat në shërbim të interesave kombëtare,si parti e themeluar nga Mit’hat Frashëri edhe pse kjo parti erdhi gjithnjë duke u rrudhur në elektoratin e sajë,kryetarët patën privilegje të tilla në qeverisjet e Partisë Demokratike në instanca të larta.Dhe sot,duke vrapuar për privilegje personale,kan trathëtuar idealin e nacionalizmit dhe patriotizmit duke nëpërkëmbur emrin e Mit’hat Frashërit,të përpjekjeve të tijë titanike për një Shqipëri etnike dhe demokratike deri në vdekje.Komunistët e ndoqën nga Atdheu i tijë për të cilin luftoj të gjithë jetën e tijë pa kursyer.Fjalët e tijë do të mbetën historike që i drejtoj popullit shqiptarë se, “ne po largohemi nga Shqipëria jo për të shpëtuar kokën,por për të vazhduar luftën kundër murtajës bolshevike që pushtoj Atdheun tim.Ne kemi humbur një betejë me komunistët por nuk e kemi humbur luftën”.Si Kryetar i Komitetit Shqipëria e Lirë që u formua njëkohshëm me Aleancën e Atlantikut të Veriut NATO në vitin 1949,në përpjekje për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri,me përkrahjën materiale dhe morale të SHBA,Mi’tat Frashëri kishte të planifikuar një takim me Sekretarin e Shtetit të SHBA në atë kohë Din Aceson.Por ish sigurimi komunist i Enver Hoxhës në bashkpunim me KGB Sovjetike,e helmuan Mit’hat Frashërin në një hotel të Neë-Yorkut.E bëra këtë paralelizëm,se çfar burri ka patur në krye Balli Kombëtarë dhe ku ka rënë.Unë nuk jam antarë e kësaj partie,por më dhimbset partia e Mit’hat Frashërit,si parti e idealeve antikomuniste.Pa rënë në përsëritje,kam emocione për veprën e këtij burri të madh që ka zënë një vënd nderi në historinë tonë kombëtare edhe për faktin se varri i tijë është pranë e pranë me varrin e Babajt tim në Hortsdale të Neë-Yorkut.Kam vendosur lule duke qarë me lot,se po vdes me peng në zemër ,nuk munda për arsye të moshës së mitur në atë kohë,nuk munda të luftoja me pushkë krah atyre herojve kundër komunizmit.E dua Amerikën ashtu si e dua Shqipërinë.Në atë vënd të bekuar kam varrin e Babajt tim që gjith jetën e tijë e shkrini për një Shqipëri të lirë etnike dhe demokratike të bashkuar me Kosovën,ka qenë një qytetarë i shkëlqyer i atijë vëndi të madh,shëmbulli i demokracisë në botë. Amerika na mbajti gjallë shpresën e lirisë për afro një gjysmë shekulli diktaturë komuniste.Por është mjaft për t’u çuditur që nusja e Shemsie Kadrijes e fajdeve të Gjallicës,që pasi grabiti parat e shqiptarve të varfër dhe inspiroj revolucionin bolshevik të vitit 97,sot pritet me ceremoni shtetërore në Ëashington si Ministre e Mbrojtjes.Nga ana tjetër edhe Ambasada e SHBA është mjaft konfuze në sqarimin e opinionit.Nga një anë reklamon Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2018 për të ja paraqitur Kongresit, e identifikon Shqipërinë po citoj:”si vend tranzit kyq për kultivimin dhe shpërndarjën e narkotikve,është bazë operacionesh për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në SHBA,Lindjën e mesme,Europë,Amerikën e Jugut,SHBA etj.Shqipëria si vënd ku kryhet pastrimi i madh i parave të pista.Korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe ushqyer një mjedis në të cilin trafikantët e drogës në përgjithsi veprojnë pa u ndëshkuar.DASH vë në dukje se reforma në drejtësi është devijuar nga korrupsioni i përhapur.”Nga ana tjetër e inkurajon Edvin Ramën fillë pas Raportit të DASH, me një Parlament monist njëpartiak bolshevik,duke e kërcënuar dhe bërë diversion opozitës ,se gjoja do të bëjë “zgjedhje demokratike në Shqipëri”dhe do ta shpjerë përpara Shqipërinë,duke e acaruar më tej klimën politike në Shqipëri deri në një konfrontim me pasoja të pa llogaritshme duke destabilizuar edhe Ballkanin dhe më gjërë,duke e quajtur Shqipërinë “lider në Ballkan”.Me të drejtë njerzit pyesin se vallë a është në dijeni qeveria e SHBA për gjëndjën në Shqipëri?Po përse vallë qënka një sakrilegj mbajtja e zgjedhjeve të reja,kur Edvin Rama ka vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet e vitit 2017 në përmasa të mbëdha dhe populli është ngritur në këmbë i revoltuar.Zgjedhje të parashikuara në Kushtetutë. Nga ana tjetër të habitë fakti se Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri,po bën selfie me të birin e Antarit të Byrosë Politike të Enver Hoxhës,i bën karshillëk sidomos ish të përndjekurve politik të Shqipërisë,që siç shkruan At Gjecovi,”plagët që nuk jan shëruar ende,dhëmbin”.Më kot dërdëllisin pseodoanalistët dhe hap gojën sa një kamare Edvin Rama për të justifikuar dështimin dhe trathëtinë e madhe që po i bën Shqipërisë.Shikoni Raportin e DASH dhe Edvin Rama duhët të largohet sa më përë.Mjaft e ka penguar Shqipërinë e vuajtur shumë në rrugën e vështirë të demokracisë,duke e orjentuar në një sistem monist, njëpartiak,neobolshevik.E ka zhytur Shqipërinë në një varfëri ekstreme,ku 1\3 e shqiptarve jetojnë me një dollarë në ditë,ku lart më shumë se 62%të Shqiptarve duan të largohen nga Shqipëria,Shqipëria rënditet ndër vëndet më të varfëra të Afrikës.Shqipëria me këto resurse natyrore që vet Zoti ja fali në brigjet e Adriatikut të rjepet nga një klikë hajdutësh si hijenat në xhunglat e Afrikës. Së fundi Bashkimi Europian po shikon mundësinë për të pezulluar vizat me Shqipërinë,kjo është fatkeqsi e madhe dhe përgjegjësinë e ka ky i sëmuri mendorë i Partisë Socialiste.Ky Kryeministër që nuk është mirë nga fiqiri duhët të japë menjëher dorheqjën për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme,të lira dhe të ndershme dhe do të përgjigjet përpara drejtësisë me të gjith klikën e tijë mafioze.Mjaft kohë kemi humbur në rrugën e vështirë të demokracisë.