Ka mendime të ndryshme,prandaj PD është një parti perëndimore

 

Nga Ervin Salianji *

Besoj e keni ndjekur, sic e kanë parë dhe qytetarët gjithë fundjavës kemi intensifikuar kontaktet me qytetarët, sidomos për të dëgjuar, për të bashkëndarë hallin, shqetësimin e madh, ankthin e tyre të përditshëm por tani edhe të shtuar të rritjes së cmimeve të shportës.
Shtuar kjo pastaj mes një acar të pritshëm jo vetëm të dimrit, por dhe një acar ekonomik sidomos në rajonin e Korcës që e ka problem ngrohjen me rritjen e cmimit të gazit , me dyfishim pothuajse të cmimit të gazit, për cmimin e druve as që bëhet fjalë pastaj për ngrohjen me dru për shkak të cmimeve stratosferike te rritura vitet e fundit dhe tani një reagim jo vetëm ankthioz por një perllogaritje të kafshatave të bukës, të familjeve korcare, të cilat po reagojnë në mënyrë të shqetësuar në cdo takim që kemi pasur, po reagojnë në mënyrë ankthioze për përballimim e jetesës së tyre të përditshme për shkak të paralajmërimit për faturat e energjisë elektrike.
Energjia elektrike edhe sot e kësaj dite është e paperballueshme për një pjesë të qytetarëve.
Shumë qytetarë edhe sic e kemi ekspozuar dhe treguar në familjet e tyre janë pa energji elektrike, j’u është prerë për shkak të mos pagesës pavarësisht se kanë një apo dy llampa asnjë pajisje tjetër elektronike në shtëpi, ndërkohë që qeveria edhe programi nëse flasim për momentin që ka pas programi I Edi Ramës, ka premtuar që do ta ulte cmimin e energjisë.
Gjithcka po shkon për fat të keq për qytetarët po shkon për keq, por për qeverinë po shkojnë gjërat për dreq dhe ne do të bëjme gjithecka me qytetarët për të nxitur dhe për të qenë pranë tyre me cdo formë rezistence sic kemi qenë për të bërë të mundur që të punojmë për ta dhe të perfaqësojmë denjësisht qytetarët.
Plani prej 7 pikash I nga Partia Demokratike dhe kryetari I saj ne mendojmë që është zgjidhja për të bërë të mundur të paktën përballimin e jetesës në kushte minimale dhe të mbijetesës në fakt të shumicës së qytetarëve në qarkun e Korcës.
Pyetje nga gazetarja: Si do të jetë përballja e opozitës përvec aksionit parlamentar?Cilat janë rrugët e tjera?
Sic e thashë ne jemi në terren dhe jemi në kontakte me qytetarët ku do të bëjmë gjithëcka bashke me qytetarët me cdo lloj forme reagimi, duke nisur nga propozimet konkrete që kemi cuar në kuvend në uljen në 6% të TVSH të cmimeve të shportës bazë, por edhe për energjinë elektrike që jo vetëm nuk duhet të rritet por duhet të ketë një ulje ashtu sic është premtuar nga ana e kryeministrit.
Po në situatën ku është një qeveri që I vjedh votat dhe kryen masakër elektorale që ne kemi cështjen tjetër me ‘Komisionin Hetimor’ për masakrën zgjedhore, padiskutim që nuk interesohet për interest e qytetarëve por ne kemi në focus vetëm interest e qytetarëve.
Gjithcka tjetër që ka të bëjë me qoftë me debate, me diskutime, me mendime të ndryshme prandaj është një parti perëndimore, prandaj është një parti që ka në themel edhe ka vokacion euroatlantik dhe kështu do të mbetemi gjithmonë. Ne jemi parti e interest të qytetarëve dhe fokusin e kemi tek qytetarët sic e thashë gjithë kohën duke qenë në terren por dhe me propozime konkrete për të bërë gjithcka që është e mundur që të lehtësojmë jetesën e qytetarëve.

*Deputet i PD