Me cilin ligj të kohës e linçuat Maria Tucin z. Prokuror ?!

Nga Nebil Çika

Marie Tuci u arrestua ndërsa ishte mësuese në Mirditë bashke me dhjetar qytetarë të pafajshëshm të tjerë. Torturat që kaloi në hetuesine e Shkdrës  e çuan drejt vdekjes. Pasi e zhveshën dhe e futën në një thes me një mace të egër te ciles i binin me shkop duke i shkattuar palge te renda . Maria u torturua ne kete menyre  deri në humbejn e jetës nga vetë shefi i Sigurimit të Shtetit në Shkodër Ilim Seiti .Vdiq nga torturat në 24 tetor 1950 . E lumja Marie Tuci është një ndër 38 martirët e Kishës Katolike dhe është në proces shenjtërimi nga Vatikani  . Disa ditë me parë drejtuesi i lartë i prokurorisë Sokol Stojani, duke mbrojtur xhelatët komunistë deklaronte që martirët antikomunistë “u denuan me ligjet e kohes ” . Sot në pervjetorin e vrasjes së sajë, pyetja ime për të dhe gjithe avokatët e krimeve të komunizmit ështe : Me cilin ligj të kohës e linçuat Maria Tucin z. prokuror ?!