Me bar e plumba nuk ja doli dot as Enver Hoxha .

 

Nga Nebil Çika

Ne kemi pasë pakënaqësitë dhe objeksionet tona për Sali Berishën që lidhen kryesisht me linjën e majtë që aplikoi në politikë dhe pushtet.
Por kjo fushata kundër tij nuk ka asnjë lidhje me dëmin ,që ne mendojmë se
ai solli,duke iu lënë pushtetin komunistëve.

Sulmet ndaj tij ,me sloganet e Enver Hoxhës,nga llogorja e Enver Hoxhës ,për pushtetin e pasardhësve të Enver Hoxhës, janë të pa pranueshme për çdo demokrat e antikomunist.

Vërtet Enver Hoxha thoshte që “bar do hamë e nuk i shkelim parimet”
komuniste”, por ai dhe kasta e tij komuniste nuk hëngri ndonjë herë bar, pëkundrazi jetuan e sunduan si iu deshi qejfi .Bar, plumba, burgje, internime etj hëngrën antikomunistët filoamerikanë, antarë e mbështetës në masë të PD.

Po ne hëngrëm bar dhe plumba,se nuk shkelëm parimet që sigurisht ishin të kundërta me ato të Enver Hoxhës dhe bandës së tij komuniste, ne besonim tek parimet e lirisë demokrasicë sovranitetit dhe vetëvendosjes etj parime amerikane e perëndimore. Besonim që SHBA ishte kampion i demokracisë dhe jo “xhandar ndërkombëtar” siç e cilësonte Enver Hoxha dhe banda e tij kriminale ,sot në pushtet .
Nuk na detyruan dot,as me bar e as me plumba ti shkelnim ato .Ti kërcënosh sot ata që hëngrën bar e plumba për parimet e lirisë dhe dinjitetit njerëzor se “do të hanë sërish bar ” në se nuk pranojnë një vendim të caktuar politik, jashtë vullnetit të tyre është një rikthim në politikën e luftës së klasave , në “kohën e barit” dhe një mjet i dështuar presioni pasi ,për shumicën nga ne, me bar e plumba nuk ja doli dot as Enver Hoxha .
Njerëzit që hëngrën bar e plumba nga Enver Hoxha ishin pikërisht ata që nuk ishin dakort me direktivat që vinin nga Jugosllavia , Bashkimi Sovjetik , Kina,Traktati i Varshavës etj padronë, miq e aleatë të komunistëve.

Është e drejtë SHBA dhe përfaqësuesve të sajë të sillen si të duan me Sali Berishën dhe çdo shqiptar tjetër por është e papranueshme të kërcënosh me bukën e gojës gjysmën e kombit që mbështet e voton PD, për ti detyruar të pranojnë e zbatojnë një vendim që nuk është i tyre .

Në se ata që akuzojnë Berishën kanë prova juridike të shkeljeve ligjore të tij , korrupsion, ndikim në pushtet ,pengim të demokracisë etje,le ti çojnë para drejtësisë për më tepër kur drejtësia ,aktualisht, kontrollohet,
totalisht nga ata .
Diskreditmet politike publike janë formë komuniste linçimi .

Në dëmokraci, edhe sipas standardit amerikan,ka tre mënyra drejtësie e ndëshkimi:
Ajo politke që ta jep populli e elektorati,ajo juridike që ta jep gjykata dhe ajo hyjnore që ta jep Zoti !
N.Ç