Mbyllja e kufirit/ Basha: Ndalimi i shqiptarëve, akt kriminal i qeverisë

 

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, reagoi pas pamjeve të trishta, që tregojnë shqiptarët të mbetur në kufi, në pamundësi që të futen në atdheun e tyre.

“Mbyllja e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi dhe ndalimi i tyre për të hyrë në atdhe e për tu kthyer në shtëpitë e tyre, është një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm.

Qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari. Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar.

Ata nuk mund të trajtohen kurrsesi si refugjatë nga shteti i tyre.

Tragjedia që po luhet prej 4 ditësh para syve tanë me jetët e dhjetëra shqiptarëve duhet të marrë fund sot!” shkruan Basha.