Mbyllet Foltorja e Lezhës, takimi i radhës në Kamëz

Ka përfunduar takimi i Sali Berishës me demokratët e Lezhës. Në fund të takimit u njoftua se Foltorja e radhës do të mbahet në Kamzë ditën e martë.

Ditën e sotme nga Lezha, Sali Berisha ka njoftuar datën e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kuvendi do mblidhet në datë 11 dhjetor, për të cilin 1500 firmat e nevojshme janë grumbulluar gjatë takimeve të ndryshme që ka pasur Berisha me demokratët përreth Shqipërisë. (Lexo edhe)

Që nga data 9 shtator kur Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur takime me demokratët në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në kuadër të iniciativës Foltorja.

Berisha nuk e njeh më Lulzim Bashën si kryetar të PD-së dhe ka deklaruar se zgjedhje të lira e tëndershme do të mbahen për kreun e ri të PD-së, ku një nga kandidatët do të jetë dhe ai.

Me thirrjen e Kuvendit Kombëtar, Sali Berisha synon të hedhë ne votim vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e tij, për të parë ccfarë vendos Kuvendi Kombëtar. Berisha ka deklaruar se do respektoje vendimin e Kuvendit.

Mirëpo nga ana tjetër, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do lejojë thirrjen e Kuvendit për të hedhur në votim një vendim të SHBA-ve. Basha e ka quajtuar grupimin e Sali Berishës si grupim antiamerikan.

Ndër të tjera, Lulzim Basha ka thënë se ai ka 97% të mbështetjes së partisë dhe se vendimi për pezullimin e Berishës është marrë për të mos lejuar përccarjen e partisë, pasi nuk mund të dilet kundër SHBA-ve.

Sali Berisha e ka sulmuar vazhdimisht Lulzim Bashën, duke thënë se ka përccarë PD-në dhe se është marrë peng nga Rama për të shkatërruar PD-në. Ndërsa Basha është mjaftuar duke thënë se Berisha ka reaguar në këtë mënyrë pasi i janë prekur interesat personale.