Mblidhet në11 dhjetor- Berisha cakton nga Lezha mbledhjen e Kuvendi Kombëtar

 

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet në datë 11 dhjetor, lajmëroi ish-Kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme nga Lezha.

Ky lajm i Berishës vjen në një kohë kur kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se nuk do të lejojë krijimin e grupimeve anti-amerikane apo thirrjen e Kuvendit për të hedhur në votim vendimet e Amerikës.

Gjithsesi, Sali Berisha është i vendosur për ta mbledhur Kuvendin Kombëtar, ku pritet të hidhet në votim vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar pasi DASH e shpalli non-grata.

“Ju ftoj të gjithë ju këtu dhe ata që nuk janë këtu të angazhohen në dialog me demokratët. Çdo djerse, mund që kanë derdh demokratët gjatë këtyre viteve në parti ne e nderojmë. Nuk kanë arsye të qëndrojnë zemnërthyer. Nuk kanë arsye të qëndrojnë të ftohur me ne se janë mbështetës të Bashës. Të gjithë ne kemi qenë mbështetës të Bashës, si kemi hile. Ja ku ke Albina Dedën, e hoëi pa asnjë arsye dhe prapë bëri fushatë. E para, ky njeri na udhëheq nga humbja në humbje, nuk mund të ndodhë më. Nuk ka humbës të tillë. Së dyti, cilën nisëm nxorri në krye ky njeri, të gjitha dështim. Më keq akoma, vetëm mashtron. Unë personalisht kam qenë nismëtar dhe mbetem i vendosur për vetingun e politikanëve. Por jo mashtrimin me veting, ama vetingun e vertetë. E dërguam ligjin në Komisionin e Venecias, ku mbrapa kishte propozuar dhe SPAK-un, e hodhi poshtë Komisioni i Venecias. Të kthehemi te SPAK se don Edi Rama, do të thotë se je peng dhe vasal i tij. Vetëm 24% e shqiptarëve i besonin drejtësise së George Soros dhe Edi Ramës. Mjafton të hidhni sytë në televizione dhe shihni sesi e gjithë propaganda e qeverisë janë mobilizuar në mbështetje të peng Bashës. Këto mjaftojnë që ne te hapim rrugën tonë. Nga Lezha kam kënaqëisnë të njoftoj demokratët në Shqipëri dhe mbarë botën se me 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratisë”, tha Berisha.

Rikujtojmë se që nga data 9 shtator kur Lulzim Basha e pezulloi Sali Berishën nga grupi i PD-së, ky i fundit nuk e njeh më si kryetar Bashën. Ish-kryedemokrati e akuzon Bashën së në bashkëpunim me Ramën po punon për shkatërrimin e PD-së. Berisha ka paralajëmruar se do të bëhen zgjedhje të tjera për një lider të ri të Partisë Demokratike, ku një nga kandidatët do të ejtë dhe vetë ai.