Mblidhet kryesia e PD në Korçë, Salianji: Në 18 dhjetor Kuvendi Kombëtar përbashkues i PD-së

 

Partia Demokratike në Korçë ka mbajtur ditën e sotme një mbledhje kryesie.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook ku ka publikuar edhe foto nga mbledhje, deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet se më 18 dhjetor do të mbahet “Kuvendi përbashkues” i PD-së. Salianji shpreh mirënjohje për demokratët që sipas tij përballë çdo presioni shtetëror arritën që të merrnin rezultatin me të mirë se në 2009.