Mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar të PD – Mungojnë Vokshi e Bylykbashi

 

Në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të PD, në selinë blu. Pak momente para se të fillonte mbledhja, kryedemokrati, Lulzim Basha dha një deklaratë ku sulmoi ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha duke thënë se tashmë ishte kthyer në një ‘tub oksigjeni’ për kryeministrin Edi Rama dhe se kërkonte ta kthente PD në bunker për interesa persoanle.

Ndërkohë që mbahet mbledhja, bëhet me dije se 2 prej deputetëve demokratë mungojnë. Konkretsisht janë Oerd Bylykbashi i cili prej kohësh ka shprehu qëndrimin e tij kundër Bashës dhe deputetja Albana Vokshi e cila këtë qëndrim kundër kryetarit aktual të PD e bëri publik vetëm pasi ky i fundit vendosi ta zëvendësonte atë në rolin e drejtueses së forumit të gruas në PD.

Mbledhja me dyer të mbyllura vijon ende ndërsa mendohet se pjesë e disutimeve mund të jenë amendamentet që PD ka dorëzuar në Kuvend.