Mbledhja e grupit parlamentar të PD, Vokshi: Basha s’na dha mundësi për debat

Albana Vokshi ka folur pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike të zhvilluar në selinë blu, ajo ka deklaruar se kryetari nuk u ka lënë mundësi të debatonin duke mbyllur mbledhjen. “Kryetari nuk na dha mundësi të debatonim, mbylli mbledhjen. Distancohem nga deklaratat e Bashës një ditë më parë, nuk përfaqësojnë Partinë Demokratike”, është shprehur ajo.

Pas mbledhjes së një dite më parë kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha me një deklaratë të fortë duke thënë se koha e tij ka mbaruar dhe se nuk do të lejojë askënd që të përdorë PD-në dhe forumet e saj për interesat personale të ish-kryeministrit.

Më tej Basha ka komentuar dhe “Foltoret” e Berishës për të cilën u shpreh se ato janë kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës, të cilin ai synon ta shkëpusë.