Mbështetja për Weber vendim i drejtë i Lulzim Basha për shqiptarët

Ermal Ngjelina
Lulzim Bashka ka marrë një vendim shumë të drejtë për të gjithë ne shqiptarët. Ai ka deklaruar se mbështet kandidaturën e Manfred Weber si drejtues i ri i Komisionit Europian.
Vendimi është i rëndësishëm jo sepse ka mbështetur individin në terma personalë si për Weber dhe për Bashën, por sepse kandidati që vjen nga CSU e Bavarisë, është i vetmi nga të gjithë të tjerët që projekton fitim për të gjithë ne shqiptarët (dhe jo vetëm shqiptarët në fakt).
Të jeni të sigurt që nuk do merrja mundimin ti shkruaja këto radhë nëse nuk do bëhej fjalë se ne shqiptarët fitojmë diçka në këtë temë. Ashtu sikurse ju duhet të jeni të qartë se në këto radhë e kam të pamundur që tju të paraqes të gjitha argumentet që i japin përgjigje pyetjes: “Mirë Lulzim Basha mund të fitojë diçka por ne shqiptarët çfarë fitojmë?”
Shqiptarët fitojnë në faktin që në përballje me institucionin më të rëndësishëm të BE do të kenë të bëjnë me një partner serioz që:
• Është i qartë se kush është dhe kë përfaqëson.
• Është i qartë se çfarë do nga vetja e vet.
• Është i qartë se çfarë kërkon nga të tjerët.
• Qartësia në atë se çfarë do dhe çfarë kërkon tek tjetri, e shndëron në një institucion të besueshëm, pra në një institucion që nuk të gënjen!!!
(Mos harroni sasia e gënjeshtrave që institucionet e BE-së u kanë thënë shqiptarëve, është shumë herë më e vogël sesa sasia e gënjeshtrave, mashtrimeve, thikave pas shpinës që u ka futur qytetarëve të BE-së. Nëse nuk ndan të njëjtin opinion me mua në këtë pikë, thjesht nuk je i informuar në këtë temë.)
• Ti je i qartë dhe i sigurt se kë ke përpara çka të lehtëson punën për atë se çfarë duhet të kërkosh.
• Tashmë do të kesh përballë një partner që kërkon diçka dhe do japë diçka në shkëmbim.
• Tashmë nuk do kesh përballë një institucion që qëllim bazë ka krijimin, ndërtimin, zhvillimin.
• Tashmë do kesh përballë një institucion që nuk ka si qëllim final kontrollin dhe pushtetin mbi individin.
• Ne shqiptarët nuk do kemi përballë një institucion që të ulet në tryezë thjesht për kënaqësinë fetishiste të refuzimit apo konsiderimit si audiencë për narcisizmin. Dhe shumë e shumë përfitime të tjera.
Jam i qartë tashmë se kushdo që ka arritur në këtë pikë do të pyesë: “ok po i marrim të mirëqëna gjithaçka thua mësipër. Por përse këto vijnë prej Weber dhe jo nga të tjerët?”
Sepse në Bibël të thuhet: “fjala ishte e para”. Nëse analizon gjuhën që përdor dikush ëshumë e thjeshtë ta profilizosh dhe menjherë në bazë të profilit të qartësosh axhendën e tij. Në këtë pikë Weber është personi i vetëm, që në terma politikë, shprehet haptas me maksimumin e trasparencës atë çka Bashkimi Europian ka nevojë, për reformimin e thellë të tij. Reformim politik që do fillojë shumë shpejt. Të gjithë të tjerët në mënyrë të pavetëdijshme ose kanë shprehur paqartësi ose axhenda për të bllokuar reformimin politik të domosdoshëm të Bashkimit Europian.
Por a do të ndodhë? A do të materializohen të gjitha përfitimet që unë përmenda mëripër? Unë nuk e di nëse do materializohen. Unë di që prej 10 vitesh menjëherë pas falimentit të Lehman Brothers nisi procesi i riformatimit të hartës së pasurisë së botës dhe riformatimi i Bashkimit Europian për të mos qënë ashtu siç jemi mësuar ta shohim.
Unë jam i bindur që Bashkimi Europian nuk do jetë ai që na prezantonte ish ambasadorja kokëkuqe e BE-së në Tiranë. Është shumë herët që të shprehem për këtë të riun që e ka zëvendësuar.
Por jam i bindur që nëse do ketë Komision Europian përfitimet tona si shqiptarë do ti marrim nëse Manfred Weber do jetë kreu i këtij Komisioni.