Mbështetësi “antiamerikan ” e vë në siklet.Berisha : Yuri Kim shfrytëzon narkosin shqiptar për të bërë  guvenatoren   

Ndërsa,ish-kryeministri Sali Berisha po fliste në Foltoren e Burrelit një nga mbështeteshin e tij i tha se e ka mbajtur gjithmonë flamurin e SHBA-ve por e ka hequr së fundmi sepse Ambasadorja Yuri Kim nuk respekton flamurin e PD-së.

Berisha i vene ne siklet e ka kundërshtuar këtë demokrat, duke i thënë se nuk duhet ta heqë flamurin amerikan dhe nuk duhet ta humbë kurrë besimin te SHBA-të duke shtuar qe ambasadorja  e USA  po ben gurverrnatoren  duke duke shfrytëzuar narkosin shqiptar.

“Flamurin amerikan duhet ta mbash si gjithmonë dhe nuk duhet kurrë që ta heqësh. Nuk duhet të na lëkundet besimi për atë komb dhe at që vend që ka bërë më shumë se kushdo për lirinë e shqiptarëve dhe lirinë e botës. Zonja të mos shfrytëzojë narkosin shqiptar për të bërë guvernatoren në një vend me mbi 100 vite i pavarur. Nuk ka njeri në botë që është shpallur non-grata 8 vite pasi ka ikur nga pushteti. Kjo është vepër e Edi Ramës dhe George Soros. Ndaj dhe unë po bëj një beteje pa lëkundur besimin ndaj shteti i madh i lirisë”, tha Berisha.