Mazhoranca tërhiqet nga paketa “anti-shpifje”

Pas paralajmërimit nga eurodeputeti David Lega, njëherësh edhe anëtar i Komitetit për Çështjet e Jashtme dhe të Drejtat e Njeriut, se nëse Parlamenti miraton paketën antishpifje, rrezikohet seriozisht hapja e negociatave, mazhoranca është tërhequr nga miratimi i ligjeve.

Sipas kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Kuvendi duhet të presë opinionin e Komisionit të Venecias për paketën antishpifje, duke qenë se ai do të mbërrijë në Tiranë rreth fundit të muajit Mars, në datat 20-21.

Pavarësisht kundërshtisë së gjërë publike, të mediave dhe shoqatave të tyre dhe të OSBE-së shumica socialiste dukej e vendosur të miratojë projektligjet. Presidenti Meta e ktheu ligjin në parlament me argumentin se ishte antikushtetues dhe cenonte lirinë e medias, ndërkaq, ditën e djeshme eurodeputeti Lega paralajmëroi se kjo do rrezikonte hapjen e negociatave.