Masakër në kryeqytet/ Breshëri kallashnikovi në lokal,një i vdekur tre të plagosur  

Viktima dhe te plagosurit kane qene ne një tavoline te lokalit, dyshohet se autoret i kane vëzhguar e me pas kane qëlluar nga jashtë lokalit ne drejtim te tyre dhe jane larguar me makine. Karakteristikat e mjetit u janë dhëne shërbimeve dhe po krihet zona.

Viktima dyshohet të jetë rreth 35-vjeç, ndërsa njëri prej të plagosurve që është dhe më rëndë, rreth të 30-ve. Ky i fundit rrezikon jetën sipas bluzave të bardha, pasi plumbat e marrë kanë prekur organet jetësore.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20 ku një grup të rinjsh ishin ulur në tryezë pranë xhamit ku janë qëlluar. Dyshohet se autorët i kanë ruajtur e më pas kanë qëlluar me breshëri duke lënë të vdekur 1 person e plagosur 3 të tjerë. Na është konfirmuar se njëri prej të plagosurve rrezikon jetën, ndërsa 2 të tjerët janë jashtë rrezikut. Në vendin e ngjarjes policia ka ngritur një shirit sigurie. Nuk dihet nëse viktimat dhe të plagosurit kanë njohje me njëri-tjetrin. Janë marrë disa deklarime të personave që janë në gjendje më të mirë.

Po verifikohen të dhënat e tyre. Tre personat ndodhen te Truama. Njëri ndodhet më rëndë dhe bluzat e bardha thonë se rrezikon jetën sepse ka marrë lëndime në organet jetësore. Dy të tjerët janë në gjendje më të qëndrueshme. Policia ka hapur serverin e kamerave dhe kanë dalë në konkluzionin që sulmi ka ardhur nga jashtë. Viktima mund të jetë maksimumi 25 vjeç, ndërsa i plagosuri rreth të 30-ave. Sulmi ka qenë brutal  ne kufijtë e një masakare ”,