Marrëveshja qeveri- opozitë dhe ne “të djegurit nga qulli që po i fryjmë kosit”

Nga Nebil Çika

Qeveria dhe opozita shqiptare kanë arritur një marrëveshje “të papritur”, si gjithmonë për ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, marrëveshje që është pritur me reagime të ndryshme nga opinioni publik i befasuar prej sajë Një pjesë e opinionit publik ka kundërshtuar apriori , një pjesë po e mbështet fort ndërsa një pjese tjetër, qe ma do mendja se janë shumica janë skeptikë dhe po ndjekin në heshtje zhvillimet për të kuptuar se çfarë po ndodh përnjëmend. Këtë kategori të fundit ,ku hyj edhe un, po e përcaktoj si :”të djegurit nga qulli që po i fryjnë kosit “ për shkakun se historia dhe përvoja kanë treguar se marrëveshjet politike në Shqipëri kanë favorizuar gjithnjë njërën palë, atë te komunisteve .
Pak histori
Qe nga “Marrëveshja e Mukjes” midis nacionalistëve dhe komunisteve në vitin 1944 e deri tek marrëveshja Rama -Basha e majit 2017 te gjitha marrëveshjet ose kane përfunduar me fitore të komunistëve ose janë prishur prej tyre dhe kanë çuar ne konflikte te armatosura siç ishte lufta civile 1943 -1944 apo revolucioni komunist i 1997 ku komunistet morën me një marrëveshje te imponuar me luftë . Për 45 vite diktaturë nuk pati marrëveshje pasi në politiken shqiptare pati vetëm një palë që eliminoi jo vetëm politikisht por edhe fizikisht palën tjetër .Viti 1990 riktheu serish marrëveshjet politike në Shqipëri por nuk ndryshoi dot cilësinë kryesore te tyre : përfitimet nga to vetëm të komunistëve. Kështu me marrëveshje nisi pluralizmi politik por marrëveshja politike u prish nga komunistet ne momentin që produkti i sajë shkoi kundër tyre . Dënimi me burgim i krerëve me te larte komuniste për gjenocid ne vitin 1995 u konsiderua nga komunistët si “prishje e marrëveshjes” se 1999 nga qeveria e asj kohe dhe ata morën armët dhe detyruan një marrëveshje tjetër qe i rikthen ne pushtet serish ne 1997. Nga kjo marrëveshje u amnistuan u liruan dhe u dëmshpërblen te gjithë autoret e krimeve kundër njerëzimit te dënuar ne vitin 1995 .
Me pas kemi një marrëveshje tjetër politike atë Nano -Berisha të 5 prillit 2002 qe qetësoi situatën politike duke i dhënë mundësi të majtës komuniste të përfundonte mandatin e dytë ne qeverisje deri ne vitin 2005. Edhe kjo marrëveshje pati shumë skeptike nga krahu i opozitës dhe përfundoi shume keq për te. Vet z. Berisha , 6 muaj pas arritjes se saje tha se “ ishte një eksperiment tragjik ” .
Marrëveshja e prillit 2008 Berisha- Rama për sistemin zgjedhor çoi në një goditje shume të rende te asaj pak demokracie pasi i hoqi shqiptareve të drejtën e zgjedhjes drejtpërdrejt te përfaqësuesve politike dhe monopolizoi ne duart e kryetarëve te partive te mëdha përfaqësimin politik duke ulur dukshëm cilësinë e ligjvënësve dhe të Kuvendit , pushtetit kryesor ne një Republikë Parlamentare siç është ,të paktën në letra Shqipëria. Shikoni nivelin politik, moral e intelektual aktual te një pjese te mire te anëtareve te Kuvendit ,që është produkt i drejtpërdrejt i kësaj marrëveshjeje, Me një Kod që do te mundësonte votimin nominal te deputeteve nga populli shume prej ligjvënësve të sotëm nuk do te kishin shans të ishin as ne lisat si kandidatë e jo me deputete .Fakti që sot ndryshimet ne Kod janë përcaktuar si problem kryesor nga opozita dhe ndërkombëtaret dhe po tentohet një marrëveshje e re për ta rregulluar atë tregon qe opozita veç ka humbur nga kjo marrëveshje.
Për të mbërritur tek marrëveshja e fundit Rama- Basha e majit 2017, përfundimi i se cilës dihet çfarë përfitime u solli komunisteve e çfarë dëme kolosale kundërshtarëve te tyre. Kjo marrëveshje e çoi vendin de facto në diktature .Një parlament një partiak, pushtet lokal një partiak. Rikthimi ne krye te shtetit ,politikës administratës,pushtetit vendor dhe drejtësisë te autorëve te krimeve politike e ordinere është një tjetër produkt i kësaj marrëveshjeje me fund tragjik jo vetëm për opozitën por për të gjithë vendin
Mora shembuj vetëm disa precedentë vetëm për të kuptuar, veçanërisht ata që nuk e njohin mirë historinë ,se çfarë ka ndodhur deri tani me marrëveshjet politike në Shqipëri dhe besoj se përfundimi i tyre është i qartë për te gjithë .

Dyshimet
Skeptiket kanë të gjithë te drejtën e Zotit te dyshojnë te produkti i kësaj marrëveshje politike qe ra si nga qielli ne mes te një krize e klime politike te acaruar ne kulm qe rrezikonte ta çonte vendin në një përplasje civile . Kjo marrëveshje erdhi pas disa akteve politike të opozitës ,së vene me shpatulla pas murit nga politikat e dhunës dhe paligjshmërisë së qeverise, vendime që çuan de fakto ne një “shpallje lufte” . Djegia e mandateve te deputeteve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale nga opozita e mbështetur kjo me protestat masive dhe dhunës se egër me te cilën qeveria ju përgjigj atyre çoi në perceptimin publik se opozita i kishte “shpallur lufte” qeverise, vendim i cili u mbështet dukshëm nga publiku.
Testi i kësaj mbështetje ishte pa dyshim bojkoti masiv që shqiptarët i bene zgjedhjeve lokale një partiake te organizuara nga qeveria .“Shpallja e luftës “nga z. Basha pati një kosto të madhe për një shumice e konsiderueshme shqiptarësh qe e mbështetën atë ,te cilët kanë të drejte të ndjehen sot ,në mos të tradhtuar, skeptikë për marrëveshjen e arritur. Kur flas për kosto e kam fjalën për qindra mije njëzë nga i gjithë vendi pjesëmarrës ne protesta e thirrur nga opozita qe erdhën ne shesh me shpenzimet e tyre , lanë punët dhe hallet disa bashke me familjet, gra e fëmije e u përballën me dhunën policore ,gazin helmues ,arrestimet ,rrahjet barbare, dënimet ,pushimet nga puna dhe lloj,lloj përndjekje nga ana e qeverise. Një pjesë e madhe e mbështetësve te arrestuar të opozitës janë ende ne procese penale, madje edhe ne gjendje arresti, ndërsa të tjerë janë detyruar të largohen nga vendi për ti shpëtuar ndëshkimit nga qeveria. Këtyre njerëzve opozita ua ka borxh te paktën një shpjegim te heqjes dore nga “lufta” , të arsyeve qe çuan ne marrëveshje me “armikun” dhe veçanërisht produktin që pritet te arrihet nga kjo marrëveshje, qoftë edhe pas firmosjes së sajë .
Një nga arsyet e skepticizmit është paketa e propozimeve për ndryshimet e kodit zgjedhor. Nga informacionet e deri tanishme nuk duket se bëhet fjalë për ndryshime thelbësore që do të mund te garantonin votën e lire edhe kundër vullnetit të qeverise për ti vjedhur apo blere ato duke deformuar ,siç edhe ka ndodhur, vullnetin e popullit . Nuk duket se opozita ka dëshirë te shkoje tek ndryshimi i sistemit zgjedhor drejt atij qe do të rikthente zgjedhjen e drejtpërdrejtë te deputeteve nga populli edhe pse qartësisht e di që Kodi aktual nuk e mundëson një gjë te tillë. Duket se këto propozime për ndryshime te kodit janë sa për “te lare gojën” , për te plotësuar ne letër një nga kushtet e ndërkombëtarëve dhe sigurisht një justifikim për të shkuar ne një marrëveshje te re marrëveshje politike .Ndryshimet thelbësore te kodit qe do te mundësonin një zgjedhje te individit dhe jo vetëm për siglën se partisë por edhe për cilësitë e deputetit ,kanë kundërshtar te forte ne drejtimet e larta të partive kryesore të cilët personalisht janë në konflikt interesi se rrezikojnë seriozisht karrierat e tyre nga një ndryshim i tillë i Kodit .
Por ajo që shqetëson më shumë skeptikët është pa dyshim mosbesimi tek pala me te cilët po behet marrëveshja: A mund tu besohet atyre pas një historie dështimesh si ato që përmendem më lart .
Le te marrim vetëm një element .Në te ashtuquajturin Këshilli Politik qe prodhoi marrëveshja, përfaqësuesi i qeverise eshët Damian Gjiknuri , përgjegjësi kryesor i blerjes dhe vjedhjes se votave ne Dibër i kapur me “presh ne dore” edhe nga përgjimet e prokurorisë si dhe i akuzuari kryesor i opozitës për krimin e rende te ndryshimit të vullnetit të popullit në zgjedhje ! Publikimi i këtyre përgjimeve motivoi mijëra shqiptarë te dilnin në protesta e te kërkonin arrestimin e Gjiknurit dhe te hajdutëve të tjerë te votave , e për këtë u mbyten me gaz helmues ,u rrahën , u arrestuan e u burgosen. Tani ky i akuzuari nga opozita si krye-hajduti i votave për te cilin para pak ditësh i kërkohej prokurorisë të burgosej, del si partneri kryesor marrëveshjen që synon të ndalojë atë dhe shokët e tij të vjedhin serish vota . Si mund të ndodhe kjo. Le të dalë opozita e tu shpjegojë grave e fëmijëve të mbytura nga gazi helmues luftarak apo protestuesve te rrahur ,arrestuar e dënuar për shkak se protestonin ,të thirrur prej saje, kundër hajdutit te votave Damjan Gjiknuri ! Ose me thjesht, opozita ti përgjigjet vetëm ne pyetjeje : A është ende hajduti i votave Gjiknuri, apo jo ?! Ne se po : A mund te behet marrëveshje për për mos vjedhje me një hajdut !
Një nga dyshimet është mundësi e një marrëveshje te qarkullimit te pushtetit midis establishmentit . Nuk ka ndodhur vetëm ne Shqipëri por edhe ne vende me demokraci me te zhvilluara, madje edhe ne SHBA .Presidenti aktual i SHBA Donadl Trump fitoi zgjedhjet pikërisht se premtoi prishjen e marrëveshjeve te establishmentit për qarkullimin e pushtetit dhe realisht po e bën atë. Ne nga dyshimet e skeptikëve për këtë është fakti që palët nxituan ta bënin marrëveshjen me urgjence disa dite para mbërritjes së ambasadores se re të USA në Shqipëri e cila pritet të sjellë “frymën Trump” jo vetëm ne misionin e saje diplomatik por edhe në politiken Shqiptare e opinionin publik .Duke ditur influencën e madhe të ambasadorit të SHBA zhvillimet politike shqiptare nuk përjashtohet mundësia qe palët te kenë nxituar pre ta vene ambasadoren e re përpara faktit te kryer. Është kjo një teori konspirative apo një realitet, do te na duhet te presim ca dite e të marrim vesh qëndrimin e ambasadores se re ndaj këtij zhvillimi dhe establishmentit shqiptar në përgjithësi.
Solla disa argumente nga te cilat rrjedhin dyshimet e skeptikëve për marrëveshjen e re qeveri -opozite të bazuar në ato pak informacione që janë dhëne realisht publikut për këtë zhvillim, pasi marrëveshja dyshohet të jetë përtej kodit zgjedhor, argumente më se të mjaftueshme për të ngritur dyshimin tek ajo qe po ndodh në të vërtet përtej asaj qe i serviret publikut .
Dëshiroj që skeptiket e “djegur nga qulli e te detyruar ti frynë kosit” ta kenë gabim ketë radhë, por logjika faktet dhe historia lenë pak hapësirë për një gjë te tille .Siç thash në krye të radhës,deri tani ne te gjitha marr veshjet politike në Shqipëri përfituesit e vetëm kane qenë komunistet. Te shpresojmë qe kjo e fundit te jete ndryshe e që z,Basha ,kësaj radhe, i ka bërë “hesapet me hanxhinë” .