Marrëveshja e fshehtë Rama-Vuçiç: – Miku u mirë në ditë të vështirë!

Enver Bytyçi
Kryeministri i Shqipërisë i reagoi ashpër ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, kur ky i fundit lëshoi kritika rreth mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Retorika e kryeministrit shqiptar ishte e ashpër, por në fund duket se i beson mikut të tij, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kur i kërkon që të marrë marrë masa ndaj Vulin. Ndërkaq zoti Rama nuk guxoi të thotë qoftë edhe një fjalë të vetme për krimin e ministrit serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, i cili bëri thirrje që të mos dorërzohen eshtrat e shqiptarëve të vrarë te autoritetet ndërkombëtare osë të Kosovës, duke mbrojtur kriminelët me të cilët ai bashkëpunoi në periudhën e luftës në Kosovë.
Eshtë e njohur dhe e vjetër sa dhe vetë politika kjo lloj marrëdhënie midis miqsh. Se Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç janë miqtë më të mirë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-serbe dhe gjithashtu më të ngushtë, krahasuar me miqësitë e tjera euro-atlantike të kryeministrit shqiptar, kjo nuk përbën aspak habi për shqiptarët këtej e matanë doganës së Morinës. Prandaj dhe Vuçiç i gjendet pranë në këto ditë të vështira mikut të tij të sprovuar në Tiranë. Ndërkaq Daçiç flet i patrazuar, sepse “ia ka kënduar serenatën” Edi Ramës!
Në fakt kryeministri ynë është në vështirësi të mëdha. Kërkon ta dorëzojë pushtetin te opozita, por jo pa një marrëveshje amnistie prej saj. Mungesa e kësaj marrëveshje e bën atë nervoz dhe e le pa gjumë. Ai është përgjegjës për dhjetra e qindra shkelje ligjore e kushtetuese në këtë vend gjatë qeverisjes në të dy mandatet e tij. Atij i duhet të mbajë përgjegjësi penalepër PPP-të dhe mbylljen arbirtrare të bizneseve, për shfuqizimin e njëanshëm të kontratave gjobat miliarda dollarëshe. Për borxhin publik shkon në 115 për qind dhe shpërnguljen e dhunëshme të popullsisë shqiptare nga vendi. Dhe më së fundmi për rikthimin e vizave për shqiptarët në zonën Shengen të Bashkimit Europian.
Arroganca dhe arbirtrariteti i Edi Ramës shkon deri te dhunimi i të drejtave individuale të atyre të cilëve u janë marrë pronat, u janë prishur shtëpitë, u janë konfiskuar liçencat, u janë bllokuar llogaritë bankare, janë burgosur e për pasojë janë vëtë-vrarë, janë dhunuar për fjalën e lirë e protëstën e lirë, ose janë bullizuar në mënyrën më barbare direk prej tij. Janë më qindra studentë, profesorë, akademikë, mjekë, mësues dhe punonjës të profesioneve të ndryshme, të cilët kanë në memorie së paku një rast bullizmi të kryeministrit të tyre, gjë që mund ta përdorin si dëshmi kundër tij. Janë me qindra e mijëra punonjës të administratës të larguar në mënyrë të paligjshme nga puna, pagesat e të cilave i shkaktojnë humbje prej dhjetra milionë dollarësh buxhetit të shtetit. Janë miliarda euro të buxhetit të shtetit të shkuara dëm ose të vjedhura në shkelje të ligjit.
Diferencimi politik, krahinor e fetar i kryeministrit të Shqipërisë është një tjetër akt penal, me të cilin mund e duhet të merret drejtësia. Kjo dëshmohet lehtë me fondet dhe shpërndarjen e të ardhurave për bashkitë e vendit. Dëshmohet gjithashtu me diferencimin në vendosjen e taksave, si ajo në Rrugën e Kombit. Provohet nga deklaratat e Edi Ramës për “malokët”, “alpinët”, “të pagdhendurit”, “tokën e xanun”, ose mjeteve të tjera shprehëse me përbuzje për kategori të caktuara të popullsisë shqiptare.
Kryeministri në ikje i Shqipërisë kërkon amnisti për kanabizimin e vendit. Ai ësahtë arkitekt i bashkëpunimit me trafiqet e trafikantët, me krimin dhe kriminelët, me bandat dhe me banditët. Në muajt në vijim pritet të dalin përgjime të reja ndaj Edi Ramës, por dy dosjet e manipulimit të zgjedhjeve janë të mjaftueshme që ai të përfundojë prapa hekurave. Tani kryeministri shqiptar ka nisë të njëjtën aventurë, me qëllim tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit të ardhshëm.
Do të duhej një listë e gjatë e shkeljeve ligjore dhe të së drejtës nga ana e kryeministrit Rama në këto 7-8 vite. Por sikur mos të mjaftoninkëto, ai kreu edhe një akt tradhtie të pashembullt në historinë e shteteve, kur planifikoi së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të ndanin Kosovën përmes formulës së “shkëmbimit të territoreve”! Dhe kjo është arsyeja pse ai në reagimin e tij kundër Vulin kërkoi ndihmën e mikut të tij Vuçiç. Por nuk ia mban ta përmendë Iviça Daçiç-in.
Ndërkaq Aleksandër Vuçiç e ka toleruar Ramën në çdo fushatë zgjedhore, duke i dhënë “leje” sipas marrëvesjes së fshehtë midis tyre, të bëjë propagandë patriotike, me qëllim që të qëndrojë sa më në pushtet. Dy janë akseset që Vuçic i ka krijuar në fushatat elektorale mikut të tij në Tiranë. Së pari, ta mirëkuptojë atë e madje ta nxitë të bëjë retorikë patriotike, së dyti, të nxitë median e tij në Beograd që ta kritikojë ashpër partnerin e ndarjes së Kosovës në Tiranë. Me këto metoda, të njohura dhe të provuara në sa e sa vende të tjera, Edi Rama kërkon një mandat të tretë qeverisje, me qëllim që ta çojë deri në fund projektin serb të shkatërrimit të kombit shqiptar! Për Beogradin një mandat i tretë i Ramës do të ishte “qershia mbi tortë”! Për Ramën do të ishte “koracë mbrojtjeje nga ndëshkimi ligjor”, për shqiptarët do të ishte mallkimi më i madh në historinë e tyre, përfshirë kohët e pushtimeve të huaja!