Marku le mandatin e deputetit : “Basha kryetar i partisë së Berishës” 

 

Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, duke hequr dorë nga mandati i deputetit që e fitoi në qarkun e Lezhës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një editorial për gazetën Panorama, aty ku ka listuar dhe arsyet se përse ka marrë një vendim të tillë. Në një editorial të shkruar nga vetë ai, thuhet se Basha është kryetar i partisë së Berishës.

Sipas Markut, PD është një parti që po mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës dhe të një grupi shumë të ngushtë të partisë.

“E bëj këtë akt që është më tepër në gjest se një sakrificë për të treguar se dikush duhet të reagojë kundër shkatërimit të PD-së. E bëj për të dhënë një mesazh alarmi të cilin kushdo duhet ta dëgjojë. “- shkruan Marku.

“Etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme te PD-së në një rutinë humbëse dhe se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”, PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës dhe të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së duke tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica“, shkruan ai ndër të tjera