Manipulimi i zgjedhjeve në SHBA -komplot ndaj lirisë dhe demokracisë

Nga Nebil Çika
Manipulimi i zgjedhjeve nga e majta ekstreme, botërore e amerikane, në SHBA ,nuk synon humbjen e Presidentit Trump ,por diskreditimin në opinionin publik botëror te demokracisë perëndimore ne tërsi dhe asaj amerikane ne veçanti ,si model i rendit më te mire politik e shoqëror që ka njohur bota .
Krahasimi me Shqipërinë është i drejtë dhe i vërtete ,vetëm se ne SHBA po ndodh ne mënyre masive dhe kaq hapur për here të parë gjë qe ka tronditur publikun amerikan e ndërkombëtar. Fakti qe manipulimi i zgjedhjeve si në Shqipëri ashtu edhe ne SHBA kane te njëjtin arkitekt e financues ( Gorge Soros ) tregon qe komunistet janë një soj pavarësisht kombësisë po shtetësisë. Problem për ta ne SHBA është se institucionet qe garantojnë demokracinë janë ne këmbe e thënë ndryshe ne se ne Shqipëri komunistet me mbështetjen e Soros e kane nxjerre jashtë funksionit Gjykatën Kushtetuese , në SHBA Gjykata Supreme është funksionale , e gatshme dhe e afte te mbroje demokracinë amerikane.
Demokracia amerikane ka qene model e frymëzim për shume popuj e kombe te shtypura ,përfshi edhe ne shqiptarët,dhe ndërhyrja e SHBA ka çliruar shumë prej tyre nga skllavëria. Diskretitomi i vlerave e parimeve amerikane te demokracisë synon pikërisht zbehjen apo shkatërrimin e këtij imazhi frymëzues për boten , sidomos shpresën per liri te njerëzve te shtypur dhe për këtë ata kane vite qe po punojnë. Mbërritja deri tek zgjedhjet ne SHBA është kulmi i përpjekjeve te tyre antidemokratike per instalimin e rendit te ri botëror diktatorial .
Modeli kinez qe duan te imponojnë drejtuesit dhe financuesit ,e hapur e te fshehur te së majtës ekstreme amerikane e botërore është kërcënimi me i madh për lirinë dhe demokracinë ne botë.
Nuk besoj se ata do te mund te tumfojne dot ne SHBA por e sigurt është se ata tani kane dale hapur dhe kërcënimi prej tyre nuk është një teori konspirative, siç po mundohen ta paraqesin mediat e blera e te korruptuara ,por një realitet qe mund shoh e prek kushdo.
Presidenti Trump është “i përzgjedhuri “ që ka prishur dhe besoj me ndihmën e Zotit dhe mbeshtetjen njerëzve normale në Amerikë e botë, do të mund të shkatërrojë përfundimisht projektin e tyre ogurzi për rendin botëror qe ata duan te imponojnë me metoda komuniste .
Zoti e bekoftë Presidentin Trump !
Zoti e ruajt lirinë dhe demokracinë !
Foto : Përkahes të Biden te finacuar nga Soros & Co duke protestuar me falmurin boleshevik në Washington !