Manifestim në mbështetje të Ukrainës në Tiranë
Qytetarë të Tiranës, të rinj dhe përfaqësuesë të trupit diplomatik u bashkuan sot në një manifestim në mbështetje të Ukrainës.
Nga qendra e kryeqytetit ku u mblodhën fillimisht, nën shoqërinë dhe të kryebashkiakut Erion Veliaj, manifestuesit marshuan përgjatë bulevardit. Me ta ishte dhe ambasadori i Ukrainës Shkurov.
Të kapur krah për krah me njëri tjetrin, si shenjë e bashkimit kundër agresionit të Rusisë në Ukrainë, u ndalën më pas pranë ambasadës ruse në Tiranë.
Në një ekran të madh u trasmetua një video mesazh i kryebashkiakut të Kievit Vitali Klitschko. Ndërsa falenderoi Shqipërinë për mbështetjen dhënë Ukrainës, por dhe për mikpritjen e familjeve të larguara nga lufta, ai tha se përparësi është të ndalen vrasjet e qytetarëve.
Në fjalët e shkurtra përshëndetëse të mbajtura nga ambasadorë të ndryshëm, gjithashtu u vu në dukje qëndrimi i qartë i Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, dhe dënimi me forcë i agresionit rus.
Ndërsa kryebashkiaku Veliaj, I drejtoi një thirrje diplomatëve rusë në Shqipëri, që të hiqnin dorë të hsërbyeri një rregjimi gjakatar, siç u shpreh ai.