Malaj: Më paralajmëroi Taulant Balla

Pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste drejtuar Parlamentit të Shqipërisë për shkarkimin si anëtar Bordi i Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj, duke e vlerësuar vendimin sitërësisht politik dhe nuk lidhet me shkelje etike, thekson se në respekt të institucionit të Bankës se Shqipërisë nuk do të bëj asnjë deklaratë specifike përpara nisjes së ballafaqimit institucional por thotë se kishte marrë kërcënime nga Taulant Balla pasi nuk i kishte pranuar ndërhyrjet e tij:
“Kërcënimet paralajmëruese mi ka dërguar Taulant Balla pas mos pranimit të ndërhyrje së tij edhe me SMS me rekomandime partiake në proceset e përzgjedhjes në Bordin e Bankës së Shqipërisë. Shqetësimi është i protokolluar në mbledhjen e Bordit të BSH,” thekson Arben Malaj në reagimin e tij përmes rrjetit social Facebook duke shtuar se kolegët në PS e dinë shumë mirë që midis lirisë dhe karrikeve kam zgjedhur dhe do të zgjedh lirinë, sepse pa te nuk i shërbej dot vendit tim.
Reagimi i plotë:
E para dhe thelbesorja – vendit tim i kam sherbyer ne cdo kohe me integritet te larte, profesionalzem te thelle dhe dashuri te madhe.
-Te treja keto vertetetohen gjate pervojes 32 vjecare ne cdo angazhim, akademik, shoqerore dhe politik.
-Ju ka kam paralajmëruan qe u bene përpjekje maksimale për të mos me rizgjedhur. Për interesat dhe emrat konkrete do te flas fillimisht ne procesin e ballafaqimit parlamentar.
-Ne respekt te institucionit te Bankës se Shqipërisë nuk do te bej asnjë deklaratë specifike perpara nisjes se ballafaqimit institucionale.
-Gjithë shqetësimet e mia për sfidat e Bankës se Shqipërisë që nga vetingu për bankierët miliarderë që i çuan kreditë jo performuese te vendit deri ne 50% te totalit, me larte se ne çdo vend tjetër dhe debatet për këtë në Bord janë te gjithë te dokumentuara ne proces verbalet e mbledhjeve te Bordit.
-Kërcënimet paralajmëruese mi ka dërguar Taulant Balla pas mos pranimt te nderhyrje se tij edhe me SMS me rekomandime partiake ne proceset perzgjedhjes ne Bordin e Bankes se Shqiperise. Shqetësim është i protokolluar ne mbledhjen e Bordit te BSh.
-Fakti qe pas shkarkimit nga Erdogan te Guvernatorit te Bankes se Turqise, ky mund te rast i dytë qe maxhorancat e gjithë pushtetshme shkarkojnë një anëtar Bordi te Bankës Qendrore,
Vetem profesionalisht me trishton.
-Veprimi i tyre është i pastër politike, sepse shkeljet etike materializohet me cenim te reputacionit apo evidencës se Bankës se Shqipërisë gjë që sipas vlerësimeve edhe të institucioneve ndërkombëtarë por edhe ne mbledhje e Bordit pas mandatin te ri, (mandarin i pare ishte zëvendësues rreth dy vite) nuk ka asnje shqetesim te shprehur ndaj meje per shkelje etike. Mbledhje e fundit ishte ne 3 Korrik 2019.
-Sfiden e integriteti dhe profesionalizmit e kam perhere te fituar edhe gjyqin partizan e kam te fituar moralisht, do ta fitoj edhe ne rruge gjyqesore po pagat dhe penalitete 7 vjecare kush do ti paguaj 28 deputetet apo taksapaguesit shqiptare?
Ky eshte thelbi I shqetesimit profesional.
Padia do te jete individuale per cdo abuzues me statusin e deputetit, i këshilloj te kerkojne assistance juridike perpara se te shpifjen.
E fundit por me rëndësishme koleget ne PS e dine shume mire qe midis lirise dhe karrikeve kam zgjefhur dhe do te zgjedh lirine, sepse pa te nuk i sherbej dot vendit tim.
Dite te mbare, Arbeni.