Majko i sinqerte : Për ruset na pyesni ne,partia ime ka pasur afeksion për ta

 

Kryeministri Rama, heshti sot në parlament për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike, por ishte kryetari i grupit të tij parlamentar Taulant Balla, që i kërkoi Bashës të jap shpjegime në prokurori.

Basha e kaloi me një fjali këtë çështje duke i kërkuar mazhorancës të mos merret me përralla ruse, por të shikojë faktet me drogë kolumbiane.

Por ai që habiti me deklaratat e tij të majtë dhe të djathtë në sallën e Kuvendit ishte Ministri për Diasporën, Pandeli Majko.

Mes batutave, Majko këshilloi Bashën që për marrëdhëniet me rusët të konsultohet me Partinë Socialiste.

Majko: Më dëgjoni. Zoti Mima se ju më kuptoni më mirë se këta të tjerët. Nga ’49- ’61 edhe partia e vjetër e majtë ka pasur një afeksion por ka pasur afeksion për ideologji dhe jo për para. Edhe ne, me të thënë të drejtën, kjo partia ime e vjetër, na duket shumë interesante eksperimenti juaj që merrni para nga rusët për të bërë lobim në Amerikë. Shumë interesant është. Por unë kam një këshillë. Mendoj se kur vjen fjala për tek rusët, mirë është që të konsultoheni me ne. Se kemi dhe çik eksperiencë për këtë punë.