Mafia shqiptare!

 

Nga Nebil Çika

E gjejmë këtë term të artikular nga politikanë ,zyrtarë e media ë huaja por pak apo aspak në Shqipëri ! Kur ne flasim për mafien ndërkombëtare atë italiane për shembull kemi parasysh një strukturë të organizuar kriminale me familje, kartele , grupime etje , veprimtaritë dhe kodet e funksionimit e të tjera detaje që plotësojnë kuptimin e mafies ne veçanti dhe krimit te organizuar ne përgjithësi. Kur flasim apo me mirë kur dëgjojmë për mafien “tonë” nuk arrijmë të perceptojmë diçka të tillë pasi edhe informacioni që ne kemi për të është i pa mjaftueshëm dhe në mënyrë specifike shteti nuk ka arritur juridikisht e publikisht në përfundimin se ka një mafia të mirëfillte shqiptare . Personalisht besoj se mafia shqiptare ekziston madje aq e fuqishme sa të imponojë heshtjen për ekzistencën e sajë në opinionin zyrtar e publik shqiptar. Ne sot nuk kemi dëgjuar një politikan , zyrtar të qeverisë apo te sistemit juridik te artikulojë në mënyrë të drejtpërdrejtë togfjalëshin “ mafia shqiptare” ndërkohe qe kjo fjalë dhe jo vetëm artikulohet gjithnjë e me fort nga institucionet, zyrtarët , politikanet dhe media e vendeve te tjera përfshi edhe partnerëve tanë ndërkombëtar. Siç thash jam i prirë të besoj se mafia shqiptare ekziston dhe për këtë kemi prova , faktet e argumente te mjaftueshme, mjafton ti radhitim dhe ti numërojmë .
Rrënjët
Mafi shqiptare është më e vjetër se sa mund të kujtojmë ne. Kur flasim për mafia e krim të organizuar shesh e logorisim kohën e veprimit te saje pas vitit 1990 kur ra diktatura komunistet por me sa duket këtu fillon edhe gabimi ynë me perceptimin e mafies shqiptare apo krimit te organizuar ne Shqipëri . Disa vite me parë, Roberto Saviano, gazetari italian i njohur për hetimin dhe denoncimin e mafies italiane dhe veprimtarisë së sajë tronditi opinionin me informacionet për mafien Shqiptare gjatë një interviste dhënë Rudina Xhungës në TCH një indice që u injorua jo vetëm nga shteti e institucionet e tij por edhe nga media përfshi edhe ata qe morën e transmetuan intervistën e Savianos.
Ja çfarë tha Saviano ne intervistën e Xhungës e që u injorua hapur nga institucionet dhe media shqiptare : “…..Xhunga : Çfarë bën mafia shqiptare?
Saviano :Mafia shqiptare ka filluar me prostitucion. Ai ka qenë një nga elementët e parë. Punonin prostitutat shqiptare, por edhe ato sllave. Polaket, rumunet, nga republika çeke. Pastaj eci përpara. Nga trafiku i drogës, tani ka kaluar te çimento. Kështu, dhe ata u futën në biznesin e madh.
Xhunga : Kur ka filluar kjo lidhje?
Që në fund të viteve ’80. Në fund të viteve ’80 është parë prania e shqiptarëve në Itali, por ka nisur që në vitet ’70, me kontrabandën. Shqipëria dhe Mali i Zi janë vende në dorë të organizatave kriminale.
Xhunga : Bëhet fjalë për një periudhë kur në Shqipëri ishte diktaturë…
Saviano : Po.
Xhunga :Edhe në atë kohë ka pasur mafie?
Saviano :Po. Sigurisht. Si në Shqipëri, ashtu dhe në Republikën e ish-Jugosllavisë kanë qenë personazhe të blerë nga organizatat kriminale.
Xhunga :Kush?
Saviano : Drejtues komunistë që paguheshin nga organizatat kriminale. Firma e parë që investoi në Rumaninë e pas Çausheskut quhej “Albanova Eserel”. Albanova është emri i vjetër i Kazal Del Prinçipe, kryeqytetit të “Kamorrës”. Kjo firmë kishte marrëveshje të bëra para rrëzimit të murit, me të gjithë drejtuesit komunistë, që s’merrnin më paga nga shteti, por ua jepnin ata. Edhe policia bregdetare shqiptare dhe e Malit të Zi, paguheshin nga Sakra Korona Unita, për kontrabandë cigaresh. Kur u rrëzua komunizmi, të parët që shkelën në këto vende ishin organizatat kriminale, që më pas ndihmuan dhe sipërmarrësit e ndershëm të huaj të shkonin aty. Nëse një napolitan ose milanez shkon në Shqipëri të investojë, ka një mijë probleme me burokracinë. Nëse shkon nëpërmjet organizatës kriminale italiane, gjithçka është e zgjidhur. Ata dinë me kë të flasin për të marrë autorizime, rroga të qeta. Kjo është magjia e organizatave kriminale, që funksionojnë si motor ekonomik….. “
E shkëputa këtë pjesë nga intervista e Xhungës me Savianon për të kuptuar se ka pasur më herët njoftime e indice për mafien shqiptare, ekzistencën dhe origjinën e sajë te cilat çuditërisht janë injoruar nga shteti dhe opinionin publik . Por ky informacion i Savianos na shërben gjithashtu për të kuptuar origjinën komuniste të mafies shqiptare dhe vazhdimësinë në kushtet e kapitalizmit për të mbërritur deri në ditët e sotme . E solla këtë “provë” nga Saviano si burim i pa anshëm ,ndërkombëtar, për mafien dhe krimin e organizuar shqiptar por ne vet kemi pare ,me sytë tanë prova qe e lidhnin diktaturën komuniste me trafikun e drogës përmes bashkëpunimit të sajë me mafien ndërkombëtare . Saviano thotë që lidhjet fillojnë me kontrabandën e duhanit në vitet 1970 gjë që vertetohe6t plotësisht pasi dihet prodhimi i markave amerikane e evropiane te cigareve ne fabrikat shqiptare të duhanit dhe transporti i tyre për në Itali apo vende të tjera nëpërmjet lidhjeve me grupet kriminale të huaja . Kontrabanda e duhanit ishte vetëm një prej aktiviteteve te mafies komuniste shqiptare pasi me vone ajo kaloi edhe ne kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike për të mos harruar kontrabandën e armeve një veprimtari kjo e njohur botërisht . Brezat qe jetuan diktaturën besoj se ju kujtohen lulëkuqet , kultivimi dhe mbledhja e tyre nën maskën “bime mjekësore ”. Mbledhja e bimëve mjekësore ishte një aktivitet i njohur sidomos ne zonat rurale në Shqipërinë e varfër komuniste, një punë e vështirë ku angazhoheshin familje të tëra sidomos fëmijë. Lulëkuqja ishte “bima mjekësore” më me interes pasi ishte edhe me e shtrenjta nga ato që grumbullonte shteti dhe besoj se çdo stinë pranvere mbudhshin qindra tonë të tilla në depot e grumbullimit të shtetit . Atëherë kishte shume lulëkuqe sidomos në fushat me grurë, e dominonin grurin sikur të ishin ato qëllimi i mbjelljes . Kjo ndodhte pasi fara e saje përzihej me farën e grurit qe në magazinat e shtetit dhe kultivuesit e mbillnin dhe e kultivonin pa pasuar dijeni për këtë fakt . Specialist të farave e pranojnë sot një fakt të tillë dhe pothuaj zhdukja nga fushat e lulëkuqes pas 1990 e vërteton persisht një gjë të tillë . Por megjithëse e grumbullonin në mënyrë masive shumica e shqiptareve nuk e dinin për ç’farë përdorej e ku shkonte kjo “bimë mjekësore” e mbledhur me kaq shumë mundim . Vonë u mor vesh qe ajo përdorej si lëndë e pare e prodhimit te heroinës( te kuqes ) dhe se ata ishin marre për vite të tëra me prodhimin s sajë . Kuptohet ku shkonte kjo heroinë dhe kush e trafikonte atë në kushtet e kontrollit te gjithçkaje nga shteti komunist . Fshatarë të zonave kufitare në jug të vendit ku ne kohen e diktaturës lejohej lëvizja vetëm me leje të sigurimit të shtetit u befasuan kur u “prezantuan” për herë të parë zyrtarisht me hashashin, pas viteve 1990 , kur shkuan si emigrant në Greqi ! Ata kishin mbjellë e përpunuar me vite lëndë te tille narkotike pa e ditur çfarë ishte pasi u prezantohej nga shteti si “bime mjekësore” për eksport. E thënë ndryshe një trafik që e bënte vete shteti . Por jo vetëm kaq . Mafia komuniste jo vetem ka dhenë por edhe ka marrë nga mafia italiane dhe të tjerë bashkëpunëtorë të sajë në krimin e organizuar ndërkombëtar . Shumë prej mafiozëve të kërkuar nga drejtësia në Itali e vende të tjera strehoheshin ne Shqipëri nga ku edhe drejtonin punët e tyre me mjetet qe u vendoste ne dispozicion qeveri shqiptare e kohës. Saviano në intervistë thotë se ishte mafia italiane ajo qe furnizoi qeverinë komuniste shqiptare me mjete për policinë dhe sigurimin , përgjues , shkopinj gome , gaz lotsjellës , pranga , skafandra , mburoja etje në vitet 1880 qe u përdorën kundër demonstruesve në vitin 1990 . Qeveri shqiptare komuniste furnizohej vetëm nga mafia me këto materiale dhune pasi asnjë shtet perëndimor nuk p-arnonte ti shiste asaj zyrtarisht mjete të tilla. Ka edhe shumë prova e argumente për shpresoj qe këto që solla janë te mjaftueshme për te krijuar një ide të qartë te mafies shqiptare dhe origjinës e pse jo edhe vazhdimësisë se sajë së saj.
Linja vazhdon
Sipas Savianos lidhjet e mafies shtetërore shqiptare te komunizmin u transformuan në lidhje private pas 1990. Më qartë ata zyrtar komunist bashkëpunëtorë te mafies italiane par 1990 ndryshuan vetëm destinacionin e te ardhurave prej veprimtarive kriminale nga shtet ne privat duke ruajtur e forcuar lidhjet dhe veprimtaritë . Siç dihet mafiozët veprojnë brenda familjeve rregull që nuk ka arsye te prishet as nga mafia shqiptare. Kjo do te thotë që lidhjet jo vetëm që u mbajtën e u zhvilluan por edhe u transferuan nga brezi ne breza ,nga terit tek bijtë. Kjo nuk është vetëm një hipotezë pasi ka prova te mjaftueshme qe kjo gjë ka ndodhur . Një nga grupet me te përfolura kriminale në Shqipëri pas viteve i akuzuar për një sër aktesh terroriste dhe trafiqe te pa ligjshme drejtohej nga pinjollë e lidhje gjaku të drejtuesve shume të rëndësishëm të sigurimit të shtetit me influencë e lidhje te forta edhe ne politikën post komuniste. Ky mund te jetë vetëm një fakt por është i mjaftueshëm për te tërhequr vëmendjen për të hetuar këto lidhje te evidentueshme kollaj nga drejtësia . Un besoj se ne arkivat e sigurimit mund të këtë ende dokumente apo gjurme komprometuese por edhe pa to hetimi është lehtësisht i mundshëm Mjafton të marrësh listën e drejtuesve të diktaturës dhe atyre të sigurimit të shtetit veçanërisht ata që merreshin me këtë punë e të hetosh veprimtarinë, pasuritë dhe burimin e tyre doemos do të biesh në gjurme të mafies dhe krimit të organizuar e të trashëguar nga brezi në brez . Fakti që shumica e familjeve drejtuese te komunizmit janë sot oligarkët e rinj të demokracisë i jep te drejtë dyshimit për vazhdimësinë jo vetëm të pushtetit por edhe lidhjeve kriminale përfshi edhe ato mafioze që denoncoi publikisht edhe gazetari i shquar anti-mafia Roberto Saviano. Deri tani nuk ka pasuar ndonjë hetim për veprimtaritë dhe burimin e pasurive të tyre gjë qe u ka dhënë mundësi të forcohen shumë e te vene ne kontroll edhe jetën politike e opinionin publik në Shqipëri. Mendoj se jo realiteti por mungesa e vullnetit politik apo edhe pamundësia e shtetit për të hetuar e zbuluar mafien shqiptare ka bërë qe ajo te jete e pa dukshme dhe e pa perceptueshme për shumicën e shqiptarëve.

Mafia dhe politika
Një nga aspiratat por edhe arritjet e mafies është depërtimi apo lidhjet me politikën. Arritja e këtij objektivi megjithëse i vështire është sukses kur arrihet ne ato vende ku mafia nuk vjen nga politika por nga rruga . Shqipëria sipas atyre që thamë më lartë e ka shumë më të lehtë këtë objektiv pasi ne te kundërt te Italisë apo vendeve te tjera jo komuniste mafia ka ardhur nga vetë politika madje me keq nga vetë strukturat e sigurisë së shtetit diktatorial. Ne kushtet tona mafia ka qenë në politikë, madje në pushtet dhe synimi i saj ne kushtet e demokracisë është te ruaj kuotat dhe pushtetin duke përdorur paratë e siguruara nga veprimtaritë kriminale. Në kushtet kur mafia shqiptare është krijuar nga politika komuniste është e natyrshme të besojmë se linja e sajë vazhdon në të njëjtin kah politik edhe në demokraci . Po ti hedhim një sy historisë së raporteve të kriminalitetit me politikën dhe shtetin ne këto vite te pluralizmit politik shohim se qeverisjet e majta kanë krijuar kushte te favorshme te lulëzimit të krimit ndërkohë që krimi është investuar fort ne ardhjen e tyre në pushtet . Kthimi i pare në pushtet i ish komunisteve në vitin 1997 u mundua nga aleanca me krimin e organizuar në kryengritjen e armatosur po të atij viti . Ne këtë periudhë fillon edhe kapja e institucioneve nga krimi sidomos atyre të sigurisë nga krimi . rikthimi ne administratë i ish sigurimit të shtetit përbën pa dyshim arritjen më të madhe të mafies që siç thamë me lart ishte pjesë e tij që në vitet 1970. Shume ish te burgosur për krime u liruan nga burgu dhe u përdorën politikisht nga qeveria dhe shteti jo .Kulmi arriti andej nga viti 1999 kur ish shefi i përgjithshëm i hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme u akuzua dhe u dënua si anëtar i një grupi trafikantësh ndërkombëtar droge ndërkohë që u benë foto dhe dokumente qe komprometonin edhe vete kryeprokurorin e atëhershëm. Ky besoj është shembulli më i qartë se ku ka mundësi të arrijë mafia shqiptare pikërisht për shkak te origjinës dhe linjës së sajë politike. Me pak fjalë rikthimi i fort i strukturave të sigurimit ne institucione sidomos ne ato të drejtësisë dhe sigurisë krijoji kushte ideale për mafien dhe aktivitetin e sajë . Përpjekjeve spontane për goditjen e krimit pas ndryshimit të kreut të akuzës, gjatë qeverisjes së parë socialiste jo përgjigjën ashpër dhe këto përpjekje morën fund me vrasjen në mes të Tiranës të shoferit të ish Prokurorit të Përgjithshëm , një paralajmërim që funksionoi për shumë kohë. Ardhja ne pushtet e PD në vitin 2005 u shoqërua me një spastrim të dukshëm të organizatave të njohura kriminale ne vend deri atëherë partnere të qeverisë se majtë apo te pa prekura prej sajë. PD ishte e motivuar edhe nga fakti që shumica e tyre ishin investuar politikisht majtas dhe ne mungesën e lidhjeve me ta veproi menjëherë duke siguruar sukses të dukshëm . Banda të njohura si ajo e Lushnjës iu dorëzuan drejtësisë dhe mund të themi se kjo periudhë është edhe e vetmja ku shteti ka guxuar te sulmoje krimin e organizuar e thënë ndryshe mafien shqiptare.
Rikthimi
Me gjithë goditjet e forta te qeverise demokratike kundër krimit te organizuar ai duket se u struk por nuk u zhduk . Rikthimi i tij ishte i bujshëm pas ndryshimeve politike te 23 qershorit por filloi sigurisht me parë. Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ishin me te korruptuarat për sa i përket devijimit te vullnetit të zgjedhësve dhe rezultati i tyre për përcaktua kryesisht nga blerja e votës . Kjo situate solli ne skenë krimin i cili kishte ne dispozicion edhe te ardhurat për te realizuar blerjen e pushtetit . Një pjesë e të inkriminuarave tentuan të përfshihen direkt në politik madje disa edhe ja dolën, dhe ne kemi sot një nga parlamentet të përfolur botërisht për inkriminim . Politikanë e zyrtare te opozitës kanë deklaruar se të paktën 34 anëtarë të parlamentit kanë qenë ose janë me precedentë penale brenda dhe jashtë vendit . Emra të veçantë janë përfolur nga media e huaja si eksponentë të krimit e mafies shqiptare ne perëndim por pa munduar te tërheqin dot vëmendjen e drejtësisë për to . Akuzat nuk kanë munguar edhe brenda parlamentit . Ish deputeti i PD , i ndjeri Sokol Olldashi , ne fjalimin e tij të fundit në Kuvend tha se parlamenti ishte i mbushur me trafikantë. Këtu jemi dy palë , deputetë e trafikantë . Në ketë sallë ka vend vetëm për njërën palë – theksoi ai . Ai nuk është më por me sa duket trafikantet janë ende atje. Por edhe jashtë parlamentit krimi është në ofensivë. Qe nga marrja e pushtetit nga e majta e deri me sot Shqipëri është përfshirë nga një valë dhune të stilit të pastër mafioz,hedhjet ne ere me tritol . Megjithëse u kap një grup ekzekutoresh ,njeri prej të cilëve u dorëzua vetë në polici , atentatorët vazhdojnë aksionin për pothuaj çdo ditë. Sigurisht kulmi është arritur me trafikun e drogës me avion një akuzë pothuaj e pa besueshme e opozitës kohë më parë që rezultoi e vërtetë por edhe shumë e rëndë pas rrëzimit të një avioni në Divjakë . Opozita akuzon qeverinë për implikim por ajo nuk i pranon akuzat me gjithë situatën jo të favorshme që ka ne dispozicion . Policia dhe institucionet e tjera duken të tulatur dhe duket se kanë te drejtë me gjendjen që paraqet pushteti i parë parlamenti, politika . E njëjta situatë është edhe media .Pushteti i mafies është i shtrirë fort edhe atje. Gazetarë e pronar në media në mos janë të kapur, ndjehen të kërcënuar nga krimi qe duket se kontrollon gjithçka ne këtë vend gjë qe ka stimuluar heshtjen apo manipulimin e opinionit publik. Kulmi arriti kur një gazetar i opozitës që guxoi te denonconte një afere trafiku droge u kërcënua me një koke dhie të prerë ne portën e shtëpisë një mesazh i qartë sipas kodit të mafie n. Berisha kur ishte kryeministër e akuzoi një pjesë të shtypit si “hanxharë te mafies” por nuk mund te thuhet se mori ndonjë masë efikase për ta ndaluar këtë fenomen. Aktualisht opozita ka thirrur qytetarët në protestë në përpjekje për të reaguar politikisht ndaj qeverisë që e akuzon për bashkonim me krimin, një mase që nuk duket se mjafton .Por edhe ajo gjykohet moralisht pasi nuk mundi apo nuk deshi të pengojë vërshimin e krimit në politikë pasi u detyrua të bëjë kompromise politike që çuan në ligjërimin e blerjes e votës gjë qe iu kthye ne bumerang ne zgjedhjet e 2013 . Koalicioni i saj i pa natyrshëm me LSI dhe ndërtimi e miratimi i kodit elektoral aktual janë pa dyshim veprime që shkuan në favor të infiltrimit të krimit në politikë dhe përdorimin e parave të tij nga kundërshtarët për të marrë pushtetin . Ishin këto veprime që toleruan krimin dhe na sollën ne situatën e stome pothuaj pa zgjidhje. Unë nuk besoj se zgjidhja përfundimtare mund të jetë rrëzimi i qeverisë Rama. Në se vërtet 34 deputet janë më precedent penalë, ata ja dalin të imponojnë një qeveri të pa fuqishme ne luftën ndaj krimit dukë bere nul çdo përpjekje për riparime të situatës . Prandaj besoj se fillimi i zgjidhjes se kesh çështjeje është parlamenti dhe rregullat e zgjedhjes se anëtareve të tij. Pastrimi i tij nga krimi përbën hapin e parë të një lufte serioze ndaj mafies në se vërtet e inspirojnë një gjë të tillë.

Butuar ne 14 maj 2014. Marre nga libri ” Dikatura e Dosjeve” Nebil Çika i Riu