Ma spjegon dot njeri llogjikën Ramës ?!

Nga Robert Haxhi

Keto dite levizja studentore tek neve tregoi se sa e pafytyre eshte klasa politike Shqipetare dhe te bejne pershtypje menyra se si duan ta manipulojne dhe ta kthejne si pjese te tyre kete levizje..O burra Politika ne sulm kush te mund te arrije me pare ta quaje fitore te tyre dhe do zoti ti korri frytet per vete..duke kthyer pakenaqesine e studenteve ne favor te votave te tyre..
Kryeministri deklaron haptaz dhe pa ngurruar fare qe studentet jane me te dhe vete Kryeministri ndihet me student se kurre….E bukur kjo thenje aq me teper e thene nga Kryeministri dhe pa diskutim kjo eshte shume e vertet..Po te kesh Kryeministrin me vete,dhe te protestosh kunder qeverise kete nuk e kuptoj..!? Si eshte e mundur nje gje e tille..!? Jetojme ne nje bote te trazuar se merr vesh i pari te dytin..Çudi vertet çudi..Bote e marre.
Ndofta studentet qe protestojne nuk duan te shkojne ne shkolle..Dhe pse e them kete se mu kujtua vetja ime kur isha nxenes shkolle dhe kur mungoja nga shkolla ndihesha shume i gezuar Edhe pse qe te themi te drejten ne kohen time nuk kishte asnje argetim..I vetmi argetim ishte vetem te mungoje nga shkolla pa asnje shkak..Dhe une disa here ja arrija ketij qellimi qe ikja pa shkak nga mesimi..Pavaresisht qe nuk isha nxenes i keq ne mesime..Vetem se me dukej vetja i lire qe skisha njeri mbi koke. Keshtu e perceptoja une ne kohen time te qenit i lire..Pra kjo besoj ishte njefare proteste e brendshme timja..Po n.q.se kane kete mendim per protesten edhe studentent protestues ..At’here protesta e arriti qellimin..Po a kane studentet mendjen time qe une kisha para 35 vjetesh..!?..A mund te hiqet nje paralele e tille..!? Dhe a mund te manipulohen kaq lehte Studentet si ne kohen time..!?
Tani miqt e mi..Teatri politik ka filluar duke vene ne skene qe te gjitha palet Skenarin e tyre qesharak..Qeveria ben sikur studentet i drejtohen opozites per realizimin e kerkesave..Dhe qeveria nuk ka asnje lidhje me protesten e Studenteva..Qeveria ndihet e mashtruar nga Rektoret dhe dekanet e Universiteteve..dhe sikur qeveria nuk ka ne dore asgje.. Se sikur te kishte vertet gje ne dore do te kish bere namin do kish bere..po çe do qe ska asgje ne dore..Se faktikisht ligjin per Autonomine e Universiteteve e kane bere vet universitetet..V.K.M te per tarifat dhe pagesat i bejne Universitetet ..Buxhetin per arsimin nuk e ben qeveria por Universitetet ..Pra gjithcka e kane ne dore vet Universitetet dhe qeveria eshte ne nje situate te disfavorshme per te..E di cka qeveria ne dore vetem vendosjen e rrypit te sigurimit te shofereve dhe pasagjereve..vetem kete ka ne dore qeveria dhe per kete qeveria nuk te fal..ok..Prandaj opozita te luaj njehere rolin e saj konstruktiv dhe jo destruktiv kur e ka fajin qeveria e ka dakort… Por ama per kete rast nuk ka faj fare.. prandaj une them se ketu ze vend ajo thenja jepi Çezarit ate qe i takon Çezarit.
O te paskrupullt politikane si nuk i beni njehere Apel vetes ..!? Si se kuptoni qe Shqipetaret qe e duan vendin e tyre me shpirt nuk i hane me broçkullat qe ju servirni..!?
Kush mund te ma spjegoje dot kete llogjike te Kreut te ekzekutivit..Se qeveria e hengri nje shuplake..ndersa opozita mori nje goditje me grusht..nga Studentet…Ka njeri qe mund te ma spjegoje mbase edhe une te arrij ta kuptoj dicka..Po nje pyetje kam.per te gjithe politikanet per te gjithe te majte e te djathte te mesit dhe te leshit..Ju politikane deputete dhe qeveritare..Ka ndonjeri nga juve qofte edhe nje femije Student ne Universitetet Publike tonat..po ka ta thote..!!?
Po fakti eshte qe nuk ka asnje femije nga te tyre..At’here c far lidhje kane keta politikane me protesten e Studenteve .Per keta arsimimi Universitar ne Shqiperi nuk ekziston..Athere ku jemi dhe c far duhet te bisedohet me ta..A ka ngelur gje me per te diskutuar.. Çfar pike mund te vesh per dialog dhe zgjidhje..kur keta politikane familjet e tyre femijet e tyre nuk e njohin fare kete Universitet publik as si godine.Athere si mund ta perkrahin ate!?..Ju lumte dilni dhe beni tetater…Pozita edhe opozita bashk..Kush te inskenoj me bukur..Po kam bindjen se ne gjithe kete histori me e pafajshmja eshte pozita qeverisese..Edhe une betohem.per kete si tek Filmi ..”Koncert ne vitin 1936″ kur ju betua Kryetari i Bashkise Artistkave per anullimin e Koncertit..Shprehimisht..”Per baba Tomorr une skam gisht ne kete pune..Ndofta Nenprefekti” Vazhdoni talluni dhe luajni kungulleshken..te gjitha palet pa perjashtim ndersa per qeverine dal une garant..dhe ju betohem edhe njehere se ” Per Baba Tomorr qeveria nuk ka gisht ne kete pune”..Qeveria vetem problem ka vendosjen e rrypit te sigurimit se kjo eshte shume e rende ketu qeveria me te drejte nuk te fal..por meqense na trajtojne si rrypa ..At’here gjithe Shqipetaret duhet te tregohen te pergjegjshem dhe kurre nuk duhet te harrojne vendosjen e rrypit Dhe pastaj jemi ne rregull me qeverine…!!! Respekte pafund