Lulzim Basha: Nuk kemi pasur asnjë besë me Sali Berishën për interesa personale

 

Bisedoi : Robert Rakipllari -Intervistë dhënë televizionit 24 News

 

Pyetje: Z. Basha, procesi politik i Foltores ka arrritur pas dy muajsh në një stad të ri. Z.Berisha dhe mbështetësit e tij pretendojnë se kanë dorëzuar 4200 firma të delegatëve të Kuvendit Kombëtar në zyrën e kryetarit të këshillit kombetër të PD, Edi Paloka. Cili është qendrimi juaj si kryetar i PD?

Lulzim Basha: Z. Rakipllari ky është një moment shumë i rëndësishëm për PD, për mua personalisht dhe këtu nuk bëhet fjalë për letra, por për demokratët, për të gjithë demokratët, për anëtarët e PD, për votuesit tanë dhe për shqiptarët që na ndjekin. Për mua nëse aty ka 5 – 50 apo 500 firma të vlefshme, nuk janë firma, nuk janë letra, por janë demokratë dhe është detyra ime si kryetar i PD, të garantoj që të gjithë secila prej tyre të verifikohet sipas statutit, që është libri themeltar që mban bashkë demokratët. Është kushtetuta që kanalizon vullnetin e cdo demokrati, mbron të drejtat e cdo demokrati është ajo që mundëson funksionim e PD, si një parti demokratike si kudo në planet. Pa funskionimin e statutit jemi në xhungël.

Ndaj është e domosdoshme për mua dhe për cdo demokrat që cdo përcaktim statutor për thirrjen e Kuvendit të respektohet përndryshe nuk është Kuvend, është një thirrje në mal apo në pyll, por vetëm kuvend jo. PD ka vepruar dhe vepron në bazë të statutit. PD nuk është nën drejtimin tim dhe nuk do të jetë një lëvizje dumbabiste. Ndaj është jetike që të gjitha përcaktimet statutore që janë të qarta dhe janë shpjeguar këto dy ditë në mënyrë shteruese nga institucionet e partisë të zbatohen, përtej kësaj dua të them që mbajtja sekret institucioneve të partisë atyre që pretendohen se janë vullnete demokratësh për të thirrur vullnetin kombëtar është një fyerje e madhe për cdo demokrat.
Vehap Kola: Pyetje: Ju para dy muajsh vendosët që ta pezullonit z.Berisha nga grupi parlamentar i PD pas kërkesës nga SHBA dhe vendimit të sekretarit Blinken për ta shpallur atë non grata. Me këtë fushatë dy mujore të z.Berisha kundër jush dhe paralajmërimeve të tij për të mbledhur Kuvendin e për të kandiduar për kreun e PD, a mendoni se është i mjaftueshëm akti juaj i pezullimit?

Basha: E kam shpjeguar qartë kontekstin e pezullimet të Berishës nga grupi parlamentar. Me atë që ka bërë këto dy muaj ka treguar qartë se atë që e ka nisur si lëvizje për gjoja demokraci, e ka sebep. Hakmarrje ndaj meje, mund ta them me gojën plotë. Ai se ka luftën me mua as për demokracinë e brendshme të PD, por me SHBA-të. Vendimi ka ardhur nga SHBA-të, të cilët e kanë përcaktuar si non-grata, të padëshirueshëm politikisht. PD nuk mund të jetë dhe nuk mund të funksionojë si mburojë për një person të shpallur non-grata, secildo qoftë ai. Askush s’mund të marrë dhe të kthejë PD si një bunker për interesat e veta. Ky është qëndrimi statutor i PD. Kjo ka qenë edhe kur Berisha ishte kryetar i PD. Nuk është detyrimi im si kryetar i zgjedhur me ‘një anëtar, një votë’. Ky është detyrim i çdo demokrati që mos të lejojë që PD të përdoret si mburojë për të cilit të fshihet kush është shpallur non-grata. Ai po përdor PD, ose një pjesë të saj si mburojë ndaj SHBA-ve. Unë dua t’jua them fare qartë se do të merret çdo vendim që është i nevojshëm që PD mos të kthehet në një bunker të interesave personale as të Berishës, as dikujt tjetër. Por do të vazhdojë të jetë alternativa e vetme e shqiptarëve ndaj këtij regjimi dhe pro SHBA-ve.
Pyetje: Z.Berisha dhe mbështetësit e tij në foltore ngrenë dy shqetësime kryesore për PD përtej aktit tuaj të pezullimit. Së pari, me ju kryetar PD njeh vetëm humbje, pra ju nuk jeni nja kandidat fitues përballë Ramës dhe së dyti ju i merrni vendimet vetë, pa pyetur forumet e PD. Cila është e vërteta e disa prej vendimeve tuaja të mëdha në opozitë, si djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve lokale të 2019, marrëveshja e 5 qershorit 2020. A ka pasur një dualizëm me Berishën në drejtimin e PD dhe sa ka ndikuar ai në keto vendime nëse ka ekzistuar? Pse Berisha i konteston tani këto vendime dhe ju akuzon ju, ndërsa ju ka mbështetur kur këto vendime janë marrë?
Lulzim Basha: Pikë së pari dua ta them qartë sepse është një fakt i ditur publikisht që unë jam i pari dhe i vetmi kandidat që ka mundur Edi Ramën në garë të drejtpërdrejtë për bashkinë e Tiranës. Nuk e kam thënë çelësin e fitores deri më sot, por tani është momenti ta them. K qenë vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata për Tiranën. Gjatë këtyre viteve ekspertë dhe kompani të specializuara të fushatave elektorale në bazë të studimeve të tyre kanë rekomanduar vazhdimisht moskandidimin e Sali Berishës në raport me interesat elektorale me Partinë Demokratike. Kjo ka të bëjë edhe me faktin se gjerësisht perceptohej një dualizëm në Partinë Demokratike. Protagonizmi i Sali Berishës merrte trajtat nga ana e perceptimit publik të një dualizmi në vendimmarrjen e Partisë Demokratike. Sigurisht kam edhe unë përgjegjësitë e mia. Ai duhet të ishte larguar vetë, duhet të kishte lënë Partinë Demokratike, kryetarin e zgjedhur të hapnin rrugën e re që hap çdo parti e re në opozitë, por edhe unë kam përgjegjësitë e mia në lejimin e këtij dualizmi. Për vendimet që janë marrë mund t’ju them fare qartë dhe këto janë të arkivuara dhe mund të nxirren nga çdo arkivë mediatike që janë vendime të konsultuara me të gjitha forumet e Partisë Demokratike dhe në rastin e vendimeve që ju përmendët vendime të kërkuara me ngulm nga Sali Berisha
Pyetje: Z.Basha, pozita ku u gjendet ju në 9 shtator është pa të ngjarë, pasi nga njëra anë ju në këto 8 vite në opozitë keni pasur si kartë morale dekriminalizimin e politikës dhe keni kërkuar largimin nga politika të të shpallurve non-grata nga SHBA, ndërsa u përballët vetë me një kërkesë nga SHBA me liderin historik të PD si i shpallur non-grata për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Pse e ndërmorët vetë këtë akt dhe nuk e shtruat në forumet e PD për ta bërë më legjitim vendimin?

Basha: Jam një kryetar i zgjedhur sipas statusit me parimin një anëtar një votë. Ky nuk është privilegj, por përgjegjësi. Përgjegjësia që merret nga anëtarësia, është që lidershipi të marrë vendime të tilla, te bazuara në statut dhe rregullorja, të miratuara kur Berisha ka qenë anëtar i PD. S’mundet kurrsesi që të ishte një akt lidershipi që të vendosja cilindo forum, kryesi, para zgjedhjeve që nuk është zgjedhje mes SHBA dhe Sali Berishës. Është barra e lidershipit, arsyeja se pse demokratet e zgjedhin kryetarin me këtë parim. Kjo rregullore është miratuar në 2018-ën.
Pyetje: Ju para dy muajsh vendosët që ta pezullonit z.Berisha nga grupi parlamentar i PD pas kërkesës nga SHBA dhe vendimit të sekretarit Blinken për ta shpallur atë non grata. Me këtë fushatë dy mujore të z.Berisha kundër jush dhe paralajmërimeve të tij për të mbledhur Kuvendin e për të kandiduar për kreun e PD, a mendoni se është i mjaftueshëm akti juaj i pezullimit?

Basha: E kam shpjeguar qartë kontekstin e pezullimet të Berishës nga grupi parlamentar. Me atë që ka bërë këto dy muaj ka treguar qartë se atë që e ka nisur si lëvizje për gjoja demokraci, e ka sebep. Hakmarrje ndaj meje, mund ta them me gojën plotë. Ai se ka luftën me mua as për demokracinë e brendshme të PD, por me SHBA-të. Vendimi ka ardhur nga SHBA-të, të cilët e kanë përcaktuar si non-grata, të padëshirueshëm politikisht. PD nuk mund të jetë dhe nuk mund të funksionojë si mburojë për një person të shpallur non-grata, secildo qoftë ai. Askush s’mund të marrë dhe të kthejë PD si një bunker për interesat e veta. Ky është qëndrimi statutor i PD. Kjo ka qenë edhe kur Berisha ishte kryetar i PD. Nuk është detyrimi im si kryetar i zgjedhur me ‘një anëtar, një votë’. Ky është detyrim i çdo demokrati që mos të lejojë që PD të përdoret si mburojë për të cilit të fshihet kush është shpallur non-grata. Ai po përdor PD, ose një pjesë të saj si mburojë ndaj SHBA-ve. Unë dua t’jua them fare qartë se do të merret çdo vendim që është i nevojshëm që PD mos të kthehet në një bunker të interesave personale as të Berishës, as dikujt tjetër. Por do të vazhdojë të jetë alternativa e vetme e shqiptarëve ndaj këtij regjimi dhe pro SHBA-ve
Pyetje: Prej 9 shtatorit, kur ju keni ndërmarrë aktin e pezullimit të ish-kryetarit Berisha nga Grupi parlamentar i PD, ju keni bërë komente të shkurtra ose nënvizime, por nuk keni bërë një kundërfushatë ose nuk i jeni përgjigjur fushatës së foltores. Pse keni zgjedhur këtë strategji? A ju shqetësojnë përmasat e procesit politik “foltorja” në cdo nivel, duke filluar nga anëtarë të grupit tuaj parlamentar, disa prej figurave historike të partisë dhe ish-drejtues lokalë në rrethe?

Lulzim Basha: A jam unë i shqetësuar, për PD? Jam shumë i shqetësuar për PD. Jam shumë i shqetësuar për demokratët dhe koha do ta provojë se pse aktet dhe veprimet e mia përfshi qëndrimet e mia të këtyre dy muajve kanë qenë pikërisht për interesin më të mirë të demokratëve dhe të PD. Më kanë akuzuar dhe vijojnë të më akuzojnë se një nga të metat e mia qenka se jam shumë i arsyeshëm. Sigurisht jam shumë i arsyeshëm. Foltora i është mbivendosur aksionit më të madh politik që ka ndërmarrë PD, për clirimin e zgjedhjeve dhe për dhënien fund mosndëshkueshmërisë të korrupsionit dhe të lidhjeve të politikanëve me krimin, në formën e ndryshimeve kushtetuese dhe të aksionit opozitar në parlament dhe mos harroni në përballjen e përditshme me Edi Ramën. Ky është prioriteti kryesor i PD i demokratëve dhe i imi si kryetar i saj. Sigurisht që ka bërë edhe një zgjedhje për të mos hapur një front të dytë me luftën brenda llojit sic bëri Berisha, për të mos cuar një rrëke tjetër uji në mullirin e Edi Ramës, sic po bën SAli Berisha. Nuk mund mos ta them që ka patur edhe një arsye vetjake. Unë kam patur një marrëdhënie të ngushtë me Sali Berishën dhe duhet ta them se jam stepur nga sulmet e pacipta nga spekulimet e gënjeshtrat që ka hedhur. Por sic më ka thënë një demokrat i vjetër ‘ që ta njohësh plotësisht Sali Berishën duhet ta kesh përballë, dhe unë kam patur një fasho para syve. Sot nuk e kam më. Sa i përket foltores. Ka rrëke të ndryshme njerëzis

Pyetje: Në vazhdim të ketij perceptimi dhe të pretendimeve të zotit Berisha, ky vendim sipas tij dhe nje pjesë te opinionit publik që e mbështesin është marrë nga Departamenti i Shtetit i lobuar nga multimiliarderi George Soros dhe kryeministri Rama për të fragmentizuar opozitën në Shqipëri dhe për ta dobësuar atë. Në planin afatshkurtër kjo po duket PD-ja sot është e përçarë. Ju si do t’i përgjigjeshit këtij perceptimi.
Lulzim Basha: Edhe njëherë vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një vendim që nuk e komentoj ndërsa qëndrimet e zyrtarëve të dy partive kryesore kanë qenë në unison. Për Shqipërinë në fokusin e tyre është dhënia fund e pandëshkueshmërisë dhe nuk ka patur asnjë qëndrim ndryshe nga ata zyrtarë të lartë, senatorë, kongresmenë republikanë në raport edhe me shpalljen e zotit Berisha non grata. Nuk e di se cilit qëndrim i referohet zoti Berisha ku shprehet se ka qëndrime të ndryshme. Sepse qëndrimet zyratare të përfaqësuesve zyrtarë të Kongresit të Senatit dhe të administratës amerikanë kanë qenë në unison.
Pyetje: Zoti Basha, ju ndërmorët një vendim për ta pezulluar liderin historik të Partisë Demokratike Sali Berisha me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ka një perceptim të gjerë në opinionin publik se politika e Departamentit të Shtetit kanë qenë në favor të kryeministrit Rama, i cili i ka zgjeruar pushtet e tij, duke nisur nga pushteti lokal dhe reforma në drejtësi. Si do i komentoni këto zëra?

Basha: Së pari unë nuk e komentoj vendimin e SHBA-ve. Së dyti, di t’ju them siç e keni pasqyruar gjatë gjithë kësaj kohe, kam komunikuar dhe kam vizituar nga një numër i lartë zyrtarësh të Senatit dhe kongresit dhe senatit amerikan, përfaqësues të të dy partive kryesore, partisë në pushtet dhe partisë Republikane, dhe kam konstatuar se ka një qëndrim në unison, s’ka asnjë dallim mes dy forcave politike sa i takon qëndrimit të SHBA ndaj pandëshkueshmërisë. S’kam konstatuar asnjë qëndrim ndryshe sa i takon hapit të marrë në raport me shpalljen non-grata të Berishës.
: Pyetje: Në librin tuaj Misioni im ju e keni kundërshtuar konceptin e vrasjes së babait. Madje keni shtjelluar më tej se kjo nuk është në traditën partive të djathta vrasja e babait, por është një akt i partive të majta. Në fakt akti që ju morët me zotin Berisha me pezullimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike a nuk është një vrasje e babait tuaj politik? Dhe si do t’i përgjigjeshit akuzave të zotit Berisha në planin personal që ju jeni besëprerë me këtë akt?
Lulzim Basha: Nëse ka një njeri në pozitat e një drejtuesi partie që nderon trashëgimi politike dhe respekton pasardhësin në gjirin e Partive Popullore Evropiane apo kudo në planet ky jam unë. E kam treguar këtë duke treguar vlerat më të mira konservatore dhe traditën më të mirë të konservatorizmit shqiptar dhe konservatorizmit politik. E kam bërë në nderim të gjërave pozitive që Sali Berisha dhe ekipi i tij pjesë e të cilit kam qenë edhe unë ka bërë për Shqipërinë. Sigurisht duke tejkaluar edhe pjesët negative për të cilën kemi paguar koston tonë sa herë që jemi votuar nga shqiptarët për të dalur në opozitë. Kam vazhduar ta bëj këtë edhe kur kishte thirrje publike për linçimin e tij. Dhe e kam bërë edhe në momentin kur Shtetet e Bshkuara të Amerikës kanë bërë presionin maksimal për largimin e tij nga Partia Demokratike dhe largimin e tij nga parlamenti duke vendosur pezullimin e tij nga Grupi Parlamentar pa e larguar as nga Partia Demokratike, as nga parlamenti deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Shtete e Bashkuara të Amerikës, me partnerin strategjik të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë. Kjo besoj se e shpjegon fare qartë qëndrimin tim, qëndrim që më mirë se kushdo e ka patur të qartë Sali Bashrisha qëndrimet e të cilit ndryshojnë si nata me ditën, si e bardha me të zezën. Deri para 9 shtatorit isha lideri më i mirë i Partisë Demokratike. Ndonjëherë ka tejkaluar edhe vetën e tij në atë moment. Isha kandidati më i mirë për kryeministër, isha njeriu që në jetën time kisha realizuar gjëra që Edi Ramës do i duheshin 3 jetë për t’i realizuar. Çfarë ndryshoi pas 9 shtatorit? Qëndrimi im si kryetar i Partisë Demokratike në interesin më të mirë të demokratëve dhe në interes të të nesërmes së Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë për të pezulluar Sali Berishën. Duke respektuar kështu dhe duke konkretizuar kështu angazhimin e tij që nuk do të përfshinte Partinë Demokratike dhe Grupin Parlamentar në betejën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një vendim që duhet ta merrte vetë siç kam kërkuar që ta merrte vetë. Në momentin që Sali Berisha nuk i qëndroi premtimit të bërë publik që nuk do ta përfshinte Partinë Demokratike dhe as Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike në Betejën me Shtete e Bashkuara të Amerikës përkundrazi nis një betejë ku përfshiu tërësisht Partinë Demokratike. Pa pikë diskutimi që ka qenë minimumi i vendimit që duhej të merrja me përgjegjësitë e mia si kryetar i zgjedhur me një anëtar një votë, me votë plebishitare në respekt të sakrificës së demokratëve. Sa i përket besë prerjes që është një nga sulmet më të ulëta që është bërë nga Sali Berisha këto 2 muaj. Nuk ka patur kurrë një besë midis meje dhe Sali Berishës për t’i rënë me shkelm sakrificës së demokratëve nëse cenohej interesi i njërit apo i tjetrit, për të mbrojtur shpinën e njërit apo të tjetrit. Jo! Me Sali Berishën na ka lidhur një tjetër besë nëse mund ta them këtë. Që ai ka ditur ta vlerësojë edhe publikisht. Besa e vlerave euroatlantike që na çoi dhe e çoi Shqipërinë në NATO, besa e interesit kombëtar për pavarësinë e Kosovës de njohjes së saj ndërkombëtare. Besa për interesat më të mira të shqiptarëve që nga heqja e vizave, tek ndërtimi i infrastrukturës moderne. Kjo ka qenë besa nëse mund ta quajmë besën që kemi lidhur me njëri-tjetrin dhe jo t’i binim me shkelm sakrificës së demokratëve nëse cenoheshin interesat personale të tij apo të miat. Kjo është e vërteta dhe gjithçka tjetër është një spekulim i pastër për të mbrojtur hallet personale të Sali Berishës.