Lulzim Basha : Nuk kam asnjë përballje me Berishën, ai e ka me SHBA-në.

Basha në ABC: Vendimi që mora ishte i drejtë, por nuk pështy mbi Berishën

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme në një intervgistë ekskluzive në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu se nuk pendohet për vendimin që mori për pezullimin e Sali Berishës nga grupi i PD-së, pasi SHBA e shpalli “non grata”.

“Nëse i referoheni vendimit të DASH, qëndrimi im mbetet i njëjtë dhe nuk duhet askush nga demokratët ta komentojë. Sesi jemi ndjejë e kemi bërë të qartë. Vendimi është marrë pas një serie ngjarjesh dhe njihen qëndrimet e SHBA pas shpalljes së Berishës “non grata” dhe pozitës që u vendos PD.

Ajo që kam thënë është formuluar me kujdesin maksimal, bindja ime, interesi as i Berishës dhe as Bashës nuk do të prevalojë mbi interesat e demokratëve dhe dua ta them, interesat e PD-së që është alternativa e vetme e këtij pushteti të korruptuar.

Bindja im në lidhje me vendimin që kam marrë është që kam marrë vendimin më të vështirë por vendimin më të drejtë. Do të ishte më e lehtë të merrja vendime të tjera, por do të shkonin në dëm të PD-së dhe demokratëve dhe do të ishin më rënduese për Berishën” tha ai.

Por cila është bindja e tij, a ka kryer korrupsion Sali Berisha, ashtu sikur e akuzon SHBA? “Unë nuk kam ndërmend të pështyu mbi asgjë të 16 viteve bashkëpunim me Berishën. Kemi pasur arritje të jashtëzakonshme për Shqipërinë, edhe problemet dhe gabimet tona” tha ai në ABC.

 

Ka kërkuar prova për Berishën “Non Grata”? Basha: S’do komentoj vendimin e DASH

I vendosur të mos komentojë vendimin e DASH mbi Sali Berishën është treguar kreu i PD Lulzim Basha në një intervistë në Radarin Informativ në ABC me gazetaren Jonida Shehu. I pyetur nëse i beson akuzat e DASH i cili e shpalli Berishën “non grata” për minim të demokracisë, Basha tha se nuk ka ndërmend të pështyjë në bashkëpunimin me ish-kryeministrin kaq vite.

“Kemi patur problemet tona… gabimet tona. S’kam ndërmend të pështyj në kaq vite bashkëpunim, ka ndryshuar domosdoshmëria e ruajtjes së raportit me partnerin strategjik SHBA. Çdo ditë e jona është e mbushur me arritje dhe probleme”.

Pavarësisht se ishte ai që e mori vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD pikërisht sepse ia kërkoi SHBA, Basha nuk u përgjigj nëse ka kërkuar të shohë prova për shpalljen e tij “Non Grata”, por deklaroi se e ka marrë vendimin e tij, mbi vendimin e amerikanëve.

“Asgjë që ka të bëjë me vendimin s’mund të jenë pjesë e komenteve të mia. Sa i takon vendimit janë pyetje që duhet tja drejtojë atyre që e kanë shpallur vendimin dhe jo kryetarit të PD. Kam marrë një vendim mbi një komunikim të vazhdueshëm me zyrtarë të qeverisë amerikane, por s’kam ndërmend të komentoj këtë vendim aq më tepër vendimet mbi atë vendim që janë marrë. Përgjegjësia e PD është të përballet me regjimin dhe jo të qëndrojë me lakun që na i lidh këmbët. Që nga shpallja non grata dhe deri te qëndrimet e qeverisë amerikane, janë faktet aty, janë qëndrimet, mbi këto qëndrime kryetari i pd duhet të merrte vendimin që është marrë”.

Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli person të padëshiruar ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, me akuzat se ka minuar demokracinë në vend

A është gati të përballet me Saliun? Basha në ABC: Rama, Meta dhe sebepi i Berishës

Në Dhjetor PD do të ketë dy Kuvende në 11 të thirrur nga Sali Berisha dhe në 18 është ai që ka njoftuar Lulzim Basha ku sipas të gjitha gjasave do të përjashtojë ish-kryeministrin nga partia. Por cfarë do të bëjë Lulzim Basha nëse Sali Berisha do t’i shkojë në Kuvendin e 18 Dhjetorit? Mbrëmjen e sotme i ftuar në “Radarin Informativ” në ABC, lideri i PD-së tha se “Kuvendi i datës 18 ka një rend ditë të përcaktuar”.

Gazetarja Jonida Shehu ngulmoi duke e pyetur nëse kjo do të thotë se nuk është gati për një përballje me Sali Berishën, por Lulzim Basha e injoroi liderin historik të së djathtës. “Po ju përgjigjem. Unë nuk kam asnjë përballje me Berishën, as ai me mua, e ka me SHBA-në.

Është një fasadë, sebep që po i sjell kosto PD-së dhe demokratëve. Me borën e parë janë bllokuar rrugët, pensionistët nuk kanë lekë, shqiptarët duan të largohen dhe ne kemi dy muaj me e “lagu se lagu”.

Ky është një sensacion mediatik i shpikur për t’i ikur problemeve reale të shqiptarëve. Unë mendoj se ky është një sebep për t’ju mbivendosur problemeve të shqiptarëve. Detyra e një politikani të përgjegjshëm, marr guximin të them se shumicës së shqiptarëve nuk ju bëhet vonë për debatin tonë të brendshëm, problemi është a do të kenë para të mbyllin muajin. PD në drejtimin tim ka tendosur frontin opozitar” tha ai.

Por kujt i intereson mbetja në këtë gjendje të Shqipërisë? Lulzim Basha ka tre emra, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama, “Trekëndëshi i Bermudës”. “Karuseli politik 30-vjeçar me të njëjtat karaktere.

Së dyti interesat e oligarkisë, pasuria e të cilëve nuk ka lidhje me tregun e lirë, por qeveri-klientelizëm dhe faktori i tretë krimi i organizuar. Këta e duan ta mbajnë Shqipërinë këtu, të rrimë në këtë debat dhe të mos flasim për hallet e shqiptarëve.

Duke qenë i vetëdijshëm për këtë, është përgjegjësia ime të orientoj fuqinë time te problemet reale të shqiptarëve dhe jo hallet personale as të Berishës, as Metës dhe as Edi Ramës. Secili prej tyre do të investojë për të kundërtën dhe do të investojë për të kundërtën” tha a

 

M’u ul në gjunjë”, Basha: Meta gënjen, s’i kërkova anulimin e zgjedhjeve, na shkatërroi në zgjedhje

“Mashtrime”, i ka quajtur Lulzim Basha deklaratat e Ilir Metës i cili tha se kreu i PD i është ulur në gjunjë që të anulonte zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019.  Basha i bëri thirrje Metës të thotë të vërtetën se kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve.

“Janë mashtrime dhe gënjeshtra. Meta e di shumë mirë kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Jam në dijeni, por është në nderin e tij të mos gënjejë dhe të thotë të vërtetën. S’jam zëdhënësi i Metës të them kush ia kërkoi… është në nderin e tij të thotë se kush ia ka kërkuar”, tha Basha.

Përfshirja e Metës në fushatë sipas Bashës ishte shkatërrimtare për LSI dhe me kosto për PD. Duke theksuar se nuk ka hapur “front lufte” me Metën, kre3u i PD u shpreh se përplasjet e fundit me të kanë ardhur pasi ka vendosur të thotë të vërtetat, “troç”.

“S’kam hapur front me Metën. Jam pyetur për episode të caktuara dhe kam thënë mendimin tim, gjërat që kam thënë me diplomaci dikur, do i them troç tani. Është e pamohueshme në PD dhe LSI që futja e Metës në fushatë, mënyra si u fut në fushatë, ishte shkatërrimtare për fushatën e LSI dhe me kosto për PD”, deklaroi kreu i PD.

Pavarësisht se ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar largimin e tij nga drejtimi i PD, Basha nuk e quan atë kundërshtar të tij. Të gjithë këtë situatë të krijuar në PD pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar, Basha thotë se ish-kryeministri po e përdor për interesa personale. Armik të vetëm të tij, Basha ka quajtur kryeministrin Edi Rama.

“Duke qenë i vetëdijshëm për këtë, duke patur përgjegjësinë si kryetar i demokratëve është përgjegjësia ime të orientoj aksionin te problemet reale të shqiptarëve. Berisha s’është kundërshtari im dhe s’do ishte në këtë pozitë. S’ka qenë ndonjëherë dhe nuk është kundërshtari im. Është sebep për ta përdorur PD për interesa personale dhe në dëm të interesave të demokratëve. Rama padiskutim është kundërshtari i Shqipërisë i të ardhmes europiane. E vërteta e vetme është se Shqipëria është vendi më i korruptuar, i inkriminuar, i varfër, me nivel të papunësisë”, shtoi Basha.

Basha Një kryetar duhet të japë dorëheqjen nëse humb një palë zgjedhje të lira

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar në ABC përballë gazetares Jonida Shehu se që një kryetar të japë dorëheqjen duhet të humbë një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë pikë Basha deklaroi se zgjedhjet nga të cilat PD mbeti në opozitë nuk kanë qenë në kushtet e barazisë. Ai u shpreh se një kryetar që ka dhënë dorëheqjen nuk duhet të futet më në garë për postin e kreut të partisë, ndërsa shtoi se dorëheqja në kushtet ku është ai sot, do kishte qenë akt burracak.

“Detyra ime jo vetëm si kryetar i opozitës por edhe si brez i ri në politikë është të flas për fundin e tranzicionit. Ky mentalitet duhet të marrë fund. Jam i bindur që një kryetar që jep dorëheqjen nuk duhet të garojë më. Sepse kur jep dorëheqjen nuk është një fjalë goje. Kthimi prapë është akt mashtrimi publik. Dorëheqje pa kthim po. Statutin nuk e vendos unë por Kuvendi. Kuvendi ka vendosur që kjo të mos jetë në statut. Mendimi im është ky. Një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme duhet të humbë një kryetar që të duhet të japë dorëheqjen.

Nëse ka zgjedhje të lira dhe të ndershme apo nëse je vetë në qeveri dhe i humb ato zgjedhje pa diskutim duhet të japësh dorëheqjen. Zgjedhjet nuk i jep tregu, lagja, të rinjtë që largohen nga vendi, dëshpërimi, kriza ekonomike. Kur në raportin e ODHIR thuhet se shteti nuk garanton lirinë e votës a mund të flasim për zgjedhje të lira. Është drama për të cilën sot po paguajnë faturën familjet shqiptare. Me këtë përgjegjësi po ju them sot se nëse nuk do kisha konstatuar masakrën zgjedhore, vendimi im do ishte dorëheqja, Në kushtet ku jemi ne dorëheqja do ishte akt burracak”, deklaroi Lulzim Basha.

Kreu i PD theksoi se denoncimet e tij ndaj Suel Çelës datojnë që nga viti 2015 e deri në zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas tij ai bashkë me elementë të tjerë në Elbasan janë ekzekutorë të masakrës zgjedhore. Basha u shpreh se demokratët këta elementë janë përfshirë deri në pengmarrjen e krerëve të grup seksioneve të PD në Elbasan për të ushtruar presion ndaj tyre.

“PD ka një mënyrë të qartë të përcaktuar me rregulla të shkruara që për ironi të fatit të janë të firmosura nga ish-kryetari Berisha dhe rifirmosura nga ish-sekretari Ridvan Bode. Përdorimi i demokratëve si mish për top i turpëron të gjithë. Në momentin kur PD ka Kuvend më 18 Dhjetor gjithçka tjetër ka humbur relevancën. Nëse ¼ e delegatëve do të kërkonin Kuvendin në mënyrë statutore nuk do ishim futur fare në këtë debat. Paloka dhe Berisha thonë se i paskan penguar të tretët. Unë nuk i besoj këto. Unë besoj që rruga që kanë ndjekur nuk i kanë dhënë rezultatin e dëshiruar. Faktorë të krimit të organizuar por edhe kundërshtari ynë politik është investuar që diçka të nisur nga Berisha të përdorë për interesat personale.

Denoncimet e mia ndaj Suel Çelës datojnë që nga viti 2015. Kam thënë që kurrë nuk mund ta besoj. Suel Çelën e kam përmendur që nga 2015 deri te presionet para 25 prillit. Këta janë ushtarët e Edi Ramës. Janë autorë dhe ekzekutorë të masakrës zgjedhore. Kam thënë që është në nderin e Berishës të distancohet tani që faktet janë bërë publike. Që demokratët, që gjithë Elbasani e ka marrë vesh. Janë përfshirë në marrjen peng deri në krerët e grup seksioneve në kullën e tij te tregu”, u shpreh kreu i PD.

Berisha s’më kërkoi dorëheqjen, shpik si bolshevikët

Lulzim Basha rrëzoi pretendimet e Sali Berishës se i ka kërkuar dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të 2017-tës. “Jo, nuk është i vërtete si shumica për fat të keq të gjërave dhe në kuadër të asaj që ju thash më përpara është mentaliteti i vjetër, mentaliteti i regjimit që kemi lënë pas dhe pastaj i kundër reagimit.

Se nuk dua ta mbaroj me është e vërtetë, s’është e vërtetë se besoj nuk më keni thirrur për kaq. E rëndësishme është që ti përcjellim dicka tjetër qytetarëve. Kjo kulturë duhet të marrë fund ne jemi bashkë, kalojmë mirë deri në momentin që ti apo unë vërej dicka dhe pastaj shpik gjëra të paqena, kjo është pjesë e kulturës Bolshevike, kjo duhet të marrë fund.

Detyra ime jo vetëm si kryetar i opozitës por dhe si brez i ri në politikë është, kur flas për fundin e tranzicionit flas për fundin e kësaj kulture, sa kohë të kam në krahë je më i miri sa kohë të kam në krah Edi Ramës i duhen tre jetë për të bërë atë që ka bërë Lulzim Basha, në momentin që më cenon interesin tim personal shpik një gjë të re cdo ditë” tha ai.

Në Kuvendin e datës 18 Dhjetor, Lulzim Basha u la një derë hapur kritikëve të tij që janë bashkuar me aksionin e udhëhequr nga Sali Berisha. “Ne jo vetëm jemi treguar të hapur, unë, kryesia dhe kryetarët e degëve, por edhe i kemi ftuar për të hartuar rendin e ditës.

Sa i takon datës 11 ka pasur një afat, sa i përket datës 18 ka pasur një afat, 30 ditë përpara mbledhjes duhet të finalizohet. Zëri i demokratëve duhet të dëgjohet, por së pari duhet të hiqet dorë nga një kulturë e vjetër. Cdo kush që dëshiron që të kontribuojë, kontribuon edhe në Kuvend.

PD i ka dhe ka pasur hapësirat për këdo” tha ai. Kjo do të thotë se është e hapur mundësia të shtohen pikat e diskutimit të Kuvendit të datës 18 Dhjetor? “Jo vetëm kaq, por Kuvendi i PD është i hapur për të gjithë ata që mendojnë ndryshe” tha Basha