Lulzim Basha mbledh kryebashkiakët e djathtë në selinë blu

Kreu i opoiztës, Lulzim Basha ka thirrur në një takim urgjent krerët e bashkive nga mbarë vendi që drejtohen nga përfaqësuesit e opozitës.

Ky takim i cili do të nis në orën 11:00 të ditës së sotme në selinë e PD-së, vjen në një periudhë kur procesi i numërimit të votave po shkonn drejt fundit edhe në bashkitë ku vijon numërimi, ndërkohë vlen të theksohet se mospjesmarrja e opozitës në këto zgjedhje, ka bërë që të gjtha bashkitë e vendit të fitohen nga mazhoranca.

Në takim pritet të diskutohet për aksionin opozitar si dhe qëndrimet që do të mbahen në ditët në vijim. Gjithashtu, pritet të vendoset edhe rreth qëndrimit që do të mbajnë kryebashkiakët aktual të opozitës sa i përket rrotacionit në pushtetin vendor dhe si do të reagojnë për marrjen e detyrës nga të zgjedhurit e rinj.

Ndërkohë po në orë 11:00 Kreu i Shtetit Ilir Meta ka njoftuar një deklaratë për shtyp me të cilën ka bërë të ditur se do të propozojë zgjidhjet për daljen nga kriza politike.