Lulzim Basha kujton zgjedhjet e marsit ’92 “: Kishim në krah SHBA,na shpëtuan nga komunizmi .

 

Në ceremoninë e “8 dhjetorit”, Lulzim Basha ka kujtuar zgjedhjet e marsit të vitit 1992’ ku SHBA doli në krah të PD-së duke “shpëtuar” demokracinë në vendin tonë.

Basha theksoi se pas 30 vitesh partia në pushtet manipuloi zgjedhjet njësoj si regjimi komunist në vitin 1991.

“Vazhdojmë ta paguajmë, sepse ne e dimë se ndryshe nga cdo vend tjetër komunist, zgjedhjet e 1991 komunizmi arriti t’i merrte, me dhunë. Të mos harrojmë se në krahun e PD në mënyrë unike të vinin SHBA, që të mundnin komunizmin shqiptar në marsin e 1992 dhe të fillonim rrugën e ndryshimit. Kjo rrugë ka njohur arritje të patjetërsueshme, dhe nuk ka forcë t’i tjetërsojë ato. Carja e izolimit, kthimi i Shqipërisë në një vend që nuk ngryset me frikën nëse kufijtë do t’i ketë të dhunuara, futja në NATO, e shumë e shumë të tjera, mbajnë vulën e PD. Për këto duhet të jemi krenarë.

Kjo pasojë e asaj diktature sot është më e tmerrshme se kurrë, është pasojë e një regjimi të ri, që me forma shumë më të sofistikuara njësoj i shtyp liritë, lirinë ekonomike, të shprehjes, të mendimit, barazinë para ligjit. Është pasojë e këtij regjimi që Shqipëria po zbrazet si asnjëherë, me ritmet ndoshta të vitit 1990. Është regjimi që ka vrarë zgjedhjet, votën e lirë, duke çuar në vdekje klinike demokracinë. Ne e dimë se detyra jonë kryesore është të përballemi me këtë regjim. E vërtetë është që zgjedhjet e ’91-shit i manipuloi regjimi komunist”, tha Basha.