Lulzim Basha : Koha e Sali Berishës ka mabruar .

Kryetari i PD Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat në hyrje të selisë blu, në prag të takimit me kryesin e grupit parlamentar demokrat.

Kryedemokrati tha se kjo gjë duhet të ndalonte dhe theksoi se PD nuk mund të kthehej në një bunker për interesa personale të Sali Berishës dhe shtoi se ish kryeministri ishte kthyer në një tub oskigjeni për kryeminstrin aktual Edi Rama. Basha u shpreh i vendosur për “ta këputur” këtë tub oskigjeni që sipas tij i shërbente vetëm regjimit të Edi Ramës.

“Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale. Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës. Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës. Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës” – tha Basha