“Luftuan me pagesë si ushtarët e ISIS”, Nebil Çika ne FAXEWS për portretet e komunisteve në Bulevard: 

Kreu i Shoqatës Antikomuniste në Shqipëri, Nebil Çika than ë studion e lajmeve të Fax News se vendosja e portreteve të disa figurave të sistemit komunist në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është një shpërthim i fuqishëmm dhe një provokim I hapur.

Në kushtet kur vendi ndodhet në varfëri, mori një përgjigje negative për hapjen e negociatave siu dhe ka mungesë të insitucioneve të drejtësisë, sipas Çikës, bëhet propagandë sin ë komunizëm për të harruar gjithë problemet që ka vendi.

Disa nga personat portretet e të cilëve janë varur në Bulevard sipas Çikës janë kriminelë, që kanë kryer krimet nga më mizorët ndërsa përmendi edhe disa prej tyre që sipas tij quhen “Heronj të Popullit” por që kanë rënë në luftën e Spanjës për vendosjen e komunizmit. Sipas tij, këta ‘heronj’ paguheshin nga Jugosllavia njësoj si luftëtarët e ISIS për të luftuar në një vend tjetër e shpallur heronjë në vendin e tyre.

“Fotot në Bulevard janë paradë e krimit komunist. Edhe në kohën kur regjimi komunist ishte në pushtet nuk janë varur në Bulevard kaq shumë foto kriminelësh, dhe duhet thënë se jo të gjithë ata që janë vendosur aty janë të tillë, por fotografitë e disa prej tyre nuk duhet të jenë të varura aty. Është një moment i madh sinqeriteti i qeverisë që ka dalë kaq hapur në mbrojtje të kësaj fryme anti-ligjore.

Mes tyre ka persona që u shkoi gjaku dëm dhe disa të tjerë që kryen krime. Që të merrje titullin “Heroi i Popullit” duhej të ishe komunist. Këta po reklamojnë diçka që vjen nga fryma komuniste. Ka të paktën 9 heronj të luftës që janë vrarë në Spanjë që janë dërguar dhe paguheshin nga Shërbimi Sekret Suvjetik ,kanë shkuar atje për të vendosur regjimin komunist në Spanjë. Këta janë vrarë në ’37 kur mbaroi lufta, dhe i shapallën heronj, këta janë njësoj si të ISIS-it që kanë luftuar dhe janë vrarë pësi janë indoktrinuar. Është e tmerrshme që disa nga ata në vend që të dërgohen në komisionet kundër krimit, vendosen në mes të Buleverdit, janë vrarë në Spanjë dhe ne i shpallim “Heronj të Popullit”.

Një nga krimet më të mëdha është ndalimi i feve, nuk ka ndodhur ky krim në asnjë vend të botës, dhe sot një nga ata që e vendosën këtë gjë është vendosur në Bulevard. Ky është një maskarallëk me viktimat e krimit të komunizmit, është një provokim i hapur. Shqipëria sot po bën përpjekje për tu integruar në BE, por është i vetmi vend që jo vetëm nuk ka dënuar krimet e komunizmit, por vijon të nderojë dhe promovon disa nga figurat që kanë kryer krime gjatë komunizmit. Këta nuk është se kanë hequr dorë nga bindjet komuniste thjeshtë tani kanë një shpërthim. Morën një “Jo” nga BE, është një vend pa institucione demokratike, në krizë ekonomike, dhe përdorin linja ideologjike për të harruar gjithë këto të tjerat”, tha Çika në Fax News.

(.GJ/FAXWEB.A