“Lufta e Berishës për interesat personale”. Basha në Dibër Do ta mbaj PD në krah të SHBA-së dhe SHBA-të në krah të PD-se.

“Lufta e Berishës për interesat personale  Basha ne Dibër : Në vend që t’i mobilizojmë gjithë shqiptarët në betejë, dëgjojmë të njëjtat gënjeshtra që qarkullohen e riqarkullohen nga ata që po luftojnë për karrige

Kreu i PD Lulzim Basha kërkoi që PD të shkëputet nga tranzicioni. Basha kërkoi nga demokratët të bashkohen në betejën me armikun e mirëqënies së shqiptarëve, korrupsionin dhe shkaktarin e këtij korrupsioni Edi Ramën. Kryedemokrati Basha për Berishën u shpreh se vendosi interesin e tij personal mbi interesat e demokratëve.

‘’Ne nuk kishim në dorë asgjë, në vendimin e aleatit tonë strategjik. As mund ta ndikonim, as mund ta ndalonim. Shpallja non grata e Sali Berishës, është një vendim që është marrë nga aleati jonë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju e dini se për muaj me radhë unë kam punuar me të dhe me partnerët tanë strategjik për të gjetur një zgjidhje pikërisht, për t’ia hequr këtë luks Edi Ramës. Por në fund, njeriu që me të vërtet ka bërë shumë për këtë parti, por dhe ka marrë shumë nga kjo parti, vendosi interesin e tij personal mbi interesat e demokratëve dhe ç’është më e keqja mbi interesat e të gjithë shqiptarëve.

Kjo është e vërteta e qartë dhe e qëruar, gjithçka tjetër është gënjeshtër e sido që të serviret, prapë gënjeshtër ngelet.

PD u vendos përpara dy mundësive: Të mbetemi peng i një lufte të brendshme të nisu nga një njeri për interesat e tij personale. Një lufte që do të sakrifikohej interesat e të gjithë demokratëve, që do të zëroj 31 vite sakrificë që nga dita e parë e themelimit, të themeluesve, qëndrestarëve, që do të vërë në rrezik të ardhmen e forcës tonë politike, të familjes tonë politike. Që do të zhbëjë projektet, vizionin, ëndrrën tonë për rininë demokratë dhe rininë shqiptare, apo të zgjedhim të ardhmen?

E pra, ne jemi mbledhur sot vetëm pak ditë pasi Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike u mblodh në tiranë dhe foli qartë përmes delegatëve të Dibrës dhe mbarë Shqipërisë dhe vendosi atë që do të vendoste çdokush, çdo prind për fëmijën e vet, çdo familje për veten e saj dhe familja jonë politike vendosi në këtë Kuvend të Zgjedh Ardhmen. Të zgjedhim të ardhmen do të thotë të shkëputemi nga tranzicioni, të lëmë pas hijet e të shkuarës, të bashkohemi në betejën me armikun e përditshëm të mirëqenies së shqiptarëve, korrupsionin dhe shkaktarin e këtij korrupsioni Edi Ramën dhe qeverisjen e tij.’’

Kreu i PD Basha deklaroi se lufta e Berishës është luks për Ramën. Dhe se në në vend që t’i mobilizojmë gjithë shqiptarët në betejë, dëgjojmë të njëjtat gënjeshtra që qarkullohen e riqarkullohen nga ata që po luftojnë për karrige

‘’Për fat të keq, me vendosjen e interesave personale, mbi interesat e demokratëve dhe mbi interesat e shqiptarëve, ajo që ka ndodhur këto tre muaj dhe ai që e ka shkaktuar po i shërbejnë pikërisht kësaj. E ku ka luks më të madh për Edi Ramën, sesa në një kohë që duhet të shpalosim një betejë frontale kundër tij dhe qeverisë së tij, demokratët të merren me njëri-tjetrin. Ku ka luks më të madh për Edi Ramën sesa në vend që të ushtojë Shqipëria nga protestat për skandalin e inceneratorëve, lartë e poshtë dëgjohen zëra të atyre që vetëm kanë përfituar në kurriz të demokratëve, vetëm kanë përfituar mbi sakrificat e demokratëve dhe pushtetin e marrë mbi sakrificat e tyre dhe që sot janë gati të bëjnë gjithçka për karrige. Ku ka luks më të madh për Edi Ramën, sesa nga mëngjesi deri në darkë si një telenovelë turke pa fund e pa fillim, në vend që të flitet për problemet e shqiptarëve, në vend që t’i mobilizojmë dibranët dhe gjithë shqiptarët në betejë, të dëgjojmë të njëjtat gënjeshtra që qarkullohen e riqarkullohen, e riqarkullohen.’’

Përgjigje i ktheu dhe akuzave të e Berishës:

‘’Nuk mund të ketë dy të vërteta, ose siç e ka thënë vet Sali Berisha, Edi Ramës i duhen 3 jetë për të bërë atë që kam bërë unë me ndihmën e demokratëve, ose unë jam tradhtar dhe besëprerë…

Miqtë e mi, ju e keni parë prej ditës së parë kam vendosur që mos të bëjë simetrinë e t’i përgjigjesha çdo gënjeshtra ashtu siç meritonte t’i përgjigjej. Por sot dy fjalë do t’i them: Nuk mund të ketë dy të vërteta, ose siç e ka thënë vet Sali Berisha, Edi Ramës i duhen 3 jetë për të bërë atë që kam bërë unë me ndihmën e demokratëve, me demokratët, për demokratët dhe për shqiptarët, ose unë jam tradhtar dhe besëprerë.’’

Basha tha se ajo që i ndan këto dy deklarata nga i njëjti person është 9 shtatori.

”9 shtatori është dita kur unë kam vendosur pas muajsh të tërë përpjekjesh, ta ndaj të shkuarën nga e ardhmja. Kam vendosur ta mbaj Partinë Demokratike në krah të SHBA-së dhe SHBA-të në krah të Partisë Demokratike. Kam vendosur pra të mbroj Partinë Demokratike, investimin e demokratëve, të gjithë ju që jeni në këtë sallë , atyre që janë jashtë kësaj salle, dhe të qindra të tjerëve që nuk janë mes nesh sepse janë në emigracion, apo dhe të atyre që nuk jetojnë më por te cilave iu kemi borxh ta mbajmë Partinë Demokratike të fortë, ta mbajmë të madhe, ta mbajmë të bashkuar deh ta bëjmë një orë e më parë drejtuese të fateve të vendit.”