Lufta dixhidale . Balla :Zbardhja e Babales i shërben PD, Saliani : Nuk keni parë gjë akoma…

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me atë që tashmë njihet si çështja “Babale”.
Në një status në twitter, Balla thotë se zbardhja e babale 1 dhe 2 i shërben edhe shpëtimit të PD.
Taulant Balla: Rrallë ka momente në historinë politike, kur fytyra e opozitës si institucion dhe nevojë për një vend, i bie të shpëtohet nga kundërshtari në mazhorancë. Zbardhja e babale1&2 i shërben edhe shpëtimit të PD.
Por nuk ka vonur shume dhe deputeti i PD, Ervin Salianji i përgjigjet Taulant Ballës . Deputeti demokrat duke ironizuar me një shprehje të kryeministrit Rama tha se “nuk keni parë gjë akoma”.
Ervin Salianji: Për të mbuluar përfshirjet e tua Taulant, Edi Ramës do i duheshin 5 vjet, jo 5 muaj, si në rastin e vëllait Agron, për të falsifikuar e prishur provat. Ti nga “furra” jote për 6 ditë nxorre tabulate telefonike “të skaduara”, por ato nuk bindin dot as miqtë e tu të krimit!
Sot eshte dita për të thënë, nuk keni parë gjë akoma…