Luan Baçi: Rama do të largohet vetem  me forcën e sovranit!

 

Anëtarësimet e reja në Partinë Demokratike Dega Fier vazhdojnë ndërsa në takimet e fundit që u zhvilluan në Lagjen 8 Shkurti dhe Mbyet, qytetarët shprehen qartë se përgjegjësi kryesor për mosçeljen e negociatave, Kryeministri Edi Rama, mund edhe të mos jep dorëheqje por ai do të përballet me protesta mbarëpopullore dhe do largohet me forcën e sovranit.

“Mos çelja e negociatave me Shqipërinë ka vetëm një përgjegjës. Ai është Edi Rama, Kryeministri i papërgjegjshëm, Qeveri e lidhur me krimin, Qeveri që punon dhe bën ligje për oligarkët e lidhur me Kryeministrin,” thekson Partia Demokratike Dega Fier pas takimeve me qytetarët duke konstatuar se kemi të bëjmë me një Kryeministër që nuk njeh, përgjegjësi, nuk merr përgjegjësi, nuk kupton, nuk reagon.

Ndërkohë Kryetari i Partisë Demokratike Dega Fier, Luan Baçi, duke transmetuar dhe gatishmërinë e qytetarëve gjatë takimeve të zhvilluara thekson se ka vetëm një rrugë për të ndryshuar Shqipërinë:

“Largimi i këtij Kryeministri bëhet vetëm me protesta të fuqishme mbarë popullore. Ne kemi treguar se dimë, të organizojmë dhe drejtojmë. Qytetarët na mbështesin, ata janë me ne. Me PD dhe Lulzim Bashën Shqipëria do të bëhet pjesë e Europës. Rama duhet të jap dorëheqje, por ai, këtë nuk e bën vetë. Ne do ta detyrojmë me forcën e pandalshme të sovranit.”