LU DI SHQIP,POR NUK NJEH SHQIPTARËT.

Nga Agim Xhafka

U bë zakon nën rregjimin e Ramës që sa herë bën opozita protestë ambasadori Lu kërkon nga amerikanët mos afrohen tek sheshi ku grumbullohen njerëzit. Duke nënkuptuar se diç e keqe do ndodhë atje.
Ky paralajmërim merret dhe si frikēsim,edhe si mbështetje për qeverinë,por edhe si shërbim ndaj Ramës.
Ka pasur plot protesta që nuk kam marrë pjesë se kam qënë në USA. Por nesër do jem te sheshi edhe me porosi të dhjetra shqiptaro-amerikanëve. Se kjo qeveri ka kaluar kufijtë e saj dhe po rrëmben gjithë pushtetet. Se është pjellë e votave të blera,se po e shet pasurinë e atdheut te miqtë e vet,se ka gllabëruar qindra milionë me koncesione,se vrasësit i bëri deputetë,se ministrin e brendshëm e kapën me drogë në duar .
Ndaj nesër unë do jem atje,se ia vlen. Protesta është mësim që ma ka dhënë Amerika.Ndaj ajo është e para. Se proteston e proteston pa pushim.
Për amerikanët mos u shqetëso. Se ti zoti Lu di shqip,por shqiptarët nuk i njeh. Ata prej vitesh në zemër kanë bërë bashkë Shqipërinë dhe Amerikën,dyshe miqësore si dy kokat e shqiponjës. Nga që ajo në ditët e vështira u gjend në anën tonë.
Eja dhe ti nesër e provo se sa vota ka vjedhur miku yt. Eja e shih sa dashuri ka ajo masë njerēzish të vuajtur,por atdhedashës e progresistēsh. Të presim. Mos harro,unë ora 11, ti ora 12.