Llalla për WSJ: Lu mashtroi Tillersonin, sjam i korruptuar

Pas bllokimit të vizës amerikane për të dhe familjen e tij, ish Prokurori i Përgjithshëm i është kundërpërgjigjur ambasadorit amerikan, Donald Lu nga Wall Street Journal.

Llalla e akuzon ambasadorin se e ka gënjyer Departamentin Amerikan të Shtetit, në lidhje me veprimtarinë e tij.

“Ai (Adriatik Llalla) mohoi çdo akuzë për korrupsion, përmes një emaili ku iu përgjigj pyetjeve me shkrim, duke thënë se nuk ka asnjë hetim për të nga autoritetet shqiptare.

Bllokimi i vizës për të dhe familjen e tij është pasojë e një armiqësie mes tij dhe Donald Lu, thotë Llalla.

“Jam i sigurtë se vendimi është marrë bazuar në keqinformimin e dhënë për personin tim nga ambasadori Donald Lu për Departamentin e Shtetit” tha ai” shkruan Wall Street Journal.

Por një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha të premten se departamenti “ka informacione të besueshme që Z. Llalla është i përfshirë në korrupsion gjatë mandatit të tij”. Pas këtij reagimi, departamenti nuk bëri komente të tjera.”

Gazetari i Wall Street Journal, Samuel Rubenfeld shkruan se Llalla dhe Lu janë përplasur për reformën në drejtësi, duke kujtuar këtu se pasuesja e Llallës (Arta Marku) u zgjodh mes bombave tymuese në parlament.

Llalla ka thënë për Wall Street Journal se ai nuk di çfarë provash për korrupsion ka ShBA për të, por ai ka fajësuar Donal Lu duke thënë se “keqinformoi dhe keqinformoi me qëllim”.

“Ai më ka ofenduar mua dhe familjen time dhe të gjithë trupën gjyqësore dhe të prokurorëve, duke na trajtuar i kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht” ka thënë Adriatik Llalla për WSJ.

 

Artikulli i plotë në Wall Street Jornual

Departamenti i Shtetit të SHBA i ndaloi hyrjen në SHBA ish-prokurorit të përgjithshëm shqiptar, duke aluduar se ai ishte përfshirë në afera të dukshme korruptive. Adriatik Llalla, gruaja dhe dy femijët e tij u ndaluan të hyjnë në SHBA në përputhje me ligjin e vitit 2017, i cili autorizon Departamentin e Shtetit të vendosë ndalimin e vizave për zyrtarët qeveritare të cilët zbulohen se janë “përfshirë në afera të dukshme korruptive ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.” Ligji autorizon ndalimin e vizave edhe për anëtaret e familjes të këtyre zyrtareve. Z. Llalla ka sherbyer si prokuror i përgjithshëm i Shqipërisë nga dhjetori 2012 deri djetor 2017.

Ditën e enjte, në një email në përgjigje të pyetjeve me shkrim, ai mohoi cdo akuzë për korrupsion, duke thënë se nuk ka qenë kurrë nën hetim nga autoritetet shqiptare. Ai tha se ndalimi i hyrjes në SHBA për të dhe familjen e tij është produkt i një konflikti me ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu.

“Unë jam i sigurtë se ky është një vendim i bazuar në keqinformimin mbi personin tim nga ana e ambasadorit Lu në Departamentin e Shtetit”, tha ai.

Njoftimi i SHBA u bë i njohur në një deklaratë të shkurter postuar të merkurën në mbremje; njoftimi nuk specifikonte aktet e korrupsionit për të cilat ai akuzohet. Një zëdhënëse e DASH-it tha të Premten në një email se departamenti “ka informacion të besueshem se z. Llalla është i përfshirë në raste të dukshme korrupsioni gjatë ushtrimit të detyres së tij” në këtë pozicion. Ajo refuzoi komente të mëtejshme.

Zotërinjte Llalla dhe Lu janë përballur për çështjen e reformës në drejtësi, një nga problemet e rëndësishme në përpjekjet e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së. Reforma u miratua në vitin 2016, por zbatimi i saj ka qenë i vështirë, me tymuese të hedhura në Parlament pas votimit për zëvendësuesin e përkohshëm të z. Llalla.

Zoti Lu akuzoi zotin Llalla neë fillim të 2017 se ishte shprehur kundër reformës; dhe z. Llalla i quajti komentet një perpjekje për të manipuluar opinionin publik. Konflikti u përshkallëzua. Në atë kohë ambasada amerikane revokoi vizat e udhëtimit të disa gjyqtareve dhe prokurorëve shqiptare pa publikuar emrat e tyre, duke bërë të ditur “abuzimin flagrant të vizës zyrtare” nga ana e një prokurori të lartë dhe bashkëshortes së tij.

z. Llalla shpjegoi se vizat e tij dhe të bashkëshortes ju revokuan vitin e shkuar për arsye së bashkëshortja udhëtoi në SHBA me një pashaportë diplomatike për shkak të problemeve shëndetësore. Gjatë periudhes së udhëtimit ajo ishte shtatzënë dhe lindi në SHBA. Z. Llalla tha se pas kësaj i qe bërë e njohur nga z. Lu se zyrtarët nuk mund të përdorin viza diplomatike për vizita private.

Z. Llalla tha se ai nuk e di cfarë provash për korrupsion ka për të SHBA, por ai bën fajtor zotin Lu për këtë çështje, duke u shprehur se z. Lu “ka keqinformuar dhe keqinformon me qëllim”.

“ Ai më ka fyer mua, familjen time dhe gjithe trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve duke na trajtuar si kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalish