Lirojini “Habilajt” Prokuror..

Nga Basir Çollaku

Habilaj eshte arrestuar ne Itali, Armand Kocerri, Nazer Seitaj, etj ne Shqiperi. Ne kete grup te quajtur “Habilaj” nga Prokuroria per Krime te Renda, eshte akuzuar zyrtarisht edhe Sajmir Tahiri, sipas materialeve hetimore pjesa me e madhe e ardhur nga Katania, nga antimafia. Prokuroria thote ne materialet tashme vendime gjykate per vlersime masash arresti, se Tahiri ka bashkepunuar me kete grup te strukturuar kriminal te trafikut te droges. Pra ka te njejtin status me Nazer Seitajn e shume te tjere qe jane ne qeli. Tahiri nuk perfundoi me bashkepuntoret para drejtesise sepse e mbrojti Edi Rama dhe PS duke mbrojtur Edi Ramen dhe historine qe plas nga dosja. Ngutja e Prokurorise dhe perfshirja e saj ne vallle politike degrado procesin dhe e demtoi seriozisht. Prokuroria erdhi me kerkese ne Parlament dhe kerkoi arrestimin e Sajmir Tahirit ndersa mazhoranca ia rrezoi kerkesen. Akuza pretendonte dhe pretendon se ka prova ku e mbeshtet kerkesen e saj. Kuvendi dha autorizim nga halli publik me fort, nder te tjera per te ndaluar largimin e Tahirit nga Shqiperia. Prokuroria nuk e beri kerkesen ne gjykate as vete nuk mori vendim. Nese e ka bere dhe Tahiri e ka shkelur vendimin atehere mund te kerkoje mase sigurie. Por me sjelljen ndaj Tahirit prokuroria ka deshmur trembje. Keshtu me mire te liroje Habilajt, Seitin, Kocerrin, sepse ler shefin te gjezdise e talle e kercenoje Prokurorine, e ushtaret brenda ne qeli lajmeron deshtimin e hetimit krejt shemtuar..sepse milionat tej imagjinates, qe jane paguar lart sic thone te arrestuarit diku kane bere fort pune…