Lirohen të arrestuarit e protestës së opozitës

 

Protestuesit e datës 5 mars të cilët u mblodhën para parlamentit, janë liruar pasi u arrestuan nga policia për kundërshtim të punonjësit të policisë, goditje me mjete të forta e lëndë plasëse, gurë, shkopinj dhe fishekzjarre. Pas seancës gjyqësore që zgjati për rreth 4 orë, te aresturit u mbrijten ng av Artan Murrizi

Gjykata e Tiranës liroi të gjithë të arrestuarit e protestës së 5 marsit me arsyetimin e se nuk ka prova bindëse. Protestuesit e arrestuar të cilët i janë rikthyer lirisë, janë Lorenc Bezati, Ervis Gaspri, Adi Meçja, Ervin Ceka, Lulzim Daci, Armando Prendi, Miklovan Ndreu dhe Nikoll Cepa.

E vetmja masë që togat e zeza dhanë ndaj protestuesve është detyrim paraqitje për prishje të qetësisë publike dhe kundravajtje penale.

Policia e Shtetit i arrestoi 8 protestuesit pas tubimit të së martës, 5 mars 2019, para parlamentit, pasi sipas tyre kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta e lëndë plasëse, gurë, shkopinj, fishekzjarre punonjësit e Policisë.

Ata u arrestuan me akuzën për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Protestuesit e liruar

Lorenc Bezati

Ervin Gaspri

Adi Meçja

Ervin Ceka

Lulzim Daci

Armando Prendi

Miklovan Ndreu

Nikoll Capa