Lirohen banorët e Jalës, apelojnë për mbështetje: S’kemi strehë mbi kokë

 

 

Banorët e Jalës të shoqëruar nga policia e Vlorës janë lënë të lirë rreth mesnatës së djeshme, mes tyre edhe një vajze minorene 14 vjeçare.

Ndërkohë ata apelojnë për mbështetje, pasi edhe pse të lirë, thonë se nuk kanë ku të fusin kokën.

Edi Bala: Këtë mëngjes, jemi zgjuar të pastrehë. Pa shtëpi, pa veshmbathje, pa asgjë.

Mirë objektet e skualifikuara nga ALUIZNI, por na kanë prishur edhe shtëpinë e vjetër ekzistuese përpara ’90.

9 objektet janë banesa dhe hotele, të skualifikuara nga ALUIZNI si ndërtime të paligjshme. Por, banorët thonë se kanë dokumente të rregullta dhe tokën e kanë të përfituar nga ligji 7501.

IKMT sqaron se njoftimi për këta pronarë është bërë që në datën 15 korrik.