LIRIA NUK VJEN DUKE PRITUR “11 PRILLËT”

Enver Hoxha ka vdekur dekada me pare, por sunduesi i ri ia ka kaluar per nga poshtersia, duke thelluar percarjen sipas vijes se ndarjes qe percaktoi Enver Hoxha.
Tërë padrejtësitë e pushtetit rëndojnë mbi atë pjesë të popullsisë që diktatori i ri e ka skeduar si opozite, njelloj si i vjetri qe i quante armiq të klasës.
Por as Enver Hoxha nuk e ushtroi i vetem tiraninë mbi këtë pjesë të popullit dhe as lakeu i tij nuk eshte i vetem. Eshte nje shpure e tere dinakesh qe e mbeshtet, madje edhe nje pjese e popullit qe dhunoi pjesen tjeter dhe u kriminalizua deri ne palce gjate terrorit te luftes se klases.

Eshte trishtuese kur shikon se partia e Enver Hoxhes, edhe pse ne krye ka palacon e ri, ushqen te njejten urrejtje per opozitaret dhe ata qe mendojne ndryshe.

Palacua ne krye te partise se Enver Hoxhes perdor dhunen policore per kundershtaret dhe financat publike per te pasuruar lakenjte e sektit te tij. Me keto menyra ka zhytur vendin ne varferi.
Ky po vepron njelloj sic vepronte Enver Hoxha ne vitet 1945-1960. Njelloj si atehere, qëndrimi i pjeses së shoqërisë qe i mbeshtet eshte i njejte.

Klika masono-bolshevike e Enver Hoxhes dhe lakeut te tij, sot eshte kthyer ne MAFIE qe ka futur ne kthetrat e saj pasurite kombetare dhe financat e shtetit. Per fat te keq, kjo MAFIE ka mbeshtetjen e Uashingtonit dhe Brukselit dhe Llozhave masone ne Perendim.

Ne keto kushte, lufta per Lirine do te jete e gjate dhe e veshtire. Por, qe sakrificat te mos shkojne dem si deri me sot, lufta kunder kesaj MAFIE te urryer dhe padroneve te saj nuk duhet te pushoje per asnje cast. Liria nuk vjen vet, duke pritur “11 Prillët”.