Ligji për Dividentin/ Meta: Mavri Kuvendi shkeli ligjin me të dyja këmbët

 

Meta ka bërë të ditur se do të kallëzojë në SPAK përgjegjësit e miratimit të ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat.

Sipas tij ky ligj i ofroi lehtësira fiskale oligarkëve dhe atyre që janë afër me qeverinë duke diskriminuar qytetarët e thjeshtë.

Sipas Metës dividenti u ul në 8% për oligarkët dhe të lidhurit me pushtetin duke shkaktuar milion euro dëm buxhetit të shtetit.

”Të konsumuar nga sekti mafioz, në krye të grushtit të shtetit, dhe me pasoja të rënda, për buxhetin e shtetit, për sigurinë juridike vetëm për të favorizuar një grusht oligarkësh që pasurohen në kurriz të qytetarëve

Ligji për dividentin është ligji më flagrant se si Kuvendi i kapur bashkë me qeverinë ka dhunuar Kushtetutën për të cilën ju premtoj se do të japin para popullit, nuk do të ketë shpëtim për ta.

Kushteutta, ligji më suprem nenin 18 të saj ka përcaktuar se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit. Por Kushtetuta në nenin 155 është kujdesur të bëjë të qartë se taksat, tatimet dhe detyrimet financiare, lehtësimi si dhe mënyra e mbledhjes së tyre. Ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese. Sipas këtij neni, është e qartë si drita e diellit se çdo lehtësim fiskal s’mund të ketë veprim prapaveprues. Barazia para ligjit është tipar themelor i kushtetutës sonë. Është parim i ndërtimit të financave publike.

Por çbëri ky sekt?

Në 3 dhjetor Rilindja në 2018, 94/2018 për disa ndryshime në tatimin mbi të ardhurat të ndryshuara në dëm të bizneseve familjareve dhe investitorëve.

Në këtë nen mavri kuvendi vendosi që tatim i dividentit nga 15% të shkojë në 8%. Ky parashikimi dhunon nenin 155, sepse kjo do të thotë diskriminim para ligjit. Edhe më thjeshtë pasoja e këtij krimi të tmerrshëm është kriminale, dhe e pabesë dhe goditje për mijëra biznese. Ndërkohë që me ligjin e miratuar oligarkët dhe ata që kanë paguar dele deputetët dhe qeverinë për të paguar 8%. Ky krim i rëndë kushtetues përmbys sistemin fiskal dukevarfëruar qytetarët dhe bizneset e ndershme që kishin paguar me ndershmëri.

Me dekretin e datës 20 dhjetor 2018 vendosa rikthimin për rishikim. Çfarë ndodhi në të njëjtën ditë, që Presidenti i thotë thirri mendjes Kuvendit?

Në të njëjtën ditë Kuvendi zhvilloi seancë, Komisioni i Ekonomisë dhe Financave zhvilloi një seancë në fshehtësi pa thirrur pa prezencën e Presidentit dhe opozitës për herë të parë në histori.

Për herë të parë pa thirrur Presidentin dhe opozitën rrëzuan këtë ligj. Mavri Kuvendi shkeli me të dyja këmbët, ligjin dhe rregulloren e saj. Shmangu debatin me përfaqësuesit e Presidencës, pasi kërkonin të rrëzonin për publicitet dekretin e Presidentit.

Qindra miliona eurosh dëm të buxhetit të shtetit. Do të paraqesim në SPAK kallëzimin penal dhe vendosja para drejtësisë. Atdheu im po përjeton krizën më të rrezikshme të shkaktuara nga ky sekt që po dhunon ligjet e këtij vendi. Ndaj unë ju pres të gjithëve nesër. Pres nesër të gjithë përfaqësuesit e bizneseve familjare, investitorëve të ndershëm. Për të cilët është bërë e padurueshme kjo sjellje diskriminuese”, tha Meta.

© SYRI.net