Ligji i dekomunistizimit :Ja çfarë kërkojmë ne !

Nga Nebil Çika *

Me iniciativë te PD-se në bashkëpunim edhe me fondacionin Gjerman Konrad-Adenauer (CDU) kemi nisur përgatitjen e një projektligji për dekomunistizimin, një përpjekje ndoshta me serioze ne 27 vite post komunizëm për ndarjen e vendit nga e kaluara kriminale e diktaturës komuniste dhe zgjatimet e saja ne ditën e sotme. Për here te parë në përgatitjet një ligji qe synon dekomunstizimin e vendit do të marrin pjese drejtpërdrejtë te përndjekurit politikë, si grupi shoqëror më i interesuar për këtë proces te vonuar por te domosdoshëm për te shkuarën të tashmen dhe te ardhmen e vendit.
Por çfare kërkojnë te përndjekurit politikë te komunizmit te realizojnë me këtë ligj ?! Janë kërkesa te thjeshta , te motivuara ,te domosdoshme dhe te dobishme jo vetëm për ne , por edhe për shumicën e shqiptareve .

Sipas marrëveshjes paraprake ligji do te ketë tre shtylla kryesore:

1-ndalimin e propagandës dhe simboleve komuniste ,

2- përcaktimin dhe heqjen e titujve te nderit apo privilegjeve të tjera nga qeveria e shteti te personave përgjegjës për diktaturën komuniste dhe krimet e saje

3- krijimi i mundësive ligjore për penalizmin dhe ndëshkimin e autoreve te krimeve komuniste

Ne se realizohet ky projekt – ligj pritet te jetë me i ploti për sa i parketet dekomunstizimit dhe ndëshkimit te krimeve komuniste një proces qe deri tani nuk është bërë apo ka dështuar të behet nga politika . Besoj se iniciativa z. Basha dhe PD-se me për përgatitjen e një projekt ligji ne bashkepunim me te përndjekurit politike si grup i drejtpërdrejtë interesi dhe nen asistencën ndërkombëtare të CDU gjermane , një nga një nga vendet më me përvojë e më serioze ne trajtimin e krimeve si te komunizmit edhe te nazizmit, është një zhvillim tejet pozitiv dhe qasje e re e krahut politike antikomunist me te shkuarën komuniste te vendit. Për këto arsye e kemi mbështetur dhe kemi pranuar ftesën e z. Basha për te qenë pjese e përgatitjeve te këtij projektligji.

Por le te vijmë tek thelbi i çështjes : Çfarë kërkojmë ne konkretisht ne të përfshihet në këtë projekt – ligj ?!

Se pari ne kërkojmë qe Kuvendi i Shqipërisë te miratoje rezolutën e BE-se qe barazon ne trajtim krimet e nazizmit me ato të komunizmit . Ky do te ishte hapi i parë qe do te çonte ne realizimin sipas standardeve euroatlantike krimet e komunizmit në Shqipëri .

Se dyti ne kërkojmë përcaktimin me ligj te llojeve te krimeve te konsumuara nga diktatuar komuniste shqiptare, qe nuk parashkruhen nga e drejta ndërkombëtare e njohur edhe nga legjislacioni shqiptar , qe për ne janë te paktën tre: Krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid . Te treja këto vepra penale janë konsumuar nga diktatura komuniste dhe për këto ka qindra fakte e prova por un do te sjell vetëm nga një sa për te plotësuar argumentin .

Krime lufte : përdorimi i ushtrisë brigadave partizane pas datës zyrtare te çlirimit nga nazizmi 29 nëntor 1944. Këto krime janë kryer kryesisht ne veri te vendit ku popullësia civile është vrare , torturuar , burgosur , djegur shtëpi e grabitur prona nga njësi ushtarake te rregullta siç ishin brigadat partizane apo repartet e ndjekjes shesh here ne bashkonim edhe me forcat ushtarake Jugosllave . ( p.sh – rasti i Prek Calit i diskutuar shume ditët e fundit )

Krime kundër njerëzimit.: Pushkatimi e burgosja ne shkelje te të gjitha ligjeve te qytetareve te pafajshëm për dyshime se ishin kundërshtar të regjimit apo për terror nga ana e qeverise komuniste dhe veglave kriminale te sajë ( rasti masakrës se Bombës ne Legatën Sovjetike , ne 1952 ku pushkatuan pa gjyq 22 qytetare të pa fajshëm kryesisht intelektuale sipas një vendimi te byrosë politike te PKSH-së)

Gjenocid : Përndjekja për disa breza deri në shfarosje te familjarëve te kundërshtarëve politikë te diktaturës kryesisht, gra fëmijë e pleq , internime , dëbime , shpallje kulakë etje pa asnjë vendim gjyqi, me vendime politike te PPSH ,Frontit Demokratik etje apo me vendime politike te një komisioni gjithashtu politik ( Komisioni i Dëbim- Internimeve) .Precedenti , kampet e shfarosjes ne masë Tepelena, Kruja etje ku familjaret e kundërshtarëve politikë te regjimit i izoluan ne tela me gjemba dhe u lanë te vdisnin nga uria sëmundjet dhe torturat . Në Tepelenë vdiqën rreth 400 fëmijë, ndërkohë qe ne Turan, një nga seksionet e këtij kapmi shfarosjesh vdiqën vetëm ne një natë 49 fëmijë . Pati nëna qe varrosën brenda ditës nga dy fëmijë .

Përcaktimi ligjor i këtyre krimeve do te krijonte mundësinë individëve apo grupeve të viktimave të ngrinin padi penale ndaj autoreve te tyre si ne gjykatat e prokuroritë shqiptare edhe ne ato ndërkombëtare.
Kërkesa tona shtrihen edhe ne shtyllat e tjera te ligjit siç janë ndalimi i simboleve e propagandës dhe ndermi apo privilegjet nga shteti te autoreve te krimeve komuniste . Ne kërkojmë përcaktimin si vera penale të shfaqjes apo demonstrimit publik te simboleve dhe propagandës komuniste.
Përcaktimi si vepër penale dhe ndëshkimin ligjor te mohimit te krimeve komuniste një mase qe e kanë shumica e ish vendeve ish komuniste anëtare te BE . Lituani , Letonia, Polonia , Hungaria etje .
Përcaktimi vepër penale ( moskallëzim krimi ) të të gjithë atyre qe kane mare pjese ne ekzekutime e te dënuarve me vdekje ose qe kane dijeni për to, që nuk tregojnë se ku janë varrosur ose kane përfunduar trupat e tyre.
Heqjen me ligj te emrave te rrugëve, shesheve shkollave dhe gjithë objekteve publike të autoreve te krimeve të komunizmit shqiptarë apo te huaj dhe datave e ngjarjeve përkujtimore komuniste . (P.sh. Bulevardi kryesor i qytetit te Ballshit e ka emrin Mehmet Shehu apo një nga rrugët e hyrjes ne qytetin e Vlorës ka emrin Asim Aliko )
Ne kërkojmë dhe do te këmbëngulim që autoret e krimeve komuniste qe do te përcaktohen te tillë nga ligji qe po përgatisim tu ndalojë atyre pjesëmarrjen ne politike dhe ne te gjitha institucionet publike e shtetërore. ( Eshtë kriminal dhe i pa pranueshëm qe Gramoz Ruçi është venë me emër dhe foto ne Muzeun e Gjetheve për krimet e komunizmit si nje nga autoret kryesor te tyre dhe zgjidhet kryetar parlamenti ) .
Këto ishin ne mënyrë të përmbledhur ajo qe ne do të përfshijmë ne projekt-ligjin e dekomunstizimit gje për te cilën kemi rene dakord ne parim si me z. Basha ashtu edhe me z. Alibeaj e anëtare te tjerë te komisionit përfshi partnerët e CDU-së te cilët do te garantojnë përveç te tjerash edhe përputhjen e ligjit tonë me ato ndërkombëtare .
Skeptikëve , keqdashësve etje që mund te hedhin dyshime po ju them se projekt-ligj do te shkoje ne Kuvend me tre logo . PD . CDU dhe SHAPP, gje qe garanton përfshirjen e kërkesave tona ne te. Kam te gjithë besimin e duhur se PD-ja dhe CDU si deri tani ,do te jenë në të njëjtën linjë mendimi e veprimi me ne .

*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë