Ligjërimi i patronazhistëve

nga Dshnos Sula*
Të dashur shqiptarë, e di që mungesa e të hollave për të siguruar vaktin e radhës është më e rëndësishme, por ajo që do ju them më poshtë është gjithashtu shumë e rëndësishme sepse ka të bëj me të ardhmen tuaj
I mbani mend besoj patronazhistët që në mënyrë të jashtëligjshme kishin jo vetëm kartën e identitetit tuaj por edhe sa lekë borxh kishit?
Maxhoranca sot i mbrojti me ligj. Për më tepër i futi ata edhe në çdo institucion ku ka akoma më shumë informacion për ju dhe familjet tuaja.
Edi Rama do ketë një ushtri tjetër të mirë paguar me lekët tuaja për t’ju mbledhur çdo informacion. U ka dhënë atyre aq pushtet saqë të detyrojë një punonjës të administratës “të depolitizuar”, ti bindet disa militantëve.
Nëse juve do ju duhet një leje ndërtimi, kontrollori që do jetë në institucionin përkatës do ja përcjell këtë informacion Ramës. Atëherë përmes patronazhistit shikon se për kë ke votuar. Nëse se ke votuar atëherë nuk e merr dot lejen. Po kështu me tapinë, po kështu me pensionet e me radhë.
Një kontrollor nga kryeministria do të ketë edhe në polici. Nëse patronazhisti i Ramës në polici vëren se do ketë një operacion kundër miqve/oligarkëve të Ramës atëherë me këtë ligj Rama i njeh të drejtën vetes që ta shkarkojë drejtorin përkatës në mënyrë që të mbroj edhe miqtë e tij
Në Shqipëri kushtetuta parashikon që ka institucione të pavarura por me këtë ligj, Rama krijon një drejtori në zyrën e tij që merr në kontroll çdo institucion përmes mekanizmave të shantazhit që mundëson ky ligj.

*Deputet i PD