Letra e Komandait të Ballit Kombëtar : Ja kush i mbrojti hebrejtë ne Shqiperi

 

Nga Av. Kujtim Cakrani

Nga doreshkrimet e lena nga ish Komandanti i Pergjithshem i Ballit Kombetar Kadri Cakrani, por edhe nga disa dokumenta arkivor hidhet drite si si jane mare msa per shpetimin e Hebrenjeve ne Berat?
Natyrisht nje veprimqe ne pasardheseve na ben krenare, por edhe si Shqiptare nderon!

“Berat,11.9.943
Bektash Cakranit, Cakran, Mallakastër (konfidenciale në dorë)
Xhaxha, po të shkruaj urgjent mes halleve të shumta që pllakosën tani me kapitullimin e italianëve, pasi ti e ke Mallakastrën në dorë. Duhet me urgjencë të transportojmë nga Berati tek ju një numër të madh njerëzish, që tani për tani nuk kemi as mjete për ti prurë aty.Bëhet llaf për çifutët këtu tek ne që janë me qindra dhe halli është se po të merret vesh kush janë, kanë për ti shkuar në plumb të tërë dhe Beratin vetë që aq është i gjithi. Nuk dihet se nga mund tu vejë haberi dhe as besim nuk kam, kohë jo e jo se edhe ti mësheh me dokumenta muhamedane nëpër familje këtu, s’dihet nga del fjala dhe mua më duhet të shkoj në plumb Beratin pastaj. Duhet domosdo të piqem dhe me Mit’hat Frashërin dhe ata në Tiranë të mos jepet asnjë informatë ku janë sa, si e qysh.Nuk duhet të bjenë në dorë të armatës gjermane që është duke ardhur asnjë çifut nga këta që kanë qënë dhe kanë ardhur në Berat, për arsye se dihet qëndrimi i gjermanëve për ta. Gjithashtu nuk duhet të konsiderohen shqiptarët dhe Berati si mëshehës të tyre, për arsye se do të mbizotërojë mbi popullatën më prapa një klimë terrori. Po edhe për aty gjithë ai milet nuk e mbëshehim dot dhe kohë për ti prurë po ka mbetur akoma. Tjatër rrezik që ti e di vetë është se po u muarr vesh Mallakastra mund të digjet. Dërgo njeri urgjent me korierin tim.
Ne foto
Kadri Cakrani
Komandant i Pergjithshem i Ballit Kombetar