Letër publike : Arrestoni autorin e krimit ,Pilo Shanto ,z Prokuror !

Drejtuar :
Prokurorit te çështjes z. Bajram Breçani, Prokuroria e Tiranës
Prokurorit të Përgjithshëm z Olsian Çela
Inspektorit të Lartë të Drejtësisë
Këshilli të Lartë të Prokurorisë
Avokatit të Popullit Znj. Erinda Ballanca
Komisionit të Pavarur i Kualifikimit për Reformën në Drejtësi
Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit për Reformën në Drejtësi
Ambasadores së SHBA në Shqipëri SH.T.Z Yuri Kim
Ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, SH.T.Z. Luigi Soreca
Të nderuar zotëri !
Që në datën 18 shkurt 2018, Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë, që un përfaqësoj, dhe familjarët e martirëve kemi depozitar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë një kallëzim penal për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid lidhur me masakrën komuniste, të njohur si “Masakra e Bombës në Ambasadën Sovjetike” ku në vitin 1951 ne mënyrën me të paligjshme të mundshme, u rrëmbyen nga banesat e tyre në Tiranë dhe u pushkatuan pa gjyq 22 qytetarë të pafajshëm ndërkohe që familjet e tyre u internuan. Qe prej asaj dite çështja është ende në prokurori pa përfunduar hetimi .
Nga informacioni jonë hetimi i kësaj çështje është bllokuar për arsye jo ligjore nga akuza shqiptare. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ,deri sa ajo funksiononte, hetimi as nuk filloi kurrë . Tetë prokurorë të sajë, përfshi edhe Prokurorin e Përgjithshëm aktual z.Olsian Çela, kanë dhënë dorëheqjen pa nis fare hetimin.
Aktualisht kallëzimi i ka kaluar prokurorisë së Tiranës dhe hetimi i është ngarkuar Prokurorit Bajram Breçani . Nga komunikimi jonë,një nga pretendimet e bllokimit te këtij hetimi nga prokuroria është se : “autorët e krimit nuk janë me gjallë” gjë qe nuk është e vërtetë. Në kallëzimin tonë ne kemi shkruar edhe emra të autorëve të krimit që janë gjallë, njeri prej te cilëve është edhe ish drejtuesi i lartë i Sigurimit të Shteti , Pilo Shanto . Ai ka hartuar listat dhe ka urdhëruar drejperdrjtë arrestimin e 22 viktimave të këtij krime dhe shumë të tjerëve që i shpëtuan pushkatimit por u burgosen e internuan. Nga informacionet tona Shanto është i gjallë dhe jeton në SHBA dhe i kemi kërkuar prokurorisë ta ekstradojë e ta hetojë si një nga autorët kryesorë të krimit gjë qe nuk ka ndodhur deri sot . Ditët e fundit media po i bën jehone një libri të tij kushtuar “fitoreve” të Sigurimi i Shtetit ndaj shërbimeve sekrete amerikane e britanike gjate luftës së ftohet ,të botuar pak dite me parë duke konfirmuar botërisht qenien gjallë dhe i aftë mendërisht . Mendoj që ky fakt publik e detyron prokurorinë të nis procedurat e ekstradimit dhe arrestimit te tij si auto i krimit gjë kjo e faktuar me prova shkresore të firmosura prej tij.
Prandaj ne këto kushte i kërkojmë Prokurorit Breçani te nis me një herë procedurat ligjore për vendosjen e tij përpara drejtësisë për krimin e kryer .
I kërkojmë institucioneve të tjera që u drejtohemi me ketë letër publike të ndërmarrin çdo akt të zbatimit te ligjit qe detyron hetimin dhe dënimin e krimeve kundër njerizimit dhe gjenocidit, sipas ligjit shqiptar dhe konventave ndërkombëtare.
I kërkojmë ne mënyrë të veçantë Ambasadores se SHBA, Shkëlqesisë se Sajë Znj . Yuri Kim të bëjë çdo përpjekje diplomatike që ky autor i krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit që jeton në SHBA të kthehet në Shqipëri dhe te vihet para drejtësisë për krimet e kryera . Duke përfituar nga rasti përsërit Shkëlqesisë së Sajë kërkesën time te vazhdueshme që SHBA të mos strehojë e përkrah autorët shqiptarë të krimeve të komunizmit , krime kundër njerizimit dhe gjenocid.
Si përfundim dua te theksoj se bërja gjallë publikisht e autorit te masakrës se Bombës në Ambasadën Sovjetike i heq akuzës shqiptare çdo mundësi për të justifikuar mos hetimin dhe ndëshkimin e këtij krimi te komunizmit .
Mbetemi në pritje të veprimeve konkrete ligjore nga prokuroria . Çdo justifikim apo zvarritje, si deri tani, do të konsiderohet nga ne si shpërdorim detyre dhe përpjekje për të përkrahur autorët e krimeve te komunizmit , gjenocid dhe krime kundër njerizimit .
Kryetari
Nebil Çika