Letër botuesit : Një komuninst i lexon Marksin dhe Leninin, një antikomunist i kupton ata

Nga Mergim Korca

Shumë i dashur Nebil,

Mbasi ta nisa E-mailin tim sqarues ndaj qëllimit pse ta nisa shkrimin tim ndaj hebrenjëve që u shpëtuan nga Qeverija Nacionaliste e kryesuar nga Mustafa Kruja, vazhdova dhe lexova shkri-met e tjera të Revistës t’ënde. Jo që më pëlqeu jashtë mase por tamam që më MAHNITI ai shkrimi yt me titullin : NE S’JEMI SI ATA !!! Unë e përjetova atë thuajse 1/2 shekulli diktature komuniste e pra i di shumë e shumë gjëra por … ja që nuk e dija se si ai kryekrimineli E.Hoxha paska dhënë atë porosínë djallëzore pse të mos lejoheshin familjet e Sharrajve edhe Shaskajve të martoheshin … Ose ajo tamam MONSTRA KALOÇI si qé shprehur lidhur me dëshprimin e fatkeqësísë madhore q’e kish gjetur shkrimtaren Flutra Açka ! Por ama tejet, skajshëm i veçantë si edhe pasqyrues realiteti trashëgimíje si edhe edukate familjare, edhe rasti i Lefter Kokës kur ai qenka zgjedhur Kryetar i Bashkísë Durrësit …
Ore Nebil’i dashur, lé ta zesh n’goje faktin që asnjë komunist nuk shkoi të gjente “azil” në Korén’e Veriut apo në Kinë, mbas shkërmoqjes sistemit komunist në Shqipëri ! Por të gjithë ish komunistët i kanë mbushur Sh.B.A.- ës, i marrin të gjitha ndihmat që ofron shteti dhe … gjithë ditën e ditës, (siç thonë, se unë nuk i frekuentoj kafenétë), e shajnë Amerikën ! Ah, more Nebil i dashur, sa të bukura e kuptimplote janë tri thënje të Presidentit Reagan :
1- Ç’e nxit komunizmin në botë Z.President ? Cmira e turmës së paaftë !
2- Ç’e shquan një komunist ? Sepse lexon vazhdimisht Marxin edhe Leninin !
3- Ç’e shquan një kundra-komunist ? Sepse ai i kupton Marxin si edhe Leninin !
Me kaq po i mbyll këto pak radhë të mijat … të shkruara nga që nxitur nga shkrimi yt !

Përgëzime si edhe përqafime, Mërgimi