Lenini „sherohet“ nga Corona dhe ngulet ne Gelsenkirchen

Nga Jonila Godole

Nje statuje e Leninit do te ishte vendosur ne qytetin Gelsenkirchen, Gjermani qysh me 22 prill, po virusi e bllokoi. Tani qe Corona iku, po bien kambanat e leninisteve, pikerisht me 20 qershor 2020 do jete perurimi. Idene “brilante” per te vendosur per here te pare ne nje qytet perendimor gjerman Leninin, e kishte Partia marksiste-leniniste gjermane (MLDP), qe ne zgjedhjet e fundit fitoi 01,%.
Perkunder kritikave masive te qytetareve per mosvendosjen e statujes se frymezuesit te “Terrorit te Kuq” me 1918 ne mes te qytetit, MLDP fitoi gjyqin me moton: „Lenini e nderon qytetin dhe frymezon kedo qe kerkon nje rruge shpetimi nga kapitalizmi“.
Gjykata nga ana e saj votoi PRO sepse rrethanat historiko-politike te veprimtarise se Leninit qenkeshin te parendesishme para ligjit per mbrojtjen e monumenteve; e do, nuk e do qyteti, gjykata ua la pilaf aty statujen! Vendimi eshte quajtur nga qyteti nje provokim i rende, dhe politikane e intelektuale kritike kane bere thirrje per mospjesemarrje ne aktivitetet festive me 20 qershor.

Ish-te burgosurit politike te shteteve te ndryshme te Europes u jane drejtuar permes nje peticioni bashkevuajtesve te tyre te komunizmit, nder te tjera edhe ne Shqiperi, qe te firmosin kunder vendosjes se statujes se Leninit ne Gelsenkirchen. Peticioni u drejtohet kancelares Merkel, Presidentit te Bundestagut Schäuble, Presidentes se Komisionit Europian von der Leyen dhe Presidentit te Parlamentit Europian Sassoli. Nder te tjera ne peticion shkruhet:

Në kulturën tonë evropiane, krimet nuk përfundojnë kur kryhen, por kur ato harrohen.
– Ne ju kërkojmë të mos lejoni që krimet e komunizmit të përfundojnë!
– Mos kontribuoni për lavdërimin e kriminelëve komunistë në mendime dhe fjalë dhe vepra, përmes pakujdesisë!
– Me besimin e një bashkëqytetari në dhe përkushtimin ndaj vlerave tona të përbashkëta evropiane, ne ju kërkojmë të zbatoni mandatet tuaja demokratike dhe të inicioni në datën sa më të shpejtë të mundshme miratimin e një ligji që ndalon glorifikimin e komunizmit në Gjermani, dhe me këtë hap për të parandaluar ngritja e statujës së Leninit në Gelsenkirchen me një instrument të shtetit të së drejtës.
– Me besimin e një bashkëqytetari në dhe përkushtimin ndaj vlerave tona të përbashkëta evropiane, ju kërkojmë që të zbatoni mandatet tuaja demokratike dhe t’i propozojmë sa më parë datën e hershme çdo shteti anëtar të BE-së, rendi juridik i të cilit ende nuk përmban një legjislacion të tillë miratimin e legjislacionit që ndalon përlëvdimin e komunizmit, dhe për të bërë mbrojtjen e kujtesës së viktimave të komunizmit një arritje të acquis evropiane.

Kushdo nga ish-te burgosurit politike qe deshiron ta firmos peticionin te shkruaje emrin poshte ketij postimi ose ne e-mal [email protected] dhe ai do t’u transmetohet nismetareve te peticionit .