Legjenda e SK Tirones …Selman Stermasi….

Nga Adriatik DOSTI

Absolutisht nje nder emrat ikonike, historike e legjendare te SK Tirones themeluar me 1920…edhe pse kur idhujt e tij te atehershem vendosen themelimin e kesaj shoqerie sportivo-patriotike…pasuesi i tyre besnik e i me pasem …Selmani do te ishte nje djalosh 12 vjecar me enderra shume…

Patriot, qytetar i civilizuar i dores se pare dhe nje intelektual i spikatur antikomunist…

Nje nder emrat e pa vdekshem te historise Bardhe e Blu …dhe simbol nderi i ketij klubi…

Disa here rekordmen i Shqiperise ne disa gara atletike dhe po disa here Kampion i madh si lojtar, si kapiten e si trajner i ekipit te futbollit me emrin e famshem SK Tirona…

Te gjitha c’kishte e gjithe jeten e tij… i shkriu per spotklubin e tij te zemres…aq sa edhe shtepia e tij u shnderrua per vite me radhe ne nje rezidence te dyte te SK Tirones.

Shtat-larte, gjithnje i veshur shik …i kulturuar ,i edukuar , i mencur e me nje kulture poli-valente per tu patur zili…shpirt madh e filantrop i rralle …pasionant e mik i vecante …tironas fisnik e me shume personalitet …ky ishte Selman Stermasi te cilin rregjimi komunisto – dictatorial do ta perndiqte egersisht per gati 30 vjet resht…

Lindi ne nje familje atdhetare e qytetare tironase me 1908 ..

Me 1926 shkon per studimet e larta ne Itali ku dipllomohet ne Akademine Fizike …dhe me 1930 rikthehet ne Tiranen e tij te dashur per te cilen kishte ne mendje e ne shpirt sa e sa plane qe ne vijim do ti bente realitet si askush tjeter…

Merr pjese ne disa gare atletike si ne kercim se larti, se gjati dhe ne 100 e 200 metra ku shpallet kampion i vendit e madje perfaqeson edhe Shqiperine ne Olimpiaden e Zagrebit ne mes vitet 30…

Por pasioni i tij i vecante ishte dhe mbeti deri ne vdekje …futbolli…

Qe nga viti 1930-37 ne perberje te skuadres se Tirones ku Stermasi do te ishte njeheresh edhe lojtar e kapiten por edhe trajner i saj fiton radhazi 6 Tituj Kampione …

Dy here …njehere si lojtar-kapiten i SK Tirones por edhe njehere tjeter si antar i Ekipit kombetar shqiptar qe mendohej se do te merrte pjese ne Kampionatin Boteror te 1934 me ftese te vecante te FIFA…Selman Stermasi eshte pritur ne audience te vecante nga Mbreti i Shqiperise …Ahmet Zogu…

Per aresye te ndryshme …kryesisht financiare ..Shqiperia e asaj kohe mbushur me talente te rralle futbolli u detyrua te refuzoje ftesat e FIFA per te marre pjese ne Boteroret e 1934 dhe 38…dhe ky ishte nje deziluzion i madh edhe per Selman Stermasin e nje futbolli class e bashkekohor qe kish mundur ”te vidhte” nga Akademia sportive italiane c’kish mundur e po mundohej ta aplikonte kete persosmerisht ne futbollin shqiptar e vecmas tek Tirona e tij e shtrenjte…

Por vec kesaj …nisja e luftes se 2 boterore dhe pushtimi i vendit nga Italia fashiste e asaj kohe ja prene ne mes enderrat djaloshare Stermasit sportiv e intelektual te spikatur si pak kush ne ate kohe…

Me pas per te do te siglohet ajo ngjarje ”bombe” per rregjimin komunist qe kish ardhur aq dhunshem e me gjak ne krye te Shqiperise…

Ne qershor te 1947 …pasi me pare vete kinemase i kishin vene emrin 17 nentori…komunistet kerkuan dhunshem qe po kete emer [ qe sipas tyre perfaqesonte diten e clirimit komunist te Tiranes prej pushtuesve nazi -fashiste e tradhetareve te vendit]…t’ja vinin edhe SK Tirones…

JO-ja e fuqishme e intelektualit, patriotit dhe antikomunistit Selman Stermasi…i cili refuzoi prere e ashper nderrimin e emrit te sportklubit tone dhe ne menyre demonstrative doli nga salla do ti terbonte te kuqte e gjithe-pushtetshem …te cilet nuk do t’ja falnin kurre kete sfide guximtare Selman Stermasit …ndaj dhe ndaj tij nis persekutimi ..i stergjate shumevjecar..qe vazhdoi deri ne diten e vitin qe ai mbylli syte ne moshen 68 vjecare…me 1976…

Kesisoj …miku i madh i kampionit te botes Silvio Piola …i dipllomuari shkelqyeshem ne Akademine sportive italiane …nje nder figurat kryesore te kampionateve kombetare te atletikes e futbollit ne Shqiperi per vite me radhe…rekordmen e kampion i madh i vendit te tij… patrioti e intelektuali i dores se pare…qytetari i mencur e teper i civilizuar do te detyrohej te punonte ne Nderrmarjen e Ekonomise Komunale te Riparimeve…e me pas ne menyren me poshteruese te mundeshme…ish kampionin ,drejtuesin e famshem te SK Tirones e ish sportistin e shquar te Shqiperise… ai regjim barbar injorantesh …do ta conte te punonte si punetor ngarkim-shkarkim tallashi ne Kombinatin e Drurit Misto Mame !

Vetem nja 2-3 vjet pas lenies se karieres se tyre futbollistike…une djaloshi i lindur e rritur ne Tironen e Selman Stermasit …nuk i ndahesha ende idhujve te mij te asaj Tirone te jashtezakoneshme te Lym Alles qe kish thyer me se fundi dominimin e dhunshem te ekipeve -shtet te asaj kohe Partizanit e Dinamos …ndaj dhe isha kurdohere pas Ali Memes, Skender Hykes e Fatmir Frasherit me shoke…

Duhet te kem qene diku tek 15-16 vjec kur per here te pare e pashe nga afer e i shterngova doren Legjendes -Selman Stermasi …teksa Skender Hyka ma prezantoi ”ate burrin e gjate me kapele ne koke e te veshur shik” qe ishte ulur prane nesh ne tribunen A… te stadiumit ”Q.Stafa”…ku rrinin zakonisht tifozet valuta te Tirones …

…Kete djalin e kam marre ne patronazh se e do fort Tironen tone i tha Hyka …atij xhentellmenit qe mua me kish bere pershtypje aq shume e duke u kthyer nga une shtoi.,…ky eshte Profesori yne i madh Selman Stermasi…

E ate dite as e kam harruar e as do ta harroj dot sa te jete jeta….e vite me vone kur morra rrugen e gazetarise sportive e kujtoja si nje nga ditet me fatlume te jetes sime dhe kurre nuk harroja ta falenderoja mikun tim te shtrenjte Skender Hyken qe ndikoi aq shume tek une per te me veshur qysh heret bardhe e blu…ashtu sikurse edhe Mjeshtrat F.Frasheri e A.Mema qe u bene pjese e pandare e jetes sime sportive e qe i doja e me donin aq fort…

Nderkohe qe ne cdo hap qe beja ne jeten time e vecmas ne karieren e gazetarise sportive ….emri i te madhit Selman Stermasi…jeta e kariera e tij por edhe persekutimi i tij barbar prej nje regjimi injorantesh sadiste …kurre nuk mu hoqen dot nga mendja…

Vite me vone nga i madhi Lym Alla do te mesoja faktin se Selman Stermasi ishte gjithashtu i pari Menaxher zyrtar i historise se futbollit shqiptar teksa po ne mes vitet 30 kishte siguruar me kontrata te rregullta shteterore kalimin e dy prej yjeve te futbollit shqiptar ne kampionatin italian te futbollit aso kohe nje nder me te miret e me cilesoret ne bote…

Keshtu fale Selman Stermasit …Riza Lushta e Naim Kryeziu kishin veshur fanellat e Barit e te Juventusit e madje Kryeziu me pas u shpall edhe Kampion i Italise ne perberje te Romes.

…Derisa mbylli syte Selmani e ruajti fort e si te shenjte miqesine e cmuar e te sinqerte te tij me Lushten e Kryeziun…. sikurse edhe ata,…respektin e nderimin e vecante per Profesorin e madh te sportit shqiptar.,..

…Kurre nuk harroja qe per cdo ndeshje te Tirones e vecmas edhe per ato nderkombetare te saj por edhe te ekipit tone kombetar …ti coja futur ne zarf bileten e ndeshjes …qofte edhe sikur nje bilete te vetme te merrja ….tregonte vite me pas i madhi Fatmir Frasheri…ate do t’ja coja Selman Stermasit …pasi e dija fort mire se sa shume kishte bere per klubin tone ai Burre i mencur…ai patriot i madh…ai futbollist , kapiten e drejtues klasi i SK Tirones… ai intelektual model e ai qytetar i civilizuar si pak kush …ndaj e ndjeja detyrim ..dhe si me te voglin nder qe mund ti beja atij ikone e legjende bardhe e blu e kuq e zi…

Kur ne vitin 1990 …ne 70 vjetorin e kremtimit te themelimit te SK Tirones i pa harruari e i shume respektuari Shef i klubit tone ne ate kohe vlonjati Lame Konomi qe e donte Tironen si rralle kush…me thote , me fton e me beson ,…berjen e se pares Broshure te historise se klubit tone te cilen une e bera me nje deshire e profesionalizem te vecante …mora vesh se Selman Stermasi ishte edhe Gjyshi i njerit perej shokeve e kolegeve te mij te mepasem…fotoreporterit te shkelqyer te mediave shqiptare e nderkombetare z.Armand Babani…

Sinqerisht u ndjeva mire sa me s’ka…por edhe disi xheloz …pasi te ishe Nip i legjendes me emrin Selman Stermasi ishte privilegj familjar i rralle vertet ….

Sot stadiumi i bardhe e bluve mban me te drejte emrin e tij …dhe mire ben se e meriton plotesisht ai njeri e ai personalitet nje nderim e nje respekt te tille perjetesie…

Ndaj dhe une e shume te tjere si une besoj …ne kete 100 vjetor te themelimit te SK Tirones …perulemi me nderim e respekt te vecante ne mirenjohje te thelle …perballe karieres, jetes e vepres patriotike e sportive te Ikones e Legjendes se pa vdekshme te klubit tone Selman Stermasi…

A.R.DOSTI